Humbën djalin nga shpërthimi i municioneve në Gërdec, çifti Durdaj kërkon në gjykatë rihapjen e dosjen së "Mediut"

18 Dhjetor 2019, 12:48Kronika TEMA

Feruzan dhe Zamira Durdaj, dy prindërit e Edison Durdaj, 7-vjeçarit të vrarë në 15 mars 2008 nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec,kërkojnë marrjen të pandehur të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Kujtojmë që Mediu në vitin 2009 u mor i pandehur nga Prokuroria e Përgjithshme dhe dosja në ngarkim të tij, shkoi për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Lartë për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”,sipas Kodit Penal Ushtarak.

Por një kolegj i kësaj gjykate në datën 14 shtator 2009, ka vendosur të pushojë ndjekjen penale për Mediun, me argumentin se ai kishte imunitet dhe se prokuroria, gjatë hetimeve të kryera, kishte kryer veprime pa marrë miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë. Në atë periudhë ky vendim u cilësua si totalisht i paligjshëm, pasi Gjykata e Lartë, mori atributet e Prokurorisë duke vendosur pushimin e ndjekjes panale për të pandehurin Mediu.

Pavarësisht ligjshmërisë së vendimit, vendimarrja ishte e Gjykatës së Lartë dhe për pasojë duhej të respektohej. Por sot pas 10 vitesh nga kjo vendimarrje, çifti i bashkëshortëve Durdaj, kërkon që vendimi i Gjykatës së Lartë të shfuqizohet dhe më pas dosja me nr,3 e vitit 2008 të dërgohet në gjykatë me të pandehur Fatmir Mediu.

Kërkesa e çiftit Durdaj është kanalizuar nëpërmjet një padie në gjykatën e Tiranës, të cilët në cilësinë e personave të dëmtuar rëndë nga tragjedia e Gërdecit, kërkojnë që ish-ministri Mediu, të merret i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe çështja kundër tij ti përcillet gjykatës, me qëllim përballjen si i pandehur para ligjit. Momentalisht kjo kërkesë padi, është ende në shqyrtim gjyqësor dhe nuk ka një vendimarje për revokimin ose jo të vendimit nr.6 të 14 shtatorit 2009. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është njeriu i parë që firmosi për dhënien e lejes së demontimit të armëve dhe municionit të kalibrave të ndryshëm, në një zonë të banuar, siç ishte fshati Gërdec.

Në këtë tragjedi të ndodhur në 15 mars 2018 humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.(shqiptarja.com)

11 komente në “Humbën djalin nga shpërthimi i municioneve në Gërdec, çifti Durdaj kërkon në gjykatë rihapjen e dosjen së “Mediut””

  1. Fieri says:

    BUKUR TANI QE ESHTE PA IMUNITET FUTENI BRENDA KELYSHIN E SALI BERRISHES

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Jo veten MEDIUN
      PO ZENIN E BERISHES KU E LINI

  2. lolita says:

    Kur do te vihet ne vend drejtesia per krimin e Sali Berishes ne Gerdec ku u vrane 26 njerez….
    Per kete krim dihet qe Hollivudi beri film….
    Turpi me i madh eshte qe drejtesia e plepave denoi kembet jo koken….

  3. Peoblem solver says:

    Pushka top ju befte!

  4. LORA says:

    Akt i mencur prej Familjes Durdaj.
    E mbeshtes,ne cdo hap,me tere fuqine time
    te arsyes dhe te zemres.
    Do t’a shenoj ne kalendar 19 dhjetorin 2019.

    1. Bureto says:

      Drejtësia e reformuar në Shqipëri, do të duket (do japë frytet), së pari e mbi të gjitha, kur të gjykohen Gërdeci 2008 dhe 21 janari 2011, dhe këto, vetëm e vetëm se mu në këto dy ngjarje tragjike, shteti vrau me ndërgjegje, plot 30 qytetarë të pafajshëm midis tyre edhe fëmijë. Të paktën për Gërdecin, vetë Berisha, kryeministri i kohës, e ka pranuar se Gërdeci ishte krim shtetëror. Dhe si? Krim pa ndëshkim? Ndaj për këtë, të dy rastet, ulërijnë për shpagim.

  5. prizem says:

    E mjera nene si ndjehet kur degjon qe Gerdeci ishte “aksident teknologjik” kurse termetin “e shkaktoi Edvin Rama”….

  6. ZIGUR QARRI says:

    Mos beni gabim tragjik te veproni pa mare me pare mendimin e Zigur Qarrit .

  7. Genti says:

    Drejtesia duhet te vihet ne vend per shpirtrat e atyre qe rane viktima nga babezia kriminale dhe qetesimin sado pak te zemrave te familjareve te tyre dhe qe keto ngjarje makabre te mos ndodhin kurre me.

  8. Donald says:

    Ku Jane horrat gazetare qe I shkonin lulshit bashuqit per 51 Te vraret nga termeti. E tmereshme qe nuk krahesohen. Flisni ore gazetaruqe politi…….kerkoni hapje dosjesh per Gerdecin, per vrasesin Fatmir Mehdiu e grupin shkerqenin berisha.
    Ju shpifes artikuj qe nuk I lini radhe disa gazetare Te nderuar qe ke deshire ti lexosh e degjosh.
    Shpresoj mos bllokoni komentin.

  9. Pyka says:

    Eh,mor Fat Mediu!Do më veshësh brek llamarine më duket!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje