Artan Fuga ka bërë përsëri një shkrim ku vijon të kritikojë paketën anti-shpifje që pritet të kalojë sot në seancë plenare.
Ai thotë se ky është një tmerr.
Fuga shkruan se “Zëvendësimi i gjykatës nga KA e AMA-s do të thotë: gjyq pa avokat, gjyq pa tre shkallë drejtësie, gjykim pa praninë e vetë të akuzuarit dhe akuzuesit, pa procedura, pa të drejta për palët, gjykim i bërë nga gazetarë pjesë e KA (specialistë të medias ? pika që nuk më bie!) pa asnjë formim juridik, dhe pa përgjegjësi për karrierën e tyre edhe nëse japin dënime idiote, aq më shumë që pas tre vjetësh ikin në punë të tyre a në ndonjë post tjetër nëse sillen mirë! Edhe vetë “gjykatësit e AMA-s” pa status ligjor dhe pa mbrojtje statutore ligjore!”
Mesazhi i plotë:
Gjykimet jashtë gjykatave – shkelje kushtetuese të përhershme! Edhe gjoja modifikimet e mbrëmshme të bëra në tekstin e projektligjit kundër të drejtave qytetare që për shpifje të mund të shkojnë në gjykatë, nuk treguan veçse kokëfortësi për të zëvendësuar gjykatat me dënime paralele penale nga një jogjykatë, si AMA nen kontroll ngjyrash politike!
Imagjinoni si do të votojnë anëtarët e bordit të AMA -s që vijnë nga e djathta nëse atje ankohet ndonjë politikan i majtë, imagjinoni si do të votonin të majtët nëse atje do të ankohej një politikan i djathtë!
Zëvendësimi i gjykatës nga KA e AMA-s do të thotë: gjyq pa avokat, gjyq pa tre shkallë drejtësie, gjykim pa praninë e vetë të akuzuarit dhe akuzuesit, pa procedura, pa të drejta për palët, gjykim i bërë nga gazetarë pjesë e KA (specialistë të medias ? pika që nuk më bie!) pa asnjë formim juridik, dhe pa përgjegjësi për karrierën e tyre edhe nëse japin dënime idiote, aq më shumë që pas tre vjetësh ikin në punë të tyre a në ndonjë post tjetër nëse sillen mirë! Edhe vetë “gjykatësit e AMA-s” pa status ligjor dhe pa mbrojtje statutore ligjore!
Pa asnjë mundësi për të mbledhur prova, bërë hetime të pavarura, pa i dhënë medias dhe publikut të marrë pjesë në sallën e gjykimit, me konflikt interesi sepse gazetarët do të japin dënime për gazetarët e mediave të tjera! Tmerr o tmerr!
Ankimimet në gjykatën administrative një farsë dhe manipulim sepse atje nuk gjykohet çështja në vetvete, por sipas ligjit shqyrtohet thjesht vendimi i një jogjykate, ndërkohë që shpifja, ofendimet ndaj personit etj, nuk janë vepra ose mosveprime administrative, por vepra ose kundravajtje penale ose të parashikuara nga kodi civil!
Gjykatat mënjanohen djallëzisht! Kjo do të jetë drejtësia sipas ligjit për të cilin protestojnë sot gazetarët te Kuvendi! Protesta më e ligjshme në botë përpara një ligjëvënësi që sillet në mënyrë arbitrare dhe shkel me të dyja këmbët kushtetutën e Shqipërisë dhe të drejtat e qytetarëve!
KY ESHTE GJYNAH ESHTE I SEMURE PSIQIKE KA FAMILJE KY TE INTERESOHET TA KUROJE NE NDONJE SPITALE
Ky profesori ka lajthitur. Né kohen kur ishte studenti kushte edhe studenti më inteligjent. Me tè mire ne rezultate. Më tè edukuar se ky. Por jashte shtetit u zgjodh ky. Pse u zgjodh ky? Sepse e kushte babane deputet e fuksionar shteti. Dhe sot ndyre TV. Me shprehje idjote dhe turpi. E bene nga deficit ne inteligjence dhe nga ambicja per pushtet. Por cdo dit do mbetet loqe e fishkur nga mosha
Ky lloj akademiku me formim filo-qyli, komenton ligjin si ekspert i ligjor, ndërkohë “shqetësohet” se anëtarët e AMA-s nuk janë juristë.
Sipas logjikës mjerane të këtij takëmi, asnjë institucion apo polic nuk duhet të vendosë gjoba për shkelje të konstatuara prej tyre por t’i dërgojë në gjykatë personat përgjegjës.
Në fakt problemi është shumë i thjeshtë :
Nëse ndokush mendon se është dënuar padrejtësisht, le të kërkojë drejtësi në gjykatë.
Sigurisht që numri i ankesave do të jetë i papërfillshëm në krahasim me numrin e gjobave të vendosura me të drejtë.
Madje, ky me nder akademiku, mund të përfitojë ca lekë nëse AMA i konsideron shpifje broçkullat e tij të përditshme në fb.