Përparim Kabo reagon pas humbjes së Partizanit me Teutën: Ndeshjen e fitoi gjyqtari, një i paaftë

18 Dhjetor 2019, 16:51Sport TEMA

Partizani nuk rezistoi në sfidën e sotme ndaj Teutës në transfertë teksa u mposht me rezultatin minimal 1-0. Të kuqtë futen në një krizë pasi kanë humbur në tre ndeshjet e fundit.

Megjithatë, disfata ndaj Teutës është shoqëruar me shumë polemika rreth arbitrimit, duke qenë se takimi u vendos nga një penallti.

Në komente e faqes së klubit, tifozët e kuq kanë shpërthyer në polemika ndaj arbitrit Olsid Ferataj.

Ka spikatur edhe komenti i profesorit Përparim Kabo, i cili njihet si një tifoz i flaktë i Partizanit.

Kabo ia ka adresuar humbjen tërësisht gjyqtarit Ferataj, duke e cilësuar të paaftë dhe të padrejtë. Madje, Kabo thekson se gjyqtari nuk pa penalltinë e Partizanit por sajoi atë të Teutës.

Komenti i Përparim Kabos:

1 komente në “Përparim Kabo reagon pas humbjes së Partizanit me Teutën: Ndeshjen e fitoi gjyqtari, një i paaftë”

  1. xyz says:

    Morr i kuq qeke ne ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje