Batutat me banorët e prekur nga tërmeti, Rama: Unë kështu jam, nuk pretendoj që të gjithë të më duan. Ja çfarë s'duroj

19 Dhjetor 2019, 22:01Politika TEMA

Kryeministri Rama është duke dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë në lidhje me tërmetin e rëndë që goditi vendin në 26 nëntor, ndërsa ka folur dhe për disa nga momentet dhe batutat që ka shkëmbyer me banorët e prekur.

Me Baton Haxhiun në “Zona e Debatit”, Rama ka folur dhe për veten duke treguar se ai i tillë është me njerëzit dhe nuk pretendon që të gjitha ta duan, por ta respektojnë për punën që bënë.

“Ky moment ka zbuluar shumë nga puna ime. Unë kështu e bëj punën time. Unë nuk kam dashur dhe nuk dua që për shkak se jam sot kryeminisër, apo kur isha kryetar bashkie të humbas brenda kornizës së paracaktuar sesi duhet të sillet një kryeministër.

Unë jam unë. Unë nuk pretendoj që njerëzit të më duan. Por dua që të shohin atë që bëj dhe të më vlerësojnë për atë që bëj”, ka thënë Rama.

Sakaq, Rama ka treguar se batutat me banorët e prekur nga tërmeti dhe afrimiteti me ta ka qenë krejt i natyrshëm.

Në këtë rast (i referohet pyetjes per batutat me banorët) kjo gjë ishte totalisht e hapur, një jetë e jetuar mes popullit. Unë jetoj me njerëzit, me hallet e tyre.

Më vinte për të qeshur që shumë njerëz shkruanin se si ka mundësi të jesh kështu, po si na dole tjetër, të dinim tjetër por ti na dole kështu, stë shihnim dot me sy, etj etj”, ka shtuar kryeministri.

Por teksa fliste për veten, Rama ka treguar se çfarë nuk duron dot tek njerëzit apo dhe njerëzit që nuk duron dot.

“Në momente të caktuara mund të jem dhe arrogant, por unë e kam shumë të vështirë të duroj dyfytyrësinë. Por se kam fare të vështirë të degjoj dikë që është në hall, të tregoj që ka vërtet një problem.

Me këta njerëz e kam të vështirë të jem i durueshëm. Nuk i kam bërë vetes ndonjë gjimnastikë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Edi Rama.

10 komente në “Batutat me banorët e prekur nga tërmeti, Rama: Unë kështu jam, nuk pretendoj që të gjithë të më duan. Ja çfarë s’duroj”

  1. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Genjen shalgjati nons vet, se dyftyresine e duron, shijon dhe i kreh leshte cdo mengjes kur shihesh ne pasqyre. Ka me dysurratsh se ty, me te dobetin behesh trim, me te fortin rri si i dhim. Pa le pastaj kur durove 2 ore surratin multifunksional te Batonit qe e ke si rrushi qe e shtrydh e bo raki sa here ia ke nevojen te dehesh publikun mediatikisht. Mjekra e bardhe nuk e mbulon dot faqen e zeze sado te gjata ti lesh leshte..

  2. Luli says:

    Bravo e Meriton ate karige edhe shume vite te tjera
    Ai popull ashtu e do

  3. Rebel says:

    Z.kryeminister!
    Ju jeni ky qe jeni ,ai qe shohim e degjojme ne shumica e popullit shqiptar,por ne demokraci kryeministri do matet me ato qe nuk ka bere per ata qe nuk e duan,per ata qe ka disktiminuar,per ata qe nuk i ka degjuar per ankesat e tyre ndaj pushtetit te tij te pa afte e te korruptuar,por qe u ke mbyllur rruget e ankimit ne te gjithe piramiden shteterore e vendore,pot i ke grumbulluar vetem ne kryeministri si asnje vend i botes.
    Ketej propogandon se po lufton korrupsionin,por nr fakt e ke mbrojtur dhe nxitur ate!
    Na fton te denoncojme korrupsionin,por ne ate fantazmen tende te “bashkeqeverisjes me qytetaret” deri me sot nuk ka dale asnje i korruptuar!
    Une qe kam denoncuar bashkine e Tiranes se ka grabitur qytetaret e Tiranes me taksa te paligjeshme dhe me eshte pergjigjur harbutshe se “ke gabuar adrese” e kuptoj se grumbullimi i ankesave vetem ne kryeministri eshte sa mashtrim mediatik aq edhe nje seleksionim i denoncimeve te rrezikshme ndaj qeverisjes!
    Fakti qe vete Rama mbrojti hapur korrupsionin e tenderit skandaloz te unazes se re duke iu hakerryer gazetareve se “ku eshte ketu korrupsioni”?verteton se Rama eshte mbrojtesi i tij!

  4. Online Ultras says:

    …eren e hashashit?

  5. Shenjestra says:

    Respekt.E meriton te jesh kryeminister edhe disa dekada.Je nje kryeminister qe qendron pran popullit i degjon, u qan e u zgjidh hallet.Suksese te metejsheme.

  6. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Genjen shalgjati nons vet, se dyftyresine e duron, shijon dhe i kreh leshte cdo mengjes kur shihesh ne pasqyre. Ka me dysurratsh se ty, me te dobetin behesh trim, me te fortin rri si i dhim. Pa le pastaj kur durove 2 ore surratin multifunksional te Batonit qe e ke si rrushi qe e shtrydh e bo raki sa here ia ke nevojen te dehesh publikun mediatikisht. Mjekra e bardhe nuk e mbulon dot faqen e zeze sado te gjata ti lesh leshte….

  7. Y says:

    Po pse s’pëllet si Saliu ne te nxehte ? Ai po, pëlliste hijshëm.

  8. Adi says:

    Po per ca te te respektojme ty mer legen! Per fjalimet idiote maratone?! Apo se i bere rrush e kumlla leket e buxhetit me ppp? Apo se e bere administraten portal llogjesh? Apo se i jep 2 km rruge 30 milion euro firmave qe kane administrator nje ish kamarier. Apo se premtove integrim europian dhe po na lidh buthe e breke me turqine e katarin?! Apo te respektojme per poturet dhe dollmate qe i vish qe te cudisesh fshataret qe te kane mbetur rreth vetes si balla & co!

  9. Avni Rrustemi says:

    Hahahaha ,po ti je taku me njeriun me dyftyresh ne tokat shqiptare. Pastaj ma ke ber edhe keshilltar. Pale ate dytyrshin tjeter Shkelzen Maliqin,djalin e Mehmet Maliqit qe rrasi ne burgje rinine shqiptare te Kosoves. Pra mos jeni vet dyftyresh “padashje”..?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje