Propozimet pro listave të hapura, reagon Damian Gjiknuri: Do trajtohen në janar, puna për reformën zgjedhore nuk ka përfunduar

19 Dhjetor 2019, 12:18Politika TEMA

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka zbardhur disa nga diskutimet e bëra në mbledhjen e sotme të Komisionit.

Nisur nga propozimet e deputetëve të opozitës parlamentare, Valteri e Murrizi, për sistem zgjedhor me lista të hapura, ai tha se këto propozime do të trajtohen në janar.

“U soll një propozim për sistemin zgjedhor që do të trajtohet në janar, ku do zhvillojmë një seancë të veçantë në lidhje me sistemin. 

Po përpilohet drafti teknik që mund ta çojmë tek ODIHR për një opinion. 

Formula e KQZ është ajo që kemi diskutuar, nuk do të ketë ndryshime se nuk ka kundërshtim. Por vetëm mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët e KQZ-së. Procesi i ankesave.

Kolegji Zgjedhor do të përfshirë një punë të përzgjedhjes më të madhe të gjyqtarëve, do ta zgjerojmë me gjykatat e shkallës së parë të administratives. Nga 2022 për Gjykata e Apelit Administrativ për çështjet Zgjedhore.

 Ka dhe një propozim për të përfshirë edhe një shkallë të dytë, që mund të përfshihet edhe Gjykata e Lartë. Ne presim të marrim opinion paraprak nga ODIHR dhe presim propozime nga opozita, që të sjellin çdo propozim që mendojnë të arsyeshme që kanë shqetësim. Puna nuk ka përfunduar. 

Teknologjia është një mënyrë për të adresuar disa shqetësime të opozitës. Nuk jemi kundër teknologjikë, por do kohën e saj. Nuk mund të presim që deri sa të jetë teknologjia të mos ketë zgjedhje. 

Nuk mendojmë se sistemi aktual nuk është i keq, por nëse ka shumicë jemi gati ta diskutojmë, por ia kemi lënë këtë të drejtë që të vendosni ato”, tha Gjiknuri.

1 komente në “Propozimet pro listave të hapura, reagon Damian Gjiknuri: Do trajtohen në janar, puna për reformën zgjedhore nuk ka përfunduar”

  1. Sqepari says:

    Hap syte e mos bej asgje pa lejen e shefit. Ben sikur i degjon, sikur merr mendime, sikur…. dhe lereni keshtu si eshte. Pra, ne kuvend te vijne zgjedhjet e kryetarve,sherbetoret e tyre. Varja meritokracise, eshte fjale boshe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje