Tritoli makinës së prokurorit, reagon kryegjyqtari i Vlorës: Ka lidhje vetëm me ushtrimin e profesionit, veprim prej burracakësh dhe frikacakësh

21 Dhjetor 2019, 13:09Kronika TEMA

Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci ka reaguar menjëherë pas tritolit mëngjesin e sotëm në makinën e prokurorit Albert Kuliçi.

Ai e ka cilësuar këtë si një akt burracakësh për shkak të profesionit si prokuror të Kuliçit ndërkohë vetë ai deklaron se nuk ndihet i kërcënuar. Haluci bën me dije se e ka ngritur si çështje emergjente sigurinë e prokurorëve për shkak të rreziqeve që i kanosen Gjyqësorit.

“Në vazhdimësi e kam ngritur problemin e marrjes së masave emergjente për sigurinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe pjestarët që ushtrojnë aktivitetin në këto institucione. 

Sot jam në mbështetje të tij dhe familjes së tij dhe për ta mbështetur. Ka lidhje vetëm me ushtrimin e profesionit dhe kjo është një vepër burracakësh dhe frikacakësh. 

Unë vetë nuk ndihem asnjëherë i kërcënuar dhe e bëj detyrën për t’i shërbyer qytetarëve. I bëj thirrje Prokurorisë dhe Gjykatës që të ushtrojë detyrën vetëm për të zbatuar ligjin.

 Ka disa raste kur po goditet Gjyqësori. Kuliçi është një ndër prokurorët më të mirë të Republikës së Shqipërisë, profesionalisht dhe të gjitha pikëpamjet. 

Janë mbi 4 milion euro të sekuestruara nga 6 dhjetori në masat provizore dhe është e vetmja pistë e profesionit dhe ushtrimit të detyrës së prokurorit.

 Për pistat e tjera duhet të merren organet ligjzbatuese, kam besim se drejtësia dhe prokuroria”- tha Haluci.

9 komente në “Tritoli makinës së prokurorit, reagon kryegjyqtari i Vlorës: Ka lidhje vetëm me ushtrimin e profesionit, veprim prej burracakësh dhe frikacakësh”

  1. Kalec Dega says:

    Haluci
    Kaluci
    um?
    saluci
    ramaduci
    um?
    Arnaute, lol!

  2. KANE EDHE SURRATE E BOJN TRIMIN
    KTA QE DEGJERUAN GJITHCKA ME PRONAT E SHQIPTAREVE
    QE S’LAN TRIJE E PRONA PA TJETERSUAR NGA ORIKUMI -RADHIME-VLORE
    “DIKUR DELET HANON STRALL BUZE DETIT ” DHE BARIU PRONARI RRINTE MAJE MALIT
    SOTE KA NDRYSHU POZICIONET
    NGA SHKPI MAGJIK I PROKUROREVE DHE GJYQTAREVE ILUZIONISTE !

  3. KANE EDHE SURRATE E BOJN TRIMIN
    KTA QE DEGJERUAN GJITHCKA ME PRONAT E SHQIPTAREVE
    QE S’LAN TRIJE E PRONA PA TJETERSUAR NGA ORIKUMI -RADHIME-VLORE
    “DIKUR DELET HANiN STRALL BUZE DETIT ” DHE BARIU PRONARI RRINTE MAJE MALIT
    SOTE KA NDRYSHU POZICIONET
    NGA SHKoPI MAGJIK I PROKUROREVE DHE GJYQTAREVE ILUZIONISTE !

  4. Vlora1912 says:

    Shum e drejt.
    Punet me drejtesin nuk zgjidhen me Tritol por me Veting.
    …….
    Cdo individ, kriminel apo hallexhi qoft, nuk e demton dot nje prokuror apo gjykates me tritol.
    Ne fakt, me se shumti, i ben nder. Pasi ta mund te shpallet Hero qe lufton Krimin dhe Korrupsionin.

    Ndaj duhet tu thuhet atyre lamashve dhe llumit te tritolit qe ju pret burgu per demin qe po i beni shtetit dhe drejtesise.
    ………..
    Per sa i takon dy tropojanve Haluc dhe kulicher, duhet te kalojne Urgjentisht ne Veting, siper anen profesionale dhe sidomos per integritetin.
    Mos te ndodh si me Dibranin Ramadan Troci, qe ne b/punim me Kulishet kan denur qytatar per krime te paqena, ndersa vet nuk justifikojne dot dhjetra prona e qindra mijra euro.
    ……..

  5. Sa per dijeni says:

    Shpellari i Tropojes po mbron shpellarin tjeter te Tropojes. Te me falin tropojanet, por keta te dy perfaqesojne vetem kulture shpellash. Nga e nxorri perfundimin ky legeni se qenka per shkak te detyres. Akoma s’ka filluar hetimi. Patjeter qe mund te kete lidhje edhe me detyren po po sikur duke bere detyren ky robi te kete marre ca leke e te kete premtuar dicka qe me pas nuk e ka realizuar. Eshte bere mode tani qe sa here hane ndonje shqelm bytheve thone se eshte per shkak te detyres. Po te besh detyren me ndershmeri nuk te bie njeri kollaj ne qafe, as krimineli se e di qe nuk eshte personale por per krimet qe kane kryer. Kot po pyes po a keni degjuar per ndonje gjyqtar a prokuror te para ‘90 qe te jete vrare e hedhur ne ere per punen e bere deri perpara ‘90?!!!! Nuk ka se deri atehere behej detyra e zbatohej ligji qe ishte ne fuqi, i mire a i keq te ishte.

  6. se shpejti do ju gjendet vedi te dyve shkerdhatave te shpelles
    tik tak

  7. KUSH I LEN KTO MER DAJ NE ATO POSTE
    DHE E VLOR !
    KU JANE ATA QE RRAHIN GJOKSIN HAHAHAHAHAHAHA YYYYYYYYYYYY LEGENA BURRA
    JU DOI ZANIN AI JU BI HAKUT

  8. sinoni says:

    Deri ku i ka çu Saliu malot deri ne Vlore!Turp per Vlonjatet qe i perzune mercenaret e i pranuan prekuroret Kulici!Apo jane vendali keta!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje