Historia e panjohur: Firmëtar i Pavarësisë, në krye të Luftës së Vlorës e Kryetar Bashkie, delegat në Lushnje, u burgos nga Zogu, italianët e gjermanët, dhe komunistët e vdiqën në tortura

22 Dhjetor 2019, 13:52Dossier TEMA
Historia e panjohur: Firmëtar i Pavarësisë, në krye të

Memorie.al publikon historinë e panjohur të familjes Kokoshi nga qyteti i Vlorës, ku një nga pinjollët me të famshëm që dolën nga ajo derë e madhe, ishte Qazim Kokoshi, i cili pasi mbaroi “Zosimea”-n e Janinës, u kthye në Shqipëri dhe u angazhua me Klubin “Labëria” duke përhapur librat shqip dhe në nëntorin e 1912-ës, priti Ismail Qemalin dhe ishte një nga firmëtarët e aktit të Pavarësisë, kurse në 1920-ën ishte një nga krerët kryesorë të Luftës së Vlorës dhe u zgjodh kryebashkiak i saj. Për këto merita u zgjodh delegat në Kongresin e Lushnjës, kurse në qershorin e 1924-ës, u rreshtua me miqtë e tij të ngushtë, Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi dhe për këtë shkak u detyrua që të largohej nga Shqipëria dhe më pas të burgosej nga Mbreti Zog, i cili e liroi me një amnisti. Ndërsa italianët dhe gjermanët i persekutuan  familjen dhe e bugosën duke e internuar në kampet e shfarosjes, komunistët e arrestuan dhe e vdiqën në tortura në vitin 1947, duke i pushkatuar dhe burgosur edhe shumë pjestarë të familjes së tij!

Nga Dashnor Kaloçi

Kur Qazim Kokoshi u kthye në Shqipëri nga internimi, shumë miq të tij midis të cilëve dhe Dr. Omer Nishani që në atë kohë mbante funksionin e Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, u përpoqën dhe i bënë thirrje që të bashkëpunonte me komunistët që kishin ardhur në pushtet. Qazimi, jo vetëm që nuk pranoi duke refuzuar në mënyrë kategorike, por i quajti ata përgjegjës për masakrën që kishte ndodhur në Shqipëri nga lufta vëllavrasëse të cilën e kishin nisur vetë komunistët. Si përgjigjie ndaj kësaj akuze të Qazimit, komunistët e arrestuan atë në prillin e vitit 1946 kur ishte nė moshën 64-vjeçare dhe e izoluan në hetuesinë e Vlorës ku dhe ai vdiq nga torturat në tetorin e vitit 1947″. Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për Memorie.al, është Burim Kokoshi, një nga pinjollët e familjes tepër të njohur nga Vlora, i cili na tregonte mbi tragjedinë që pësoi fisi i tij nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Po cila është historia e familjes së njohur Kokoshi e parisë së Vlorës? Kush ishte Qazim Kokoshi dhe cili ka qenë aktiviteti i tij politik, nga 1912-ta ku ai firmosi aktin e Pavarsisë me Ismail Qemalin e deri në vitin 1945 kur u kthye në Shqipëri nga kampet e internimit të nazifashistëve? Kush kanë qenë burrat e tjerë të familjes Kokoshi, çfarë veprimtarie kanë pasur ata dhe si u persekutuan nga regjimi komunist për afro gjysëm shekulli me rradhë?

Kush ishte Qazim Kokoshi?

Qazim Kokoshi u lind në qytetin e Vlorës në vitin 1882, në një familje të njohur e cila ishte vendosur aty që nga fundi i shekullit të XVII-të. Origjina e hershme e familjes Kokoshi, është nga fshati Frashër i Përmetit dhe të parët e saj janë shpërngulur që andej aty nga fundi i shekullit të XVI-të për probleme hasmërie e janë vendosur më pas në fshatin Hysoverdhë të Vlorës. Me paratë që ata fituan nga shitja e pronave dhe pasurisë së tyre në fshatin Frashër, arritën të blinin toka dhe shtëpi e të shtonin akoma e më shumë pasurinë e tyre edhe në Vlorë. Pjesa më e madhe e pasurisë së familjes Kokoshi, ka qenë përdorur prej tyre për shkollimin djemve të saj në universitetet e Turqisë dhe vëndeve të tjera të Europës, si dhe për problemet që kishin lidhje me çështjen Kombëtare. Përveç burrave të shkolluar që pati nxjerrë ajo familje, prej saj kanë dalë edhe burra të pushkës, si Zenel Kokoshi, i cili ka qenë tepër i njohur për trimëritë e tij deri në Stamboll, për shkak të luftrave antiosmane që zhvilloi aty nga mesi i shekullit të XVIII-të. Por një nga pinjollët më të njohur të familjes Kokoshi, i cili ka bërë emër të madh në historinë e Shqipërisë, ka qenë Qazim Kokoshi. Mësimet e para ai i mori në shkollën turke të qytetit të Vlorës aty nga fillimi i dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të XVIII-të dhe pas saj shkoi në Janinë ku mbaroi gjimnazin “Zosimea”. Pas mbarimit të asaj shkolle aty rreth fillimit të viteve 1900, Qazimi u kthye në vëndlindjen e tij dhe u angazhua në Klubin “Labëria” ku punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në fshatrat e Vlorës. Lidhur me veprimtarinë e mëvonshme të Qazim Kokoshit në dobi të çēshtjes shqiptare, Burim Kokoshi na dëshmonte: “Në shtatorin e vitit 1908, Qazimi u muar me organizimin e pritjes së Ismail Qemalit në Vlorë dhe personalisht e shoqëroi atë në vizitat që bëri në Dukat, Mesaplik dhe Treblovë. Kur autoritetet e administratës osmane që ishin në Shqipëri, ranë në gjurmët e veprimtarive së Klubit “Labëria” dhe nisën arrestimet e antarëve të saj, Qazim Kokoshi u largua në ishullin e Korfuzit dhe më pas në Itali. Nga Italia ai u kthye në Shqipëri në vitin 1911-të, pasi paria e Vlorës e kishte caktuar si përfaqësues të saj në Kuvendin e Gërçes, ku ai bashkëpunoi ngushtë me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin”, tregonte Burim Kokoshi lidhur me aktivitetin patriotik të Qazimit në dhjetvjeçarin e parë të shekullit të kaluar.

1912, firmëtar i aktit të Pavarsisë

Veprimtarinë e tij patriotike në dobi të çēshtjes shqiptare, Qazim Kokoshi e vazhdoi edhe pas Kuvendit të Gërçes dhe në vitin 1912-të, ai ishte një nga njerzit kryesorë që mbështeti ardhjen e Ismail Qemalit për ngritjen e flamurit në Vlorë. Lidhur me këtë. Burim Kokoshi dëshmonte: “Aty nga vjeshta e vitit 1912-të, kur paria e Vlorës filloi përgatitjet për pritjen e Ismail Qemalit, Qazimi u caktua në komisjonin që do të merrej me Shpalljen e Pavarsisë. Në dokumentet arkivore të Shpalljes Pavarsisë, gjendet edhe telegrami i Ismail Qemalit që më 21 nëntor ia dërgoi nga Durrësi, Qazim Kokoshit, Et’hem Beut dhe Bektash Cakranit, ku midis të tjerash shkruhet: ‘Bëni të gjitha përgatitjet e nevojshme’. Kur Ismail Qemali mbërriti në Vlorë, Qazim Kokoshi ishte një nga firmëtarët e aktit të Pavarsisë që u nënshkrua prej të gjithë delegatëve që u përfaqësuan në atë mbledhje. Pas kësaj, në gushtin e 1913-ës, Qeveria e përkohshme e Vlorës e caktoi Qazimin me detyrën e nënprefektit të Lushnjes, ku ai shkoi së bashku me Ahmet Lepenicën. Pasi punoi afro gjashtë-shtatë muaj në atë detyrë, në shkurtin e vitit 1914-të, ai u emërua me detyrën e kryesekretarit të Prefekturës së Vlorës, e cila në atë kohë ishte kthyer në qëndrën kryesore ku luhej politika e Shqipërisë. Pas rënies së Qeverisë së Vlorës, Qazimi u caktua si antar i delegacionit që do të shkonte në Durrës për të zhvilluar takimin me Princ Vidin”, dëshmonte Burim Kokoshi lidhur me kushëririn e tij Qazimin, i cili ishte një nga njerzit kryesorë ku u mbështet Ismail Qemali në Vlorë kur shpalli Pavarsinë e Shqipërisë

Në Kongresin e Lushnjës dhe Luftën e Vlorës

Duke njohur të kaluarën e papërlyer dhe patriotike të Qazim Kokoshit, në janarin e vitit 1920-të, paria e Vlorës e zgjodhi atë delegat në Kongresin e Lushnjes, ndërsa në verën e vitit 1920-të ai gjithashtu u caktua në përbërjen e komisjonit prej 12-vetash që u morën me drejtimin e Luftës së Vlorës. Pas fitoreve të para që u arritën nga forcat ushtarake dhe vullnetare shqiptare kundër italianëve në Luftën e Vlorës, Qazimi u emërua me detyrën e nënprefektit në qëndrën administrative të Drashovicës. Gjatë asaj periudhe që zhvilloheshin luftimet, duke e konsideruar si një nga eksponentët kryesorë të parisë së Vlorës, forcat italiane e dënuan Qazimin me vdekje dhe ia dogjën shtëpitë. Pas pėrfundimit të Luftës së Vlorës, për kontributin që ai dha, paria e Vlorës e propozoi atë si kandidat në zgjedhjet që do zhvilloheshin për funksionin e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, ku ai fitoi. Pasi shërbeu për disa kohë në atë detyrë, Qazimi konkuroi në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në vitin 1921 ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit të parë shqiptar. Pas tre vitesh, në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, Qazim Kokoshi u bashkua me grupin opozitar që udhëhiqej nga Fan Noli e Luigj Gurakuqi, të cilët organizuan rrëzimin me dhunë të Qeverisë së Shefqet Vërlacit. Pas dështimit të kësaj lëvizje, Qazimi emigroi nga Shqipëria dhe u vendos në Itali e më pas në Austri. Duke përfituar nga amnistia që Mbreti Zog dha për të gjitha ata që morën pjesë në atë ngjarje që nga historiografia zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës e para viteve ’90-të njihet si “Revolucioni i Qershorit i 1924-ës”, Qazim Kokoshi u kthye në Shqipëri në vitin 1928-të dhe u vendos në qytetin e Vlorës, në lagjen Skelë ku i kishin shtëpitë familja Kokoshi. Edhe pse Qazimi përfitoi nga amnistia e Mbretit Zog, ai nuk e pushoi aktivitetin e tij antizogist edhe pas kthimit në Shqipëri, duke qenë një nga pjestarët kryesorë të Lëvizjes së fshehtë të Vlorës në vitin 1932, të cilët donin të rrëzonin Mbretin Zog. Pas zbulimit të kësaj lëvizje, ai u arrestua si një nga eksponentët kryesorë të saj dhe u dënua me vdekje nga Gjykata Speciale në Tiranë. Por më pas vetë Mbreti Zog ia hoqi dënimin kapital dhe ai vuajti në burg deri sa u lirua në vitin 1936. Pas lirimit nga burgu Qazim Kokoshi u pajtua me Mbretin Zog dhe me politikën që ndiqte ai. Lidhur me këtë, Burim Kokoshi dëshmonte: “Në prillin e vitit 1939 kur Konti italian Salvone shpërndau disa zarfe me para për të paralizuar rezistencën anti-italiane të parisë së Vlorës, një nga këtë zarfe iu dorzua dhe Qazimit. Ai jo vetėm që refuzoi në mënyrë kategorike për t’i marrė ato para, por të nesėrmen e asaj dite shkoi vetė në Tiranė ku u takua me Mbretin Zog, duke i dorzuar atij zarfin me para dhe duke i treguar të gjitha ato që po përgatiteshin nga italianët. Pas agresionit fashist, Qazimi u largua familjarisht nga Shqipëria dhe u vendos nė Jugosllavi si emigrant politik”.

Persekucioni nga italianët e gjermanët

Duke e parë qëndrimin antitalian të familjes Kokoshi në Vlorë, menjëherë pas fillimit të luftës italo-greke, autoritetet fashiste nisën arrestimet dhe internimet ndaj pinjollve të saj. Në fillimin e vitit 1940-të, u arrestuan juristi Kudret Kokoshi dhe kushëriri i tij Muharrem Kokoshi, të cilët u internuan në Itali. Pas kësaj më 17 janar të 1943- it, me urdhër të Gjeneral Xaninit, u muar nga burgu (bashkë me Mitaq Sallatën) dhe u pushkatua Astrit Kokoshi. Në këtë kohë nga Jugosllavia erdhi në Shqipëri, bashkëshorti i vajzës së Qazmit, Reshit Çollaku (Hero i Popullit) i cili u vra nga italianët. Kur trupat gjermane hynë në Jugosllavi, Gestapo-ja e arrestoi Qazim Kokoshin dhe ua dorzoi italianëve të cilët e internuan në Bergamo të Italisë së Veriut. Po në vitin 1944 Gestapo gjermane arrestoi dhe Kudret Kokoshin që punonte si prokuror në Prizren dhe e internoi atë në kampet e shfarosjes që kishte hapur në disa shtete të Europës”, kujtonte Burim Kokoshi lidhur me persekucionin e fisit Kokoshi nga italianët dhe gjermanët.

Persekucioni nga komunistët

Sikur të mos kishin mjaftuar internimet, burgosjet dhe pushkatimet që familja Kokoshi kishte pësuar prej italianëve dhe gjermanëve, menjëherë pas mbarimit të Luftës ajo u gjet nën persekucionin e egër të komunistëve që erdhën në pushtet. Lidhur me këtë Burim Kokoshoi dëshmonte: “Që në majin e vitit 1945 u arrestua Meto Hasan Kokoshi dhe pas dënimit me vdekje nga Gjykata e Vlorës, me akuzën: “Ka marrë pjesë në luftë me Ballin Kombëtar”, ai u pushkatua në nëntorin e 1945-ës. Dy muaj më vonë në korrikun e 1945-ës, u arrestua dhe Dinush Hasim Kokoshi që kishte mbaruar Ekonomikun jashtë dhe u dënua me tre vite burg. Pas pushkatimit të Metos, u dënua me vdekje edhe i vëllai tij, juristi Kudret Kokoshi, i cili kishte qenë i internuar në kampet naziste të shfarosjes. Por Gjykata e Lartë ia zbriti në 25 vite burg, nga të cilat ai vuajti 20-vite në burgun e tmerrshëm dhe famëkeq të Burrelit. Në prillin e vitit 1946, i akuzuar si pjestar i Ballit dhe i Grupit të Deputetëve, u arrestua dhe juristi Avdul Hasim Kokoshi që ishte diplomuar në Romë. Në fillim ai u dënua vetëm dy vite, më pas e rikthyen në hetuesi dhe dënuan me vdekje duke u pushkatuar në tetorin e 1947-ës. Po në prillin e 1946-ës u arrestua dhe Qazim Kokoshi, i cili ishte kthyer në Shqipëri nga internimi nazist, në vitin 1945. Në atë kohë shumë miq të tij midis të cilëve dhe Dr. Omer Nishani, u pqrpoqën dhe i bënë thirrje që të bashkëpunonte me komunistët që kishin ardhur në pushtet, por Qazimi, jo vetëm që nuk pranoi, por ai i akuzoi hapur ata duke i quajtur përgjegjës për masakrën që kishte ndodhur në Shqipëri nga lufta vëllavrasëse të cilën e kishin nisur vetë komunistët. Si përgjigjie ndaj kësaj akuze të Qazimit, komunistët e izoluan në hetuesinë e Vlorës ku dhe ai vdiq nga torturat në tetorin e vitit 1947. Në gushtin e 1946-ës, u arrestua dhe Engjëll Kokoshi i cili në fillim u dënua me vdekje, e më pas me 25-vite burg. Engjëlli vuajti plot 17-vite burg, kryesisht në Burrel. Rradha e arrestimeve për pjestarët e fisit Kokoshi, vazhdoi në qershorin e vitit 1946, me arrestimin e Fatosit, djalit të Qazimit, i cili kishte mbaruar studimet e larta për inxhinieri në Francë. Pasi kishte kryer dhjetë vite burg, ai vdiq nga që nuk i rezistonte dot punës së krahut”, e përfundon dëshminë tragjike mbi persekucionin e familjes së tij, Burim Kokoshi, i cili dhe vetë u arrestua që në gushtin e vitit 1946 dhe vuajti për 13-vite në burgjet e regjimit komunist, për të vetmin fakt se rridhte nga familja e njohur Kokoshi, të cilën komunistët e kishin shpallur “Familje reaksionare”.

7 komente në “Historia e panjohur: Firmëtar i Pavarësisë, në krye të Luftës së Vlorës e Kryetar Bashkie, delegat në Lushnje, u burgos nga Zogu, italianët e gjermanët, dhe komunistët e vdiqën në tortura”

  1. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    mjaft me me korrake kokoshe e pordhe me rigone,sunitet kane nxjerre nder shekuj vec TADHTARE!

  2. Shkullaku Uturaku says:

    Pirdh te cfryhesh o Kaqole!!!

  3. Zagora says:

    Kush ishin keta firmetaret e pavaresise qe na i beni heronj?
    Te gjithe ishin bejlere e agallare qe Turqia u dha poste ,prona,florinj dhe tani donin pushtet!
    Eshte njelloj si femijet e komunisteve qe gjoja ngriten studentet si promovuesit e demokracise,qe edhe sot e 29 vjet kemi pare se cfare sketerre po jetojme!
    Ne asnje gje nuk shihet demokracia,prandaj populli po iken per dite!

  4. Drejtesia says:

    O Kaqole! Populli e di shume mire se kush ishte Enveri dhe bemat e tij po paguajme edhe sot. Keto te dhena historike cojani bashkive perkatese qe ti nderojne apo shqyrtojne per te njohur te verteten e viteve dikur. Nqs ka ndonje muze te cohen atje per tu nderuar apo bashkia te shohe gjera te tilla. Te perdoren keto gjera per te ndikuar ne politiken e sotshme eshte injoranca me e madhe. Ne ka parti qe eshte e lidhur koke e kembe ne ideologji dhe praktike me PPSHne eshte PDja e djeshme dhe e sotshme. Por prapeseprape keto historira te se kaluares duhet te shqyrtohen nga instituti juaj jo thjesht per tu nxjerre neper gazeta por per tu dokumentuar dhe vendosur me seriozitet ne vendin qe i takon ne histori. Boll me lajme gazetash per perdorim politik.

  5. Ai says:

    Sipas ketij fare gazetaruci anarshist te gjithe ata njerez qe vijne nga familje te degjuara edhe kur bejne krime nuk u dashkan denuar?
    Po pse? Se rrjedhe nga nje familje mirë.
    Po pastaj duhen denuar te gjithe ata persona qe kryejne krime por nuk vijne nga familje te mira, te medhaja e te degjuara.
    Po a nuk eshte ky diskriminim?
    Po.
    Pra ligji duhet te denoj vetem ata te familjeve te varfera, te padegjuara e dengla te tjera? Ky eshte shteti i sotem ligji apo shteti yne kriminal.
    Ky eshte shteti i sotem kriminal e neodiktatorial.
    Kot e akuzojme Enver Hoxhen qe denoi kunatin dhe Hysni Kapon qe denoi nipin se këta pskan qene shume te drejt.
    Para ligjit te gjithe jane njesoj.
    Ky gazetar eshte idiot dhe antishqiptar qe mbron krimin , padrejtesine dhe kriminelet.
    dhe eshte nje udebash.
    Kokosheve ua kane bere shume mire dhe e kane pak, meqense eshte nga Permeti zone e infektuar nga greku e turku duheshin denuar dy here me shume si spiun.

  6. KOZi says:

    Per ca comentues ! Ne cdo vend edhe ne Azi e Afrike ato qe kishin kohe,para e mendje kane luajtur role historike ! Jo cdo individ i ketyre familjeve kishte aftesine e shkollimit ,gjuheve te huaja dhe angazhimit ,si dhe kurajon civile ! Ama ai qe kishte aftesi dhe mund te angazhohej. Ne Lidhje te Prizrenit, Ne Pavaresi , ne Kongres te Lushnjes normal qe do ishin familje te medha ! Nuk kishte shtet qe te paguante shpenzimet , i perballonin vete duke mbajtur edhe shoqerues . Kush duhej te kontribuonte ?!

  7. shqiptari says:

    Du rekomandoja qofte lexuesve te ketyre arkivave te Dashnor Kaloçit qe i vjedhe, perpunon dhe tregeton si i do qejfi, qofte edhe njerzeve te tjere qe kishin lindur apo jo ne kohen qe flase, RTSH tu tregoje nje video te luftes se vitit 1920 tek lapidari Drashovices kur nje luftetar pjesmarres nga Vranishti i Vlores, Mersin Limoj shprehet tekstualisht: I thame Qazim Kokoshit qe do ta presim bishtin e do te bejme pule. Pse eshte shprehur keshtu ky luftetar i luftes se Vlores, pergjigjen le ta japin ata qe e dine historine. Ama ky eshte lajm direkt me ze dhe figure i pjesmarresit ne luften e Vlores. Tani se kush ka qene Qazim Kokoshi dhe çfare ka bere, une nuk di gje vete. Televizioni shqiptar, po eshte se eshte publik dhe paguhet nga parate e qytetareve , le ta publikoje kete video qe tu mbyllet goja ketyre intriguesve dhe palaçove te soteme qe duan ta deformojne historine sipas qejfit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje