Dopietë e Vilës dhe supergol i Kallakut, Teuta shkëlqen në Vlorë

23 Dhjetor 2019, 13:57Sport TEMA

Teuta ka fituar me rezultatin 1-3 në transfertë përballë Flamurtarit.

Një dopietë nga Emiliano Vila dhe një supergol i Sherif Kallakut kanë mjaftuar që djemtë e Edi Martinit të marrin tri pikët e radhës.

Pas fitores ndaj Partizanit, ekipi durrsak ruan ecurinë pozitive dhe merr një tjetër fitore.

Flamurtari me shumë probleme nuk arriti të bëjë më shumë se të shënojë një gol në këtë sfidë.

Andi Ribaj në minutën e 89-të shënoi golin e vetëm për kuqezinjutë vlonjatë, që vazhdojnë të jenë në vendin e fundit në renditje, me vetëm gjashtë pikë.

dy golat e shënuar nga Emiliano Vila ishin të parët me fanellën e Teutës këtë sezon, ndërsa Sherif Kallaku i shtoi një tjetër “perlë” koleksionit të tij të golave fantastikë.

Me këtë triumf, Teuta ngjitet në vendin e pestë, në kuotën e 28 pikëvë, po aq sa kanë Partizani dhe Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje