Një pyetje hipotetike që gjithsesi kërkon argumente dhe fakte për të nxjerrë dritën e diellit të vërtetën për këtë problem, që nesër veç të tjerash historia të flasë për përgjegjësitë kolektive, individuale dhe institucionale të kësaj bëme dhe ngjarje sa të pazakontë aq edhe të trishtë për vlerat e sportit shqiptar në përgjithësi. Ajo që mund të thuhet me bindje të plotë është fakti se ky klub ka pasur traditë të shkëlqyer dhe shkollën e vet në këto 70 vite të themelimit të saj, në shumë e shumë lloje sportesh si në futboll, lojërat me dorë, ngritje peshash, mundje, ciklizëm, qitje etj. ku ka spikatur me rezultate të larta dhe marrje trofesh të shumta për të cilat janë krenarë në radhë të parë plejada të tërë sportistësh që i kanë arritur këto rezultate duke u bërë të njohur si në Shqipëri ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, që tashmë dihen dhe njihen nga të gjithë.
Duke mos dashur të përmendim emra individësh të kësaj fushe, të talentuar që u kapën majat më të larta të cilësive sportive në këtë klub, që janë të shumtë dhe pa mbarim (sepse ky nuk është qëllimi i këtij shkrimi) mund të themi me bindje të plotë se eliminimi nga sfera e veprimtarive sportive të klubit Dinamo është pa mëdyshje një gabim i madh dhe i pafajshëm ndoshta dhe i pariparueshëm për vetë kohëzgjatjen dhe indiferentizmin e organeve dhe organizmave që merren dhe janë marrë në këtë fushë të veshur apo jo me pushtet pavarësisht nga përkatësia politike e këtij pushteti në këto 20 vjet të vendosjes së pluralizmit dhe demokracisë në vend.
Nëqoftëse klubi sportiv Dinamo ka zhvilluar veprimtari për mbijetesë në këto vite, merita për këtë i takon disa biznesmenëve dashamirës të Dinamos, të cilët dhanë një kontribut të çmuar për aq sa mundën dhe bënë do të mbeten të nderuar dhe të respektuar nga opinioni sportiv shqiptar ku spikat në mënyrë të veçantë biznesmeni Sula, i cili mbajti gjallë ekipin e futbollit madje me një cilësi sportive mjaft të mirë ku dhe fitoi dy kampionate kombëtare në vend si dhe duke marrë pjesë denjësisht në kompeticionet e kupave të Europës, në një kohë kur pushteti bënte të paditurin dhe indiferentin pa kontribuar aspak të paktën si ndërmjetës rregullator në kushtet e një ekonomie tregu për ecurinë e sportit në përgjithësi.
Personalisht jam i bindur ashtu si dhe mbarë opinioni sportdashës dinamovit dhe më gjerë se largimi i klubit sportiv Dinamo pothuajse i plotë dhe total nga sfera e veprimtarive sportive në vend është i qëllimshëm deh bërë në bazë të një strategjie dhe skenar të caktuar nga njerëz mediokër, keqdashës dhe sharlatanë të veshur apo jo me pushtet gjatë këtyre 20 viteve si dhe me një sjellje prepotente dhe arrogante kanë bërë çmos për t’ia arritur qëllimit kudo që i ka ecur fjala dhe kudo që kanë pasur vetë kompetencat për të vepruar.
Sa më sipër ky skenar i hartuar mirë është luajtur në radhë të parë duke intriguar me emrin e Dinamos, se ky klub na paskësh qenë i këtij apo i atij personi, i kësaj apo i asaj ministreje etj. profka të tilla që veçse me sportin nuk kanë lidhje, por që përkundrazi e implikojnë atë me politikën ku përveç të tjerash shkojnë në krah të kundërt me arritjet dhe vlerat demokratike në vend, si dhe përgojojnë ose nënvlerësojnë vlerat e atyre sportistëve që kanë luajtur me emrin e këtij klubi, një pjesë e të cilëve nuk jetojnë më, kurse pjesa tjetër janë “flokë të thinjur” por plot dinjitet për atë çka kanë dhënë ngjyrat e Dinamos dhe që e duan me zemër dhe shpirt deri në fund të jetë së tyre për sakrificat, mundimin dhe djersën e derdhur që gjithsesi nuk i ka shkuar kot. Nga ana tjetër këta sportistë dhe sportdashësit dinamovitë janë të indinjuar dhe revoltuar për faktin që Dinamos së tyre të dashur gjatë këtyre 30 viteve është tentuar disa herë t’i hiqet logo dhe emri i saj duke u zëvendësuar me emra të tjerë si Olimpik etj., gjë e cila nuk u arrit të bëhet e mundur pasi Dinamo si emër ekziston në shumë e shumë vende perëndimore dhe lindore, madje dhe në kreun e demokracisë botërore në Amerikë, ku sot e kësaj dite ekziston një ekip futbolli me emrin Dinamo.
Meqenëse ky qëllim dështoi atëherë u vu në zbatim plani B i njëjtë si ai që u përdor tek ekipi i Partizanit, heqja e së drejtës së pronësisë për ambientet dhe infrastrukturën e klubit që e trashëguan nga sistemi i mëparshëm duke e lënë atë rrugëve dhe në mëshirë të fatit. Nga nj veprim i tillë Partizani kaloi në kategorinë e dytë në futboll se për sportet e tjera as që diskutohet, Dinamo ra në kategorinë e parë, ku më parë e kishin pësuar edhe shumë më keq edhe sporti i volejbollit të femrave(fituesi i vendit të tretë në Europë) me Ela Tasen e famshme, që e njeh jo vetëm Shqipëria por gjithë Europa(kjo ndodhi në vitin 1997) basketbolli e shpëtoi më shpejt, për sportet e tjera nuk bëhet më fjalë, kështu u shua edhe volejbolli i djemve në vitin (2010-2011) dhe futbolli që kishte ngelur ra në kategorinë e parë vitin e ardhshëm (ku nuk ka asnjë dhomë ku të zhvishen lojtarë lëre për të tjerat). Kurse për fushën e stërvitjes që ka pasur brenda klubit të saj ky ekip duhet të japë 150 mijë lekë të reja në muaj, fushë të cilën e ka ndërtuar vetë presidenti i Dinamos, z.Sula me federatën europiane të futbollit ku ai ka paguar 60% të shpenzimeve të projektit.
Kjo është pra dhe e ardhmja e futbollit dinamovit(i vetmi që ka ngelur si aktivitet sportiv) që ka lidhje me një ditë të bukur kur vjen një urdhër nga lart (ministria e sporteve) që kompleksi sportiv dinamo një nga komplekset sportive në Shqipëri t’i kalojë në pronësi agjensisë së sporteve, dhe pas kësaj futbollit të Dinamos ju mbyll dera. Një fakt tjetër që komprementon urdhërdhënësit për “pushtimin” e klubit sportiv Dinamo është ajo që për këtë rast ligji është “i veçantë” sepse të gjitha klubet në Shqipëri në çdo vend apo qytet qofshin kanë trashëguar prona të klubeve sportive dhe asnjërit nga këta nuk i janë marrë këto ambiente. Vulën e kësaj batërdisje ja vuri FSHF-ja, e cila e bëri atë pronë të saj dhe ndërtoi zyrat për veten e saj.
E përmendëm këtë sepse këtu mund të thotë ndokush se “paske harruar që sot veprojnë ligjet e ekonomisë së tregut” (unë këtë e di mirë), por sepse kjo të ndodhë për Dinamon dhe jo për klubet e tjera, pastaj shtetet e tjera me ekonomi tregu në shembullin e të cilëve ne ecim sot, nuk kemi dëgjuar në asnjë vend të vetëm që të kenë bërë këtë “gjëmë”(të kenë shuar klubet sportive) përkundrazi e kanë zhvilluar atë sa më shumë deri në perfeksion për rezultate të larta dhe shumë të larta, ku rinia veç harxhimit të energjisë, argëtimit dhe edukimit të saj merret në masë të madhe dhe nuk ndodh si tek ne ku rinia nuk kanë si të merren me sport në një vend si ky, ku terrenet sportive fashiten nga dita në ditë dhe s’ka të tilla sepse janë zëvendësuar me pallate, rrugë dhe kafene.
Së fundmi, dua të përmend një fakt që më ndodhi një ditë duke kaluar nga kompleksi Dinamo kur pashë që njerëz kalonin me kuaj dhe bënin gara duke i rënë fushës së futbollit mes e tërthor. Kur pyeta dikë për këtë më thanë që bëhen me miratim të drejtoreshës së Agjencisë së Sporteve ashtu siç pashë në dhomat ku më parë ishte kompleksi i Dinamos që i shërbente sportistëve, pashë tesha të ndera nëpër dritare dhe mu duk se banon njerëz (këta mund të jenë dhe sportistë të agjencisë sportive) se familjarë s’ma ha mendja të kenë qenë dhe nëse është kështu vërtet kjo është më komprometuese e që do të thotë ik ti se do të ulem në këtë vend se kam pushtetin.
Në fund të këtij shkrimi nuk mund të lë pa përmendur një fakt tepër domethënës. Në një takim paraelektoral të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, zBasha, ku personalisht isha pjesëmarrës vetë z.Basha është shprehur tekstualisht veç të tjerash: “Si kryetar i Bashkisë në rast se unë fitoj këtë mandat qeverisës në pushtetin lokal të Tiranë do përpiqem të ndihmoj lëvizjen sportive në Tiranë dhe do të përkrah në të gjitha mënyrat klubet sportive në kryeqytet, qoftë klubin sportiv Tirana, po ashtu edhe Dinamon dhe Partizanin, sepse të dy këta të fundit janë klube të kryeqytetit dhe nuk kanë rënë nga qielli”.
Por për çudi kjo nuk ka ndodhur madje ka ndodhur e kundërta. Kështu në muaji Shtator 2011 klubi sportiv Dinamo u nxor jashtë kompleksit sportiv të tij dhe ka mbetur qysh nga kjo kohë “rrugëve”. Le të shpresojmë në të ardhmen për masa pozitive në këtë drejtim, por për të qenë i sinqertë personalisht nuk shoh asnjë rreze drite në tunel për këtë problem, përveç rrënimit të plotë të klubeve sportive të kryeqyteti Dinamo.
Kam mendimin se me politikat që po ndiqen për zhvillimin e sporteve në Shqipëri, radhën për ta pësuar si Dinamo mund ta kenë klube të tjera të traditës së cilësive të larta.
Nuk ndërhyn në radhë të parë legjislacioni për sportin, i cili lë për të dëshiruar.
Është neglizhuar dhe vazhdon i lënë rrugëve…?!
Sipërmarrja e kohëve të fundit e një grupi biznesmenësh italianë natyrisht që është një risi shpresë-dhënëse por pavarësisht nga kjo një gjë e tillë nuk duhet dhe nuk mundet ta përjashtojë preokupimin dhe interesimin për zgjidhej të këtij problemi, nga organizmat dhe organet përkatëse të pushtetit nga ata të Bashkisë Tiranë ashtu dhe të pushtetit qendror. Emergjencë në rastin e KS Dinamo është dhënia e një strehe ku të “fusi kokën”, sepse shtëpinë e saj sportive nuk ja shembi Tërmeti, por shteti. Ndaj Ai ka për detyrë t’ja rikthejë atë.
Nga Petrit Shehu, shkrimtar, ish sportist dhe trajner në KS Dinamo
Në këtë botë janë shuar shtete dhe qytetërime, parti politike me të kaluar historike dhe sisteme shoqërore, shuhen diej dhe planete, ty të ardhka keq që po shuhet klubi i ministrisë gjakatare të brëndëshme të diktaturës me emrin Dinamo. Mësoni nga PPSH, që për t’na gënjyer ndërroi emrin në PS dhe PD. Dhe ju, si hap të parë ndrroni emrin, se njerëzia kanë alergji nga ky emër. Vetëm Ramës mund ti vijë rehat nëse ju ruani këtë emër, sepse i duheni për vota. Akoma nuk e keni të qartë ju se ndjenjat politike të miletit janë më të forta se dashuria për sportin?
Ne kete shkrim kaq te vlefshem flitet per sport dhe jo per politike. Kush do ta ngaterroje sportin me politiken le te vazhdoje . Ky shkrim eshte shume i bukur dhe i vertete..
Dinamo, kjo dashuri e viteve te rinise qe eshte e paracaktuar te humbas si te gjitha dashurite e para. Historia e Dinamos eshte nje histori hajdutesh te cilet perpiqen te vjedhin njeri tjetrin, duke filluar nga Besnik Sula per te vazhduar me sere mafizosh e le ta mbyllim ne fund fare me shtetin. Te gjithe hajdut qe bertasin kapeni hajdutin!!!
eshte e dhimbshme te mendosh fundine e ketij klubi legjendar.dhe te thuash edhe pas 30 vjeteve qe eshte skuader spiunesh nuk ka sens.komunizmi ka vdekur me kohe.dhe vendin e tij e zuri kanibalizmi politik dhe etja e shuar per te shkaterruar gjithshka qe u be per 45 vjet.kety hyn dhe DINAMO.Klub legjendar..shume i qyteteruar me nje stil sportiv unik..eleganze ..tifozeri teper elegante dhe te qyteteruar.stili i dinamos ishte komplet ndryshe nga skuadrat e tjera te kryeqytetit.ne volejboll meshkuj e fenra ka arritur tre gjysemfinale te kupes se kampioneve..rezultate qe sot mund te arrihen mbas 100 vjetesh.futbolli qe bente dinamo ishte romantik,,teknike ..eleganze..dhe prape fitoi 3 tituj mbas viteve 90 megjithe makuterine cecenase te klanit berisha ..per ta rrenuar dinamon..qe u arrit me RIDVAN BODEN dhe DUKEN ..qe zhduken nje DINAMO dhe ngriten nje SKENDERBE..teper modest ne historine e futbollit shqiptar deri para 8 vjetesh..i perkas atij brezi qe DINAMO na ka bere te enderrojme..dhe e them me plot krenari…PO JAM KAM QENE DHE DO TE JEM TIFOS I DINAMOS…EDHE SIKUR TI PERKASI VETEM HISTORISE..KY 30 VJECAR KA SHKATERRUAR SHUME GJERA..DINAMO ISHTE VIKTIMA EKSELENTE E SPORTIT SHQIPTAR..SI GAZETA SPORTI POPULLOR E TE TJERA..VEND KANIBALESH…E THOTE I URTI POPULL…KU DI DHIA CESHTE TAGJIA…