Suksesi i një skuadre është gjithmonë grupi, por sekreti i vërtetë mbetet trajneri dhe mënyra se si ai përfshin futbollistët, i vendos rregulla që duhen respektuar dhe dëgjohet nga skuadra në çdo moment.
Çdo trajner ka një filozofinë e tij, po kur trajneri është një fitues i lindur dhe një ish-futbollist që ka shkruar një karrierë fantastike, atëherë është edhe më i prirur për të përcaktuar se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet në funksion të objektivave.
Trajneri në fjalë është Raul Gonzalez Blanco, idhulli madrilen, tashmë trajner i Real Madrid Castilla prej fillimit të sezonit. Edhe pse në 18 ndeshje skuadra ka arritur të mbledhë vetëm 22 pikë, ajo që ia vlen të thuhet janë rregullat strikte të Raul… Sipas “Marca”, këto janë 5 rregullat më të veçanta të dekalogut “Raul Gonzalez”.
1. Në stërvitje dua t’iu shoh 1 orë e gjysmë më herët. Po u vonuat më shumë se një herë, dënoheni me shkëputje të kontratës.
2. Momentin kur shkelni territorin e kampit stërvitor, nuk dua tiu shoh me telefon në dorë dhe asnjë veshje firmato, modele të çuditshme flokësh dhe kufje në vesh.
3. Derisa hani mëngjes apo drekë, dua t’iu shoh duke folur sy më sy me njëri-tjetrin. E përsëris, në duar dua t’iu shoh vetëm pirunj dhe lugë. Telefonat nuk ekzistojnë.
4. Në zhveshtore rregullat i bëj unë. Kokën e mbani lart. Sepse po luani për Real Madrid. Kush mban kokën poshtë, le t’ia fusë vrapit menjëherë nga ka ardhur sepse vetëm celularët ju mbajnë kokën poshtë. Dhe ky është Real Madrid nuk është një celular.
5. Të bëhesh futbollist duhet të jetosh si futbollist. Kam kontakte me prindërit tuaj, të cilët janë të detyruar të me raportojnë në çfarë ore flini. Po ju zuri ora 00:00 më mirë mos të zgjoheni fare.