Ibrahimovic ka thënë “po”, më 30 dhjetor në stërvitje me Milanin

26 Dhjetor 2019, 18:42Sport TEMA

Tashmë ka pak dyshime: Zlatan Ibrahimovic po kthehet te Milani. Sulmuesi 38-vjeçar u ka thënë po Maldinit e Bobanit, që në orët e ardhshme shpresojnë të mbyllin përfundimisht marrëveshjen, duke përcaktuar detajet e fundit ekonomike me menaxherin Mino Raiola.

Mungon vetëm firma për ta parë gjigantit suedez në fushë nën urdhrat e Piolit. Më 30 dhjetor duhet të paraqitet në Milanello për të zhvilluar seancën e parë stërvitore me “Djallin”.

Ishte dhurata e çmuar për Milanin me rastin e Krishtlindjes, edhe pse me një ditë vonesë. Është bindur më në fund të firmosë një kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësinë e zgjatjen së bashkëpunimit edhe për 12 muaj të tjerë, në bazë të golave të shënuar. 6 muaj kohë për të treguar se është ende i aftë të bëjë diferencën në Serinë A.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje