Në Itali janë të sigurt, Interi blen mesfushorin suedez për 35 mln euro

26 Dhjetor 2019, 09:29Sport TEMA

Interi është duke punuar intensivisht për t’u përforcuar në merkaton e janarit.

Drejtuesit zikaltër janë të interesuar për të ofruar lojtarë cilësor në repartin e mesfushës. Emrat më ta lakuar për të mbërritur nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte janë Arturo Vidal dhe Dejan Kuluevski.

Sipas medias italiane “Sportmediaset”, Kuluevski është pranë Interit pasi këta të fundit kanë bërë përpara në bisedime më klubin e Atalantës që ka kartonin e 19-vjeçarit.

Sudezi këtë sezon po befason me skuadrën e Parmës ku është i huazuar. Interi do të paguaj 35 milionë euro për Kuluevskin por më parë duhet bindur Parma e cila nuk dëshiron ta humbas talentin në janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje