Ekipi më në formë në Europë, çfarë rekordi i Leipzig në Bundesliga

24 Dhjetor 2019, 20:10Sport TEMA

Skuadra e Leipzig është padiskutim ekipi më në formë në Europë gjatë dy muajve të fundit dhe rezultatet që të besuarit e Julian Nagelsmann kanë qenë të shkëlqyera.

Ekipi gjerman ka marrë fitore bindëse njëra pas tjetrës dhe kanë vendosur një rekord shumë impresionues në Bundesligën gjermane.

Ekipi i Leipzig është bërë skuadra e parë dhe e vetme në historinë e kampionatit gjerman që merr tetë fitore radhazi, me tre ose më shumë gola të shënuar në një ndeshje.

Sulmi i Leipzig është i frikshëm dhe me në krye bomberin Timo Werner, duken të pandalshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje