Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, është ndër futbollistët më të lakuar të merkatos së janarit. 19-vjeçari ka bërë shumë mirë në gjysmën e parë të sezonit duke formuar një prapavijë të mirë me Amir Rrahmanin. I riu ka treguar stabilitet dhe mjaft siguri në prapavijë.
Një ndër adhuruesit e tij të rinj është Igli Tare. Drejtori sportiv i Lazios e ka ndjekur me vëmendje lojtarin e ri dhe është futur në garë për ta rrëmbyer. Shqiptarit nuk i mungojnë ofertat me ekipet “big” italiane që e duan me patjetër. Ai duhet të zgjedhë me kujdes, ndërsa plani i Tares është konkret.
Shqiptari e sheh Kumbullën si zëvendësuesin ideal të Stefan Radusë. 33-vjeçari shumë shpejt do të pranojë pankinën dhe i riu shqiptar është emri i duhur për ta zëvendësuar. Lazio duhet të fitojë konkurrencën me Juventusin, Interin dhe Napolin, por fakti që Tare është shqiptar e ndihmon në këtë aspekt.