Si një miqësi mund të shkatërrohet nga politika

24 Dhjetor 2019, 18:41Sport TEMA
Si një miqësi mund të shkatërrohet nga politika

Dražen zgjohet herët çdo mëngjes. Drejtohet për në palestër dhe për tre orë stërvitet përpara se të shkojë në shkollë. Talenti nuk mjafton për të. Ai kërkon perfeksionin dhe dëshiron të dijë çdo detaj, të mësojë çdo gjë, të kuptojë përpara të tjerëve se në cilin drejtim do të shkojë topi. Dhe pse.

Vlade është më i shkathët. Shtatëmbëdhjetë vitet e tij ai dëshiron ti jetojë plotësisht, pa hequr dorë nga asgjë, madje as nga cigaret.

Për atë basketbolli është intuitë, guxim dhe pak çmenduri. Është një gjigant, edhe pse është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç. Dyfishin e shokëve të tij.

Dy djemtë e pazakontë, të talentuar dhe shumë të ndryshëm të cilët një ditë vendosin të pushtojnë këtë sport në të njëjtën kohë.

Të dy djemtë e gjejnë veten të izoluar nga bota, ballë për ballë, sy në sy. Një litar shtrëngon gjoksin e Dražen dhe vazhdon në anën e kundërt për të rrethuar atë të Vlade.

Ndjenja është ajo e një përqafimi. Infinit. Një përqafim që të dy djemtë do ta shkëmbejnë miliona herë, si brenda ashtu dhe jashtë fushës, për të ngushëlluar veten, për të inkurajuar dhe për të mos u ndjerë kurrë të vetmuar.

Dražen dhe Vlade bëhen dy lojtarë të frikshëm, të cilët kur luajnë me të njëjtën fanellë, krijohet ideja se diçka magjike po ndodh. Tifozët mbeten të mahnitur nga aftësitë e tyre.

Por tragjeditë vijnë pa paralajmërim dhe janë të vetmet që janë në gjendje të thyejnë magjitë.

Një tragjedi e madhe godet botën e Dražen dhe Vlade. Fati i ka vendosur në dy male të ndryshme.

Përpjekje, gjeste dhe britma për t’u vënë re nga ana e Dražen. Por asgjë, miku vazhdon ti kthejë shpinën, pa e vënë re atë.

Muajt ​​dhe vitet kalojnë në këtë mënyrë. Malet largohen dhe dy kampionët nuk mund ta shohin më horizontin.

Vlade, i vetmuar, i zhgënjyer dhe i dorëzuar, kujton kohën kur ishin adoleshentë. Dhe pse ai nuk e sheh më Dražen, e di se ku ta kërkojë përqafimin e tij. Në pafundësi.

Po flasim për Dražen Petrović dhe Vlade Divac, dy basketbollistë të viteve nëntëdhjetë. Kolegë dhe shokë që nga mosha shtatëmbëdhjetë vjeç, luajtën së bashku me kombëtaren Jugosllavisë ku në Botërorin e Argjentinës në vitin 1990, fituan medaljen e artë duke mposhtur një fuqi si Bashkimi Sovjetik.

Të dy luajtën në NBA, me skuadra të ndryshme, por kjo nuk i pengoi të ishin shokë të mëdhenj.

Ajo që do t’i ndajë, megjithatë, do të jetë lufta, një nga më të përgjakshmet dhe më absurdët e epokës sonë, që do të çojë në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Nga njëra anë Petrovic dhe Kroacia, nga ana tjetër Divac dhe Serbia. Gjatë festimeve për Botërorin e vitit 1990, Divac i heq flamurin kroat një tifozi, sepse për atë në atë kohë ekzistonte vetëm një flamur, ai i Jugosllavisë.

Megjithatë, ky gjest ofendoi Petrovicin, aq sa ndërpret të gjitha marrëdhëniet me mikun e tij të vjetër, pavarësisht nga përpjekjet e shumta të Divacit për të shpjeguar arsyet e tij.

Petrovic vdes nga një aksident automobilistik tre vjet më vonë. Duke mos riparuar marrëdhënien më të rëndësishme të jetës së tij.

Një vend i tërë, Kroacia, e ka bërë Divacin një përbindësh që luftoi në emër të një urrejtjeje racore që ende nuk e kishte arritur kulmin.

Kjo urrejtje zgjati aq shumë sa serbi, arriti të takonte familjen e shokut të tij dhe të vizitonte varrin e tij, vetëm shumë vite më vonë.

Një film dokumentar Once Brothers, i drejtuar nga Michael Tolajian, u realizua për këtë histori.

4 komente në “Si një miqësi mund të shkatërrohet nga politika”

  1. Raimond vlonjati says:

    C!esht ky artikull qe nuk ka ldhje fare me popullin tone

    Ne asnjehere nuk i kemi pasur miq fqinjet tane ,sepse ata jane zmadhuar si shtete duke vjedhur tokat tona me ndihmen e fuqivw te medha

    Ku shkrim esht nje keqardhhe per Jugosllavine ,
    porse ne nuk na ruhet fare nese keta jane miq apo armiq
    Kjo gje sht jashte unversit tine Shqiptar , o gazetar rrembythje

    1. Remziu says:

      Jo qe nuk ka liddhje me popullin tone por nuk ka futur as “prijsin lexhendar Berishe “o ish shik-as! Apo jo or Mondi !

  2. pernaska says:

    degjo more zoteri,sporti snjeh as kufij e as kombesi.po te dish kush jane keto 2 ikona te basketbollit boteror atehere mund te flashes,por jo te ofendosh ne menyren me verbale.po nejse gezuar festat edhe ti,dhe po ke mundesine lexo ndonje liber me shume.kam patur fatin ti shikoj nga afer te dy keta, e gjitha nisi per nje flamur, dhe per patriotizmin e tepruar te drazhenit,po te shikoni nje dokumentar ne tv jugosllav atehere,kroat e serb tani,dota kuptoni. mbas shume vitesh te largimit nga jeta te drazhenit,vladoja i vajti ne shtepi ku takon mamane dhe vllain e madh aleksandrin per homazh,dhe ata e pranuan me shume sinqeritet.

  3. Bolena says:

    O shpellar rajmondi qe te pelqen te quhesh vlonjat. Nuk ka vlonjat qe te kete trute e tu. Do na thuash edhe per Mesin e Ronaldon qe ca na duhen kete lajme qe skane lidhje me popullin tone. Jo po na duhen lajme se a e beri shurren Berisha ne mengjes apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje