Rey Manaj kërkohet nga Barcelona!

25 Dhjetor 2019, 13:29Sport TEMA

Rey Manaj kërkohet nga Barcelona. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare  ka patur shumë probleme te Albacete gjatë muajve të fundit, sidomos me trajnerin Ramis i cili për shkak të sjelljes së lojtarit e ka dërguar edhe në tribunë në ndeshje të caktuara dhe kjo është një nga arsyet kryesore që Manaj po mendon largimin.

Sëfundmi në skenë ka dalë Barcelona që e kërkon 22-vjeçarin për skuadrën B që militon në Kategorinë e 3-të të futbollit spanjoll.

Nëse Manaj e pranon transferimin ai do të bënte një hap pas në karrierë duke zbritur një kategori më poshtë, por duke u aktivizuar te Barcelona B dhe duke shënuar rregullisht, shqiptarit mund t’i jepet mundësia në të ardhmen për të luajtur edhe me skuadrën e parë të Barçës, diçka të cilën Manaj e ëndërron.

Në fakt deri tani lushnjari ka luajtur për një skuadër të madhe pasi është aktivizuar me Interin në Serie A kur ishte vetëm 18 vjeç.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona është gati të ofrojë 5 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, për të cilin Albacete pagoi rreth 2 milionë euro për ta blerë nga Interi.

Manaj i cili është një titullar fiks në formacionin e Edy Rejas te kombëtarja shqiptare, në këtë sezon me Albaceten është aktivizuar në 9 takime në Segunda Division teksa ka arritur të realizojë edhe dy gola.

2 komente në “Rey Manaj kërkohet nga Barcelona!”

  1. dardan says:

    Ky nuk i vlen Barcelones C as gratis. Eshte futbollist i djehur qe ne veze. Po te ishe gje e mbante Interi, pp e pane qe ky vetem vrapon kot sa eshte akoma i ri. Pas 5 vjetesh sdo vleje as per vrap.

  2. Toto says:

    Po Barcelona mori disa te tjere per WC ,mos e do per te vrare mushkonjat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje