Reja rinovon me Shqipërinë, zbulohet data kur mbaron gjithçka

24 Dhjetor 2019, 22:20Sport TEMA

Edy Reja dhe Armando Duka kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Presidenti i FSHF-së i ka besuar trajnerit italian pas eksperiencës në kualifikueset e Europianit. Palët janë takuar disa herë dhe kanë arritur dakordësinë për kushtet e kontratës së re.

Italiani pritet të hedhë firmën e rinovimit më datë 20 janar. Reja pritet të rinovojë me një kontratë 2+2 dhe do të përfitojë rreth 300 mijë euro në sezon. Një shifër e konsiderueshme dhe kontratë përmbyllëse për karrierën e Rejës.

FSHF nxori tym të bardhë pas një takimi prej 5 orësh ndërmjet Dukës dhe Rejës. Ishte presidenti që ftoi për drekë teknikun italian dhe në fund të saj të dy palët kishin dëshirën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

2 komente në “Reja rinovon me Shqipërinë, zbulohet data kur mbaron gjithçka”

  1. Rromes says:

    30,000,00 mila per duken e sigurt , shqiperia non va da nessuna parte finché c’è duka i par .

  2. Rromes says:

    30,000,00 mila per duken e sigurt , shqiperia non va da nessuna parte finché c’è duka i par .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje