FOTOT/ Vrasja e shqiptarit që tronditi Londrën: 36-vjeçari, i lidhur me disa ekzekutime. Ishte personi më i kërkuar në Suedi

27 Dhjetor 2019, 10:46Kronika TEMA
FOTOT/ Vrasja e shqiptarit që tronditi Londrën: 36-vjeçari, i

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, u ekzekutua në prag të Krishtlindjes para shtëpisë së tij 1.5 milionë euroshe në Londër, përpara syve të gruas së tij Debora, e cila pa e tmerruar gjithë skenën.

Viktima, një shqiptar nga Kosova, është vëllai i modeles së njohur Misse Beqiri.

Kjo e fundit u bë e njohur në Britani nga pjesmarrja në një reality show dhe ka qenë më  parë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Aktualisht ajo punon  si modele  dhe është një ndër më të paguarat në botë.

Ekzekutimi i Flamur Beqirit, që njihej si “poducent” muzikor, ka tronditur Londrën, ndërkohë që mediat britanike, pas një investigimi me mediat suedeze, kanë zbuluar të kaluarën e errët të 36-vjeçarit.

Beqiri raportohet se ka qenë i lidhur me disa vrasje mes shqiptarëve në Suedi, gjatë kohës që jetonte atje.

I rritur mes Kosovës e Shqipërisë, ai emigroi kur ishte ende fëmijë në Suedi.

Aty u lidh me mafien e nëntokës suedeze, dhe në vitin 2008 u procedua për futjen e një sasie kokaine me vlerë 2 milionë dollarë në Skandinavi.

Para se të transferohej në Britaninë e Madhe tre vjet më parë, disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në Suedi u vranë.

Ai ishte shpallur si personi më i kërkuar në Suedi, ndërkohë që nuk u mor vesh si arriti të mos arrestohej dhe për më tepër, të transferohej në Britani, kur deri dy ditë më parë jetonte në dukje i qetë, dhe madje kishte blerë një super shtëpi për 1.5 milionë euro.

Ndërkohë, në Suedi, miku i tij i ngushtë Najef Adawi u plagos rëndë në Malmo ndërkohë që bashkëshortja e Adawit ndërroi jetë nga plagët.

Edhe Najef akuzohej për vepra të ndryshme kriminale në Danimarkë, dhe kishte kaluar 8 vite ne burg.

Beqiri njihej për jetën luksoze.

Ai u martua në vitin 2018 me bashkëshorten e tij Debora Krasniqi, në liqenin e pasanikëve në Itali, Como, në një ceremoni super luksoze, me të ftuar nga disa vende të botës.

Me Deboran u njoh gjatë martesës së të motrës, e cila është një yll dhe personazh i njohur në Britani.

Gjatë një interviste për një revistë britanike, Deborah kishte rrëfyer njohjen me të shoqin, i cili e mori në telefon dhe folën për disa orë pa shkëputje, dhe më pas u takuan.

Policia thotë se për momentin nuk ka ende asnjë të dyshuar për vrasjen e 36-vjeçarit, i cili u ekzekutua ndërsa kthehej në shtëpi bashkë me të shoqen dhe fëmijën e vet.(TemA)

14 komente në “FOTOT/ Vrasja e shqiptarit që tronditi Londrën: 36-vjeçari, i lidhur me disa ekzekutime. Ishte personi më i kërkuar në Suedi”

  1. Berat Kopili says:

    Humbje e madhe për gjithë shqiptarinë…Një intelektual i tillë i përmasave globale me hanger një plumb byethësh në këte formë…

    1. Làjmi Pritshem says:

      Jam shume i pimelluar nga vdekja e papritur e nje prej VIPave me te arritur qe ka pas shqiptaria.. RIH

    2. abc says:

      ADN-ja Arberore eshte perzier me ate Otomane duke krijuar “racen” Shqiptare te sotme.
      Nje rac luftarake, djallezore, kriminale dhe te pa meshirshme, si stergjysherit e tyre Spahinj dhe ushtarak Osman qe perdhunuan Nenat Arberore.

      1. undefined says:

        ADN..arberore nuk ka pasur “nevoje” per ADN mongolesh turq per te qene luftarak o lyrash 300….ADN tone e njohin mire turko-pontet e Athines…mos ngaterro gjerat….ADN r osmallinjeve e gjen te fresket dhe origjinal ne te gjithe Greqine …..me..karaoglus sulltanidis…karamanlis…etj etj “xhevahire” korrakesh delxhuke qe na bejn sot “helenin”…mor vemje bodrumesh….

    3. Kici says:

      Me kuadro si ju ke qef te punosh..jeni qene te vertet..

  2. H says:

    Këta janë “Vipat” shqiptarë. Drogaxhi, prostituta, trafikantë, kriminelë. Edhe pastaj thonë se Evropa është rraciste. Cilido është rracist ndaj ktyre.

  3. petriti says:

    Humbje e madhe (e kam fjalen per kohen qe humbem duke e lexuar neper te gjitha gazetat)

  4. Na myten says:

    C’e pyt mo sa u trondit Londra! Ndalun trenat dhe bursa.
    Nji Beqir me pak.

  5. Edlira says:

    “Mafia e nentokes suedeze…” ????
    Lum ne per gazetaret qe kemi…?

  6. tirona says:

    vipi me i modh shqiptar edje cuni sal malokut me grun e vet modele :)) ky esht niveli i atij vendi te marum.

  7. Komshiu vipit says:

    Agjensia Peshtanaku keni harru me thene se Mbretereshes i ra infarkt dhe dita e sotme eshte shpallur dite zije ne te gjithe Commonwealth-in.

  8. Santa Quaranta says:

    Te fala shokeve!!

  9. Ce says:

    E paska të shkruar në ballë, ky duhet të jetë vrasës me pagesë.

  10. Moderni says:

    Dava rrembythje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje