Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare në Nëntor 2019 është 57 mijë e 335 pasagjerë.
Krahasuar me Nëntor 2018, ky tregues është rritur 21,8 %.
Në njëmbëdhjetëmujorin 2019, kanë udhëtuar me linjë detare 1 milionë e 495 mijë e 495 pasagjerë, duke u rritur me 3,5 %, krahasuar me një vit më parë.
Transporti ajror
Në muajin Nëntor 2019, transporti ajror i pasagjerëve zë 80,2 % të transportit gjithsej. Numri I pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në njëmbëdhjetëmujorin 2019 është 3 milion e 66 mijë e 488 pasagjerë, duke u rritur me 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Transporti hekurudhor
Rënien më drastike për transportin e pasagjerëve e transporti hekurudhor. Referuar INSTAT, numri i pasagjerëve sipas transportit hekurudhor në Nëntor 2019 rezulton me 96,6% rënie krahasuar me Nëntor 2018, për shkak se Hekurudha Shqiptare ka punuar vetëm dy ditët e para të muajit për efekt të mungesës së karburantit.
Ca titulli pa kuptim, o gazetaruc, instat publikon lajme ne shqip, kompozoje me me sens titullin se sikur e ke marre nga google translate. me qene mero sta kisha dhane rrogen e ketij muji
CE dun mor shqyptaret hekurudhen, at mbetje komunizma enverizmi?
Tash kena rruge e tynele qe han gjithe buxheti dhe mush xhepat e gjithe ceverise e politiqenve.
Cpo na duhet hekurudha.
Ne Jena ven i zhvillum, Tirana e Shqypnia qe dun lalieri e salia me bashedramine
Hekurudha atavizme anakronike
Ua Pse vetem nje koment Po komenti im ku eshte