«E kam uruar kur është zgjedhur». Me këto fjalë lapidare, kryetari i Sarajevës, Abdullah Skaka, u përgjigj në pyetjen e mediave se përse nuk do ta takojë kryetarin e Stambollit, Ekrem Imamollu, i cili ka ardhur për vizitë në Sarajevë. Imamollu erdhi të enjten në Sarajevë.
Në aeroport ai u prit nga kryeministri i kantonit të Sarajevës, Edin Forto, një socialdemokrat. Kryetari i Sarajevës, Abdullah Skaka, është anëtar i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA), e cila mban lidhje të ngushta me partinë AKP të presidentit turk Rexhep Taip Erdoan.
Imamollu, politikan i partisë socialdemokrate turke CHP, u zgjodh kryetar i Stambollit në fund të marsit, por kjo nuk i pëlqeu AKP-së së Erdoanit. Për pasojë zgjedhjet u anuluan për shkak të gjoja defekteve të procesit. Në fund të qershorit në Stamboll u mbajtën sërish zgjedhjet për kryetar të qytetit – kësaj radhe Imamollu fitoi edhe më bindshëm. Erdoan u dorëzua, kjo ishte njëra prej humbjeve të tij më të rënda prej se para gati dy dekadave mori pushtetin në nivel nacional në Turqi.
Imamollu u takua të premten me zyrtarë të qeverisë së kantonit të Sarajevës, i cili qeveriset nga Nasha stranka, një parti multietnike me orientim socialdemokrat. Pastaj ishte planifikuar që Imamollu të vizitojë varrin e Alija Izetbegoviqit dhe të falë namazin e xhumasë në Xhaminë e Gazi Husrev Begut në Sarajevë. Po ashtu ishte e planifikuar që Imamollu të vizitojë një galeri dhe Tunelin e Shpëtimit, një korridor që lidhte Sarajevën me aeroportin gjatë luftës.
Kryetari i Sarajevës Abdullah Skaka tha se «nganjëherë miqtë tanë nuk i kuptojnë rrethanat specifike politike, kompetencat dhe rolet e qytetit dhe kantonit apo komunave, nganjëherë pa dashje i involvojnë në politizime». Refuzimi i Skakas për t’u takuar me kryetarin e Stambollit është kritikuar nga vëzhgues të jetës publike në Sarajevë dhe është parë si gjest nënshtrimi ndaj Erdoanit.
Në vitin 2018 autoritetet në Sarajevë anuluan vendimin që shkrimtari Orhan Pamuk të nderohet me titullin «qytetar nderi». Këtë vendim e morën delegatët e SDA-së, partisë së themeluar nga Alija Izetbegoviqi dhe e drejtuar nga i biri i tij, Bakir Izetbegoviqi. Po më 2018 Erdoani u lejua të mbajë në Sarajevë një tubim elektoral për fushatën e tij për t’u bërë president me kompetenca të sulltanit.
Ndërsa në vendet perëndimore nuk iu lejua të mbajë tubime të tilla, në Sarajevë Erdoani mbajti një fjalim agresiv, ku kritikët e tij i kërcënoi me një «shuplakë osmane». Me atë rast Bakir Izetbegoviqi i këshilloi turqit të votojnë Erdoanin, sepse atë e paskësh dërguar allahu për të udhëhequr Turqinë. Profesori dhe shkrimtari nga Sarajeva Enver Kazaz deklaroi më 2018 se Izetbegoviq po e zgjeron ndikimin e Erdoanit në Bosnjë në kuadër të projektit për «vetëkolonizim» të boshnjakëve. «Në vend se t’i bosnjëzojë boshnjakët, ai i ka turqizuar», deklaroi Kazaz.(E.R)
Po Lali Eri do e takonte?
Fajtor eshte …………….. Handke qe mori cmimin Nobel ne letersi!!!! Keshtu eshte kur kolonet turq sllavofoles e shqipofoles i ngelen peshqesh Ballkanit. Turq ne mentalitet, kulture, besim e emra. Per turkun luftuan shekuj me radhe duke shtypur popullsite vendase aq sa nje pjese dermuese e popullsise arbereshe u larguan per tu bere pjese e familjes kristiane te popujve fqinje. Per kete pastrim etnik askush nuk flet ashtu sic nuk kan deklaruar kurre te thone se “pavaresia” e Shqiperise u fitua pa asnje beteje, pa asnje ushtar osmane te vrare!!!!! Ishte nje levizje ne panik e Stambollit per te shpetuar cfare ishte per te shpetuar nga perandoria e kalbur. Ishin keta poturexhinj me qylafe qe ndoqen princin europian te shtetit shqiptar, ishin po keta qe shkuan te ndihmojne sulltanin e tyre ne Canakkale, ………..
I njejti mentalitet edhe sot, turqezim dhe islamizim, urrejtje per fqinjet (packa se per 30 vjet mbushen barkun prej tyre) dhe dashuri e pa fund per Turqine aq sa per cdo vendim te diplomacise se Tiranes duhet te merret me pare aprovimi nga sulltani Erdogan!!!!!!!