Fluks emigrantësh në kufi për festat, në një javë në Kakavijë e Kapshticë mbërrijnë 250 mijë persona

29 Dhjetor 2019, 14:01Sociale TEMA

Emigrantë të shumtë vijojnë të kthehen në atdhe për të festuar festat e fundvitit pranë të dashurve të tyre. Përgjatë kësaj jave, policia njofton se kanë hyrë në Shqipëri, përmes pikave kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete, thotë Balkanweb.

Ne kemi shtuar sportelet dhe po punojmë me kapacitet të plotë. Fluksi është shumë herë më i madh se vitin e kaluar. Gjithashtu, kemi marrë masa që të mos kemi radhë të gjata edhe gjatë kthimit të tyre në vendet ku punojnë”, tha Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, Vilson Dine.Masat e marra nga Policia Kufitare eliminojnë radhët e gjata në hyrje.

Njëkohësisht, në Kapshticë e Kakavijë vijon bashkëpunimi mes dy policive, me qëllim që edhe Policia Kufitare greke të aplikojë masa të njëjta për të siguruar një lëvizje të njëtrajtshme dhe eliminuar radhët.

Policia Kufitare ka shtuar edhe kontrollet ne vijën e dytë në dalje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave të mundshme për trafikim të lëndëve narkotike duke përfituar edhe nga fluksi, ku në bazë të analizave të riskut, mjetet me risk kalohen në vijën e dytë dhe në skaner, për kontroll më të imtësishëm.

Në kufirin jeshil janë shtuar patrullimet në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe me Policitë Kufitare homologe, me qëllim kontrollin sa më të mirë të kufirit, për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë.

2 komente në “Fluks emigrantësh në kufi për festat, në një javë në Kakavijë e Kapshticë mbërrijnë 250 mijë persona”

  1. Lil Toronto says:

    A i llogarit qeveria emigrantet si turiste?

  2. Al paci says:

    Kjo eshte bingo per kryerilindasin, 250 nga greqia dhe nje 250 mije nga evropa perendimore, nga 300 euro per person e pakta harxhime 150 miljon euro 30 perqinde e shumes perfundosh taksa ne shteti e ramutit, I keputi 50 miljon shtese ne llogarite e tije dhe te grupit qe mban nga mbrapa Edvinua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje