Foto me flamurin kuqezi, mesazhi emocionues i Bayern Munchen për shqiptarët

29 Dhjetor 2019, 18:59Sport TEMA
Foto me flamurin kuqezi, mesazhi emocionues i Bayern Munchen për

Bayern Munchen është skuadra më e madhe në Gjermani, e cila ka fituar shumë trofe dhe ka tifozë të shumtë në gjithë botën.

Të shumtë janë edhe tifozët nga Shqipëria, të cilët mbështesin klubin bavarez, dhe bëjnë tifo për ta.

Pikërisht për këtë arsye, vetë klubi gjerman, ka vendosur të falënderojë të gjithë tifozët shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Bajern shkruan: “Faleminderit për mbështetjen tuaj në vitin 2019”, një shkrim të cilin e shoqëron edhe me “emojin” e shqiponjës.

Gjithashtu edhe në foton e postuar bashkëngjitur postimit, shihet goleadori i bavarezëve, Robert Lewandowski me sfondin e flamurit shqiptar.

 

3 komente në “Foto me flamurin kuqezi, mesazhi emocionues i Bayern Munchen për shqiptarët”

  1. Jozi says:

    Po. E ka bere edhe me flamurin serb, rus etj.
    Mos fluturoni me presh….

  2. mik says:

    Pse more Tema nuk e permend edhe flamurin e Kosoves ne foton numer 2 ?!! Apo jeni ‘ idhnu ‘ kohet e fundit ?

  3. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ja pra
    Hymë në Evrop!
    Por, unë them
    Është photoshop!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje