SPAK mbyll dosjen e parë në kohë rekord, 8 persona akuzohen për trafikim të më shumë se gjysmë ton hashash: Do ta shkëmbenin në Turqi me heroinë

30 Dhjetor 2019, 21:19Kronika TEMA

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur në kohë rekord një dosje për trafikimin e një sasie prej më shumë se gjysmë ton drogë, e cila do të dilte jashtë Shqipërisë, nga një grup kriminal me 8 anëtarët.

Tashmë dosja është dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe të akuzuarit Aranit Bida, Arben Cristea, Erando Mehmeti, Eduart Haxhi, Leonard Demiras, Gentian Rrapollari, Elvis Gjona dhe Andi Qiraxhi akuzohen për trafikimin e 578 kg kanabis, me destinacion Greqinë, Maqedoninë, përmes liqenit të Ohrit dhe Turqinë.

Në Turqi kjo ngarkesë me drogë do të shkëmbehej me heroinë, e cila do të vinte në Shqipëri dhe do të shitej te përdoruesit në vendit tonë.

Hetimet janë kryer nga Prokurori i SPAK Eneid Nakuçi dhe secili prej anëtarëve të këtij grupi të strukturuar kriminal kishte detyra të ndara, dhe konkretisht i akuzuari Aranit Bita, siguronte drogën në Tepelenë dhë organizonte transportin e saj nga Tepelena drejt Fierit, nga Rrogozhina drejt Elbasanit e deri në destinacionin final brenda territorit shqiptar, në Pogradec.

Sipas dosjes së hetuar nga ish-prokurorët e Krimeve të Rënda dhe tanimë nga prokurori Nakuçi që është pjesë e SPAK, i akuzuari tjetër Elvis Gjona, i quajtur Gjoni, bënte të mundur dërgimin e kanabisit drejt Greqisë në rrugë tokësore, dhe në Maqedoni me skaf nga liqeni i Ohrit.

Gjithashtu, pjesë e dosjes hetimore janë dhe disa përgjime, e në një prej tyre përmendet një përgjim me një shtetas turk që e thërrisnin “abi”, të cilin të akuzuarit e prisnin në Rinas.

Po sipas këtyre përgjimeve, i akuzuari Aranit Bita, komunikon me të akuzuarin Lonard Demirasin, për shkëmbimin e një mjeti tip Audi me një sasi hashashi, pranë një karburanti të zonës.

Prokurorët e posaçëm të SPAK pritet që në fillim të janarit 2020 të dorëzojnë një sërë dosjesh të përfunduara nga kolegët e tyre ish-prokurorë të Krimeve të Rënda.(TCH)

26 komente në “SPAK mbyll dosjen e parë në kohë rekord, 8 persona akuzohen për trafikim të më shumë se gjysmë ton hashash: Do ta shkëmbenin në Turqi me heroinë”

  1. Lona says:

    LERENI HASHISHIN PO MERUNI ME BERRISHEN METEN BASHEN

    1. ## says:

      Pritem SPAK qe merret me Sali Berishen! Por na doli nderrmarrje pastrim gjelberimi qe merret me barin.

      1. Njeshi says:

        Po ka marre fund drejtesia vetem nje organizate *** hakmarrje per drejtesi *** mund ti vendose gjerat ne vendin e duhur…..

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      Berisha Basha MONA LIKE FLORIRI jan SHUM te implikuar dhe duhet te jet SHUM kollaj per te hapur dosjet e gjykim
      Sidomos Berisha LIKE FLOLIRI
      URIME

    3. Mario says:

      Po Vangjushi ,Edi, Lali Eri me oligarket . Qe na e shtrojne 1 m rruge miliona euro. Dhe bejne pallate prej kartoni. Dhe vrasesit e Gerdecit dhe te 21 janarit i kane lene te lire.Kur mund te arrestohen?Apo keta jane vete SPAKU-u??

  2. Lorenc says:

    Filloi Mashtrimi rradhes sa me ju hedh hi syve merren me bar me hashash 45 milion dollare per Spakun dhe ja filloi Cirku teatral

  3. mona says:

    OK me “lona”.

    1. Kalec Dega says:

      Lona harroi kryesorin, Edvin Rahmaj, mikun e Mones dhe METES/SALIUT e mik i bashkqeverisjes ku sekretar i zgjedhur nga Kominterni eshte Ahmetaj me kryeyar Rucin e nji fare Tualeti prej Berzhdice, lol!

  4. Kokpalaret says:

    Po sikur ishin ndryshe premtimet?
    SPAKu nuk do merrej me hashashin, por me kermat e politikes qe kane vjedhur dhe lare duart me gjakun e ketij populli.
    Ka te aferm te atyre qe ka vrare Saliu me te birin, qe kerkojne akoma eshtrat e baballareve te tyre si djali i Remzi Hoxhes dhe te tjere qe kerkojne drejtesi prej dekadash per viktimat e 1997, Gerdecit dhe 21 janarit.
    Vrasesi eshte i lire dhe krekoset neper televisore, ndersa i biri shkerdhen miljonat qe ju rropi shqiptareve.

  5. Zgalem says:

    Keta jane peshqit e medhej ?

  6. LORA says:

    Peshkaqenrt e medhenj ku jane?,,,,,,
    o “rekordmenet” e SPAK-ut.
    Keta te lajmit mezi mund te kategorizohen tek cironkat.

  7. FATMIRI says:

    NA BERI PER TE QESHUR SPAK PO KU KAN BYTH KETA TE HETOJN BERISHEN BASHEN METEN EDIN NUK BEHET DREJTESIA ME KETA LANGO KETA JAN TE GJITH TE DHJER KUSH ME SHUME E KUSH ME PAK KETA DO MEREN ME HAJDUTET E XHEPAVE VETEM KAQ

  8. 1990 says:

    Arrestoni Sali kermen ose varni veten, drejtesi leshi. Jeni shtrire mbrapsh dhe palloheni nga sal pedofili, per aq kohe sa tall lesht me ju dhe esht i paprekshem.
    Ketu kemi nje psikopat serialkiller , keta merren me zogun e tiranes dhe hashashin!

  9. SPQR says:

    Braaaavooo!!! Nashti do ta tres i qete gjelin e vitit te ri! Dosja e bujshme e rradhes: hetimi dhe arrestimi i psikopatit te liqenit artificial qe terrorizon kalimtaret!! SPAK forever!!! Pffffftt

  10. marangozi says:

    Me falni per gjuhen e perdoruer por; Kjo as pordhe nuk mund te quhet Thjeshte nje fend qe si nihet era asgjekundi…..

  11. undefined says:

    Jane nda pazaret midis….Rusis e SHBA ….nuk fut ne burg SPAK Saliun….sa te kete mbrojtjen e Putinit hiqeni nga mendja…..vetem persona te dores se dyte mund te perfundojn neper burgje….por jo te tille si Saliu…..ky eshte realiteti deri tani….derisa Rusia te perzihet ne Gadishull politikisht…..Saliu mbetet i qete….

  12. Wtf says:

    Ja pra pse u be gjithe kjo pune, per ca hashish andej rrugeve…hajt te na beje mire mashtrimi i radhes…kriminelet e politikes shqiptare ti gezojne miliardat…hallall i kane…

  13. huri says:

    Nashti nuk kanë ku të futen hajdutët e pulave të pularisë së kooperativës sonë të lartë…

  14. Saras says:

    Po pse nga mbine keta Spak-istet,a nuk jane ata prokurore,ose vellezerit e tyre qe per 30 vjete na kane ngrene koqen e mutit,nuk qene te zote te fusnin asnje nga “agallaret” ne burg.
    Gjithe ky lajm …..SPAKU,ne kohe rekord dergon dosjen e pare………e pordhe me rigon.
    Kesaj i thone…Shume na u mburre,prapa mbete buf kenete.

  15. Hapu Xhipe says:

    Po e mban premtimin spaku. Do jet i eger me ke shkel ligjin. Tani kan ngel pa arrestuar ato qe vjedhin baker dhe pusetat e rrugve dhe ja kaluam amerikes.

  16. Fuck Islam says:

    Ooohhhh kjo esht pune
    U Pergatiten ne USA ( training )
    Per tu marr me 8 vete qe Do Te (,jo Kane ) por Do Te
    Transportonin 578 kg Bar per ne Turqiiiii fsha robt per shtet qe kemi …
    578 kg bar me vlere 118 ,000 ÷8= 14500
    Hiq rrugen DO TE MERRNIN NGA 12,500 € PER KETE TRAFIK . TRAFIKU I LENDEVE NARKOTIKE NUK ESHTE E NUK QUHET KORRUPSION …SHOKE TE SPAK .
    KORRUPSION BEN .ILIR META E KENI LIVE NE ARKIVA
    LULUSHE BASHA DHE SAL BERISHA ME KADAFIN E SHUME TE TJERE SHIT – VJEDHJE TE PRONAVE TE SHTETIT ,ARDJAN FULLANI – EDI RAMA – META – BASHA- BERISHA VJEDHJE DHE TRAFIKIN I PARAVE TE KOMBIT OFFSHORE..MONIKA KRYEMADHI ME VASILIN DRUG + MEDICINE TE SKADUARA TE ARDHURA FALAS PER POPULLIN DHE TE SHITURA PER FITIME MARRAMENDESE PERSONALE KETO JAN QESHTJET E SPAK E JO ….BARI ,GOMARI E KATUNARI
    OOO SHTET ARAB

  17. SHKELZENI says:

    PER KALIME TE PA LIGJSHEM KUFIRI KUR FO FILLOJE TE MERET SPAK ? .
    JAM KUNDRA TE GJITHA STUBTANCAVE ILLICITE PO SPAK DUHET TE FILLOJE ME KOKAT E QELBURA SI BERISHA META ……..

  18. Bir Selman i nenes says:

    Shtet leshi, qe vetem i paska nderruar pronarin drejtesise! Nga tok e xanun e familjes horror Berisha, ne prone e “shtepise se verdhe”, tek rruga e Elbasanit.
    Qenkan ber pazaret qe me kohe;
    “Ti na jep tapine. E gezofsh pasurine qe vodhe me kalamaj dhe mos e rruaj per ata qe vrave! Neve me pronesine mbi drejtesine, mbajme peng politiken, shqiptaret dhe gjithe Shqiperine e se ardhmes. Pak teater per shqiptarin naiv dhe budalla dhe hajt ti fusim qe te gjithe NA, Burrat e Shtetit, ndonje cigare hashash tek rruga e Elbasanit, nga te korrat e fundit qe kapem”

  19. Mali dhe Miu says:

    U mbars Mali, na polli një Miush

  20. Ledio says:

    Mjerre pensionistet qe nuk kane paguar dritat. Nderkohe, Sali Serbi, Ilir Meta , Lulzim Basha , Rama, Ruli, Ahmetaj, Imami, Gjinkuri etje-etje livadhisin te qete.

  21. olsi says:

    Peshqit e medhenj te politikes ,keto 30 vjete nuk denohen,sepse jane me miliarda, dhe jane te lidhur fort me amerikanet, dhe me evropen. Evropa dhe amerika, keta i ka perdorur,dhe i kane perdorur per interesin e tyre, kjo dihet, dhe peshqeve te medhenj ,nuk u hyn as gjemb ne kembe. Spaku eshte sa per te ,ber pak teater. se ne fund do vazhdoje ,sic ka vazhduar qe nga 90-ta e deri me sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje