Albin Kurti ka thënë se sot do të shkojë në takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçin pa pasur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në një komunikim përmes një video në facebook Kurti bëri publike dhe emrat e 5 ministrave që do të jenë nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjithashtu ai tha se nuk ka kohë për të humbur, teksa i bërë thirrje LDK-së që të propozojë emrat e ministrive dhe të zv-kryeministrit.
“Sot u bënë tre muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kur qytetarët masivisht votuan edhe për ndryshime politike në vend edhe e bënë Lëvizjen Vetëvendosje, subjekt të parë e fitues.
Më 26 dhjetor 2019, në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë u detyruam të shkojmë pa marrëveshje me LDK-në. Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me Presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit.
Të dashur qytetarë të Republikës, Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti i ri 2020 do të na zë pa qeveri. Si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaji politik që ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoj se nuk kemi kohë për të humbur.
Koha që po ikën pa kthim nuk është kohë private e individuale e politikanëve, por është kohë e shtetit dhe kohë publike, e të gjithëve e për të gjithë. I bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’m’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo të zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj.
“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar.
Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave”, deklaroi Kurti. (TemA)
A nuk po ju duket ofenduese kjo formë? A nuk po ju duket tipike staliniste me të prue para aktit të kryer? A po bindeni se Kurti nuk është i gatshëm për koalicion dhe po bënë veprime provokuese? Si të propozohen emrat pa marrëveshje? Kjo do të thot të bëhet e pamundshme koalicioni kurse faji para masës naive t’i hidhet LDK-së. Kurti nuk po guxon ta marri pushtetin ose po do me e prue LDK-në në gjendje nënshtrimi. Juniori po do me nokautoj seniorin. Harrojeni. Kjo është logjika e anti LDK-istit Qosje.
Dikur na u Mburret….. KOSOVA i Mbylli Zgjedhjet ne koh Rekord, Pa Probleme per 3 dit, Kosova eshte Demokratike e Beses Patriotike etjetj…. Me sa po shoh Kosova qenka shume me keq shume meZi se Ne te Shqiperise, as 1 Qeveri sdine te Formojne, qenkan Tinzar e Meskin si neper Telenovelat Turke qe i kan shume qef. Behuni Njerez, Tregojeni Veten Europian dhe jo Aziatik. Jepja doren Fitusit, prano humbjen, dhe mundohu te permirsohesh. Shih dhe Meso nga Rraca Jote Europiane si ecet perpara pa Djallezira dhe Servilizma. Kjo vlen edhe per Ne te Shqipnis, mos te ofendohet kot ndonje Dardan “patriot”
Ja mentaliteti stalinist. Ofertë ofenduese me prapavijë dashakeqëse dhe sinjal i sigurt se nuk është i interesuar për koalicion, nga friga e të marrurit pushtetin apo nga dëshira që LDK-në t’a ketë si vazale, krejt e njejtë. Kjo është logjika e Qosjes (në mos edhe shtytja e tij), për t’a lënë LDK-në si fajtore para syve të njerëzve naiv. Si të propozohet kabineti ministror pa marrëveshje? Politikë e ndërskamcave. Kështu edhe do të udhëheqë nëse bëhet Kryeministër. Do të bindeni më vonë por mos i harroni fjalët e sotme.
LyDyKy nuk ka pase problem deri tash qe te behet bishti i zvarranikeve (“zmijave”), kurse me LVV dy here e preferuara e popullit qe kerkon ndryshim per te mire, kursesi ta shtrijne doren e pajtimit. Ai syri i dhise i LyDyKy-s mbas Rugoviane nuk mundet pa shikuar vengerr kah lakra (Banda e Zanzibarit). Refuzimi i qeverisjes se ndryshimit do ti kushtoj shtrenjte “bosave” te LyDyKy-s. Ku mbeti ajo superylli Vjosa Osmani, pse nuk po i ndihet fjala. Mbas Vjoses se djegur, kush mund te jet karremi tjeter i elektoratit te LyDyKy-s? Ise paterica, apo Lutfi cica, apo Agim velica? Kape njerin e meshoj tjetrit.