“Ju shqiptarët jeni të vegjël në çdo gjë, në sipërfaqe, mentalitet, vizion dhe në shtet-formim. Jeni një fshat i vogël, që e zvogëlon njeriun”

7 Janar 2020, 17:58Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte mbrëmje nëntori 2006. Papritmas mora një telefonatë nga “Patricia”, shefja e projekteve amerikane për Shqipërinë: “Mirëmbrëma Kreshnik, a je i lirë të kalosh për një kafe pranë Ambasadës?”

“Patricia” kishte afro 3 muaj që kishte ardhur në Shqipëri, ndërsa unë kisha afro 7 vjet që punoja me projektet e financuara nga USAID.

Pas 1 ore u gjenda përballë saj dhe ajo e trishtuar më thotë: “Kreshnik, unë javën tjetër largohem nga Shqipëria me dorëheqje dhe do filloj diplomate e thjeshtë në Egjipt”

I privilegjuar për konfidencën dhe i trishtuar që po largohej një mike e vyer, pata kurajo ti them: “Kjo s’është normale. Më mirë qëndro e para e një katundi këtu në Europë, sesa e fundit në Egjipt”.

“Patricia” qeshi me cinizëm dhe më tha: “Kreshnik po të jap një përgjigje për të cilën nuk duhet të më paragjykosh sot, por pas 10 vitesh.

Ju shqiptarët jeni të vegjël në çdo gjë!

Ju jeni të vegjēl në sipërfaqe gjeografike,

Ju jeni të vegjël në numër popullsie,

Ju jeni të vegjël në mentalitet,

Ju jeni të vegjël në shpirt,

Ju jeni të vegjël në vizion,

Ju jeni të vegjël në shtet-formim,

Ju jeni të vegjël në liritë tuaja!

Këtu çdo kush zvogëlohet Kreshnik.

Po më merret fryma në Shqipëri. Fshat i vogël!

Këtu edhe president i Shqipërisë po u zgjodhe një ditë, do mbetesh i vogël. Prandaj kudo që të shkoj do rritem më shumë”

E dëgjova dhe nuk e mirëkuptova aspak, por me cinizmin tim patriotik e ironizova dhe i thashë:

“Patricia, shqiptarët e dështuar dhe dëshpëruar zakonisht përdorin shprehjen justifikuese. që për të lënë duhanin dhe për të lënë Shqipërinë, kurrë nuk është vonë”

Kaluan shumë vite, kaluan shumë ujëra, kaluan shumë ngjarje! Shqipëria nuk është më ajo e 2006. As Kosova nuk është ajo e atyre viteve.

Dikur kishin të gjithë një ēndërr, tashmë ajo ështē vrarë. Historia duhet të na gjykojë ne më shumë madje se armiqtë tanë. Paskemi qenë më të vegjël se ata.

Ne shqiptarët shpallëm pavarësinë të fundit. Ne shqiptarët zyrtarizuam alfabetin të fundit.

Ne shqiptarët shkruajtëm gjuhën tonë shqipe të fundit.

Ne shqiptarët krijuam çerek shtetin tonë të fundit.

Ne larguam komunizmin e fundit në Europë. Ne jemi të fundit që mbajmë liderë 30-40 vjet.

Ne shqiptarët kemi mbetur të coptuar të fundit.

Ne shqiptarët po integrohemi të fundit.

Ne e kemi plaçkitur tokën tonë më shumë se pushtuesit tanë.

Ne, në 30 vjet kemi masakruar pasuritë kombëtare më shumë se ç’na bēnë pushtuesit 3000 vjet.

Në 30 vjet ne shqiptarët shkatërruam dhe tjetërsuam puset e naftës, minierat e kromit, pyjet, burimet ujore, bregdetin, shtratin e lumenjve, burimet toksore dhe nëntoksore, coptuam dhe shqyem tokën në dhjetra “pronarë”.

Nuk na i masakruan pasuritë kombëtare as serbët, as grekët, as maqedonasit, as turqit, as bullgarët, as austro-hungarezët, as gjermanët, as rusët, as kinezët.

Jo, jo pushtuesit nuk na tjetërsuan dhe nuk na e zvogluan as pasurinë dhe as shpirtin.

Ne shqiptarët i kemi bërë gropën vetes. Madje unë kam frikë se akuza e armiqve tanë shekullorë po faktohet çdo ditë: “Shqiptarët, s’kanë aftësi shtet-formuese”.

Ju lutem mos u ankoni dhe të thoni: që janë të vegjël politikanët dhe ju jeni të mëdhenj.

Jo, jo! Të vegjël dhe korruptuar janë të gjithë politikanët, mjekët, doganierët, tatimorët, policët, gjyqtarët, prokurorët, krye-bashkiakët,….

3 milionë jemi futur në xhepin e 3 personave.

Madje edhe ata pak shqiptarë të gjatë mbi 1.90 cm që keni votuar janë më të vegjël se çdokush.

Shikoni si po e shqyejnë shqiptarizmin dhe njëri-tjetrin:

Albini kundër Mustafës,

Saliu kundër Thaçit,

Basha kundër Ramës,

Ahmeti kundër Zijadinit,

Në Ulqin 20.000 banorë kanë krijuar 11 parti shqiptare. Tragji-komedi e pa preçedentë.

Janë gati ta largojnë Shqipërinë, Kosovën apo- Iliridën të gjithën në emigracion.

Ata sa më shumë zgjaten në trup apo në pushtet, aq më të vegjël bëhen në shpirt dhe mendësi.

Janë gati të bëjnë pakt me djallin, por me një kusht që djalli të jetë shtetas i huaj, dhe jo shqiptar.

Realisht, Shqipëria është e madhe, por ne historikisht dhe brez pas brezi kemi qenë dhe mbetemi ende shumë të vegjël.

81 komente në ““Ju shqiptarët jeni të vegjël në çdo gjë, në sipërfaqe, mentalitet, vizion dhe në shtet-formim. Jeni një fshat i vogël, që e zvogëlon njeriun””

  1. sancho panca says:

    No comment!
    Sad, but true!

    1. Cudia says:

      Fakti qe nuk e kuptove kur Patricia ta tha do te thote qe ti vete vuaje nga te gjitha keto dhe duke qene se ishe edhe ne krye te nje levizje te madhe dikur ti ishe pengese serioze per Shqiperine kur u bere bashke me halet e tjera kundra Rames qe do te beje shtet. Tani ty te erdhen mendte por eshte shume vone. Koha jote per te ndihmuar Shqiperine ka perenduar se u tregove tamam me ato karakteristika qe te trgoi Patricia e nderuar. Edhe dicka tjeter, Keto gjera i dime por nje gje tjeter nuk dime. Kur do largohesh nga keto gazetat e te shikosh punen tende se mendjen ta pame dhe nuk i duhesh me askujt. Injorant!

      1. Doda says:

        Kishim shtet kishim per nje her te vetme ne historin ton 50 vjet PPSH dhe solid e te fort bile , por kjo rrospia amerikane me politiken e vet na pleqen keshtu bashk me BEn , pa shtet pa dinjitet pa kufij pa nder te hapur bythesh fare , shtetin nuk e bejn zagaret dhe antishqiptaret , por atdhetaret , atdhetaret kan ikur , kan ngelur zagaret dhe antishqiptaret prandaj nuk behet shteti , me hamut zogun te kapardisur ne mes te Tiranes , nje mut do hani se ai esht idhulli sot per politikanet tan ai dhe mutati te dy jan shembelltyrat me te mdha te turpit hajdutetis e tradhtis komtare , njerzit me te vegjel te kti kombi. .

      2. Pellazgos says:

        Zoti Spahiu,kur ju nuk jini ne gjendje te dalloni Epirotet e Pirros te Kastriotit me ju te turqizuarit qe luftuat edhe vete ata qe nuk tradhetuan Besen,Identitetin,Nderin eshte e kot.

        1. ASA says:

          NA I RROFSH TOPET O PELLAZG KARI

      3. anticensurë25642654 says:

        çudia
        spahiu nuk e ka kuptuar akoma!!
        të garantoj unë!!ka mbetur po aq i vogël sa ishte kur ja tha patricia,por ajo që kuptoj unë në komnetin tënd është se dhe ti që e kritikon nuk del dot nga vogëlsia e “patricies”!!
        ti vetëm kalon nga njëra anë!!shqiptare je dhe për pasojë do të rrotullohesh në batakun tonë!!
        vërtetë që kreshua u rreshtua në krahun e kundërt,vërtetë që i hipi vetja në qef si gjithë idiotëve shqiptarë që kapin ndonjë gradë a hipin nodnjë shkallë,por kur ti vlerson si “hapsirë të madhe” ramën!?
        e mikroskopizon vetveten!!

    2. vang says:

      Qe shiptaret jane fajtore per disa gabime ne histori eshte e drejte .Por e mencura Patricia nuk e ka haberin se dallget e historise percaktohen nga shume kushte e rrethana .Qe te jesh i vogel ne numur dhe gjeografikikisht nuk eshte turp dhe mungese virtyti.Megjithate me dhjetra jane pasojat qe sjell kjo vogelsi.Patricia nuk na tha ndonje gje te re ,as ti qe e kujton tani.Sejcili te mendoje sa i drejte eshte ai me vehten ,me vendin dhe me popullin e tij.

    3. Epiriiiii says:

      ????Sa me Vones e Kuptove more Kreshnik i Maleve, qe te futi Berisha ne xhep dhe te tkurri sa 1kokerr hudher, ju vetem te tkurri por edhe te Qelbosi me erë. Shyqyr qe e kupove me ne fund…. Por teper vone, u dogje u percellove, e humbe rastin tend, veshtir se te vjen me.

    4. Kalec Dega says:

      Kreshniku kopjon Patricia-n, Tema kopjon nje Spahi dhe shqiptaret kopjojne njeri tjetrin.

  2. Zeni says:

    Gabon ne nje pike: Te gjitha ato qe numeron, si per shembull: as greku, as serbi, une do thosha: i ka bere serbi Sali Berisha, te gjitha bemat kunder Shqiperise, i ka bere Sali Berisha per serbin!

    1. Detari says:

      saliu nuk erdhi nga hena, populli pa identitet e votoi, e mbajti dhe ka akoma qe e adhurojne. dhe ed ram toptanin i njejti popull e votovi, per te sjelle serbin brenda.

      1. Tropojanii says:

        E mbajti me dhune pushtetin sala, njerezit ishin me psikoza nga komunizmi, dhune dhe frike, ka imituar enverin.

    2. Vlonjati says:

      Gjynaf per emrin qe ke, por je nje pleher qe qelb ere

      1. LORA says:

        Kur nik-sorra me dylbi nuk e zhvat dhe nuk e shkelyn dot me, i duket e vogel Shqiperia,,,,,ketij xhuxhit koqezi.
        Per te pjerdh mendjen e atyre qe nuk e njohin,se cfare bastardi eshte,iu dashka edhe perdorja e nje
        X-amerikaneje!!A thu se jemi ne 1990-en.
        Nese Drejtesia e Reformuar nuk e denon kete qelbesire qe e shkallmoi deri ne qelize gjyqesorin,ghate kohes kur bente nenkryetarin e KLD-se,per mua do te jete e pafalshme.
        Tung.

  3. Ari says:

    Mos fole e shkruaj me per kete te Vertete te Hidhur! Eshte PAMFLET, fatkeqesisht negativ

  4. Salbeu says:

    Fatkeqësisht ky është realiteti na pëlqen ose jo.

  5. Lart says:

    Po sa shpejt e bere mike te vjeter ti ate me vetem 3 muaj qendrim ne Shqiperi more. Apo fut e sajo

    1. Landi says:

      Ti duhet te jesh nje prej te akuzuarve mor mut qe perfitove prej ketyre pushteteve se ne qe e lame ate vend ikem pa asnje lek ne xhep me shpetu prej teje e shokeve tuaj e nuk jemi pak po prej te gjitha akuzave qe ben ti duhet te jesh nder te paret qe duhet te pergjigjesh.

  6. ''kurre mos'' luftoni'' me derrat[sunitet],sepse ju leroseni ndersa derrat[sunitet] zbaviten......''[G.B. Shaw] says:

    spahi suniti [amerikones]: ne jemi te vegjel ne cdo gje[lloji i kafshes] vec kena kolotrypida-n te madhe kjo fal allahit!

    1. Sumqiret aziatik grek says:

      Kur me fut llafe greqisht, dukesh qe je derr katunari I vuajtur ???.. Ne nuk jemi europian, por te vish ti è te na tregosh europen dhe edukaten, esht te ja futesh vetes me shpulla ???ik or pall kari se je klloun dhe nuk bo asigjo tjeter, pervecse tregon sa rob i trash dhe sa mentalitet idiotesh te kan futur ne Tru grekqiret asiatik

  7. RROFTÈ HASHIM THAÇI says:

    Krrau Krrau Krrau !!! Kreshnik SORRA me çfarë meresh në Gjermani KRYEKUSAR ??????? Apo po ha me “LUGË FLORIRI” , sepse bëre MILIONA €URO bashkë me Bamir KRIMIN Topin Presidentin KUSAR që të mbante ty MUT MUTI si SEKSER i GJYQTARËVE dhe PROKURORËVE KRRIMINELË dhe KRYEHAJDUTË të PLEPAVE të DURRËSIT !!!! I bëj thirrje AMBASADËS GJERMANE në Tiranë , që ti Dërgoj Letër SEKRETE POLICISË GJERMANE dhe SHËRBIMIT SEKRET të REPUBLIKĒS FEDERALE GJERMANE që të INVESTIGOJNË KRESHNIK ZHAPIK SPAHIUN e PD KRRIMIT se me ÇFARË merret dhe si MBIJETON Pa PUNË në GJERMANI ?????????!!! KU i gjen të ardhurat ky ZVARRANIK SHTATANIK që donte edhe të bëhej Kryeministër me ALEANCËN E SORRAVE të UDBsë JUGOSLLAVE ???????!!!!!! Me Siguri që Kreshnik ZHAPIK Spahi SORRA ka bërë “KËRRDINË” me VJEDHJE dhe ZHVATJE në SISTEMIN e (PA)DREJTËSISË 25 VJEÇARE të PLEPAVE të DURRËSIT !!!!

    1. temp says:

      Shume e drejte. Le te pergjigjet ku e gjen kohen dhe mundesite qe te prallise, jo po i vogel, jo po i madhe. Zhvaten me lopata dhe kur nuk kane me, tregojne me gisht nga te tjeret dhe gerthasin ‘ja ksh eshte hajduti’.

  8. Ben says:

    Mos ia fut kot qe te ka thene ajo keto gjera! Me.Me.duket se ia thua vetes! Nje gjje po te them on Kreshnik se mbase je ne.SHBA si puna ime. Shqiperia dhe Shqiptaret nuk Jane term abstrakt por te dyja egzistojne nga njerezit qe quhen Shqiptare, ku ti edhe une bejme pjeset se kemi lindur atje. Ndryshimi eshte se ti more Shoku Kreshnik ishe ne pushtet apo shume afer pushtetut, ndersa une I gjori jo. Ika nga Shqipëria shume shpejt sepse po e kuptoja qe nuk kishte me vend per mua. Ti e kishe mundesine to beje dicka. Dicka qe ta ” rrisje” nje cike Shqiperine e vogel dhe nuk.bete asgje. Te gjithe ju qe keni qene ne pushtet ne keto 30 vitet e fundit do beni mire te mbyllni gojen se jeni shkaktare per gjendjen e Shqiperise. Mos na caj shume trapin qe paske Paseo miq Amarikane apo Europiane qe te kane treguar per Shqiperine. Shqiptaret nuk kane nevojen tua shpjegoje nje I huaj.se cfare eshte Shqiperia sepse e dine vete shume mire. Mbase ti ke nevoje re.mesosh nje cike. Filloje nga vetja.nje here dhe mos bej te zgjuarin. Sa per dieni nese e lexon kete moment, duhet ta dish qe kam Arsim dhe experience pune shume me shume nga ti qe kerkon te besh kodoshin. Nuk eshte me koha per te thene se cfare jemi.por a oe.mundesi.te besh ndonje ndryshim. Une dhe shume nga ne SHBA na Jane lidhur duart por nuk mundohemi te bejme.te zgjuarin apo te shajme. Nuk eshte me.koha ta.shame Shqiperine dhe Shqiptaret!

  9. Detari says:

    me pak fjale, nje popull i bastarduar pa identitet.

    Imagjinoni cfare mendon nje i huaj kur viziton shqiperine dhe i thuhet qe flamuri jone eshte i Gjergj Kastriotit, hero kombetar, ngjitur gjergjit kemi xhamine, se jemi islamike, po ashtu lidhje vellazerore me turqine.

    Cfare do mendoj i huaji per arnautet?

    Cdo shtet i ri ne ballkan u vet pastrua nga cdo gje turke, ne greqi nuk ka asnje shejne turku, po asthu ne serbi, maqedoni etj, ata njerez qe vet deklaroheshin si turko-musliman i debuan ne turqi.

    Shqiperia nuk eshte pastruar, me zor u be gjoja “shtet” po ne te vertet eshte nje mini satelit osman.

    1. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      Hahaha…,ela re malaka,
      ti les re malaka.
      pios s’ tope re mslaka…hahaha…Taqua re malaka…hahaha…katandja…hahahaha

  10. Neveri says:

    O Kreshnik i vogel,qe hiqesh si i madh!
    Nuk jemi te vegjel ne shqiptaret e thjeshte,por te vegjel,te djallezuar kane qene dhe jane te gjithe ata qe sunduan kete vend per 30 vjet!
    Se sa te medhenj jemi si komb,si popull e tregoi reagimi popullot i te gjithe shqiptareve pas termetit te fundit,ku u bene NJE te gjithe !
    Ndersa shteti ako edhe sot pas 2 muajsj nga renia e termetit u kerkon bashkive te hartojne listat e demtimeve dhe trojet per ndertim,kur keto duhet te ishin kerkuar qe diten e pare pas renies se termetit!
    Se shteti duhet te funksionoje si nje organizem i gjalle me te gjithe pjeset e trupit e jo vetem koka,se ndryshe ky shtet eshte vetem KUFOME!
    U mburr Rama duke i bere reklame vetes neper bote se i kemi sistemuar njerezit si turiste ne hotele me 5 yje,kur keta turiste po i nxjerr pas 1 janarit te shkojne ku te duan!
    Se turiste ky kryeminister quan edhe ata 10 mije te demtuarit qe jetojne neper cadra,me femije te vegjel e te semure,me pleq te paralizuar,pa ushqime,pa drita e uje,pa wc e dushe ku kallkani po na ngrin ne te tjereve neper shtepija e jo me keta ne cadra!
    Te gjithe sundimtaret,pushtuesit etj te te gjitha kohrave kane zbatuar parimin qe “Lere te varfer nje popull qe ta sundosh me lehte”!
    Kete kane bere edhe ne Shqiperi,keta sundimtaret pas 90-tes,por dallohet mbi te gjithe Edi Rama se kesaj parulle kriminale te te gjithe sundimtareve i ka shtuar edhe nje te veten se,”Te rreh,por nuk te le as te qash!
    Dhe ky popull i rrahur qe kulish,pa buke,pa te drejta,pa te ardhme,pa mbrojtjen e nje shteti normal,kercen si prifti nga belaja duke recituar poezite sarkastike te propagandes gebelsiane te Rames se,
    -Po iku Rama do vije Basha!
    -Ato qe ka bere Rama nuk i ka bere njeri!
    -Rama punon,por nuk ka vrare njeri!
    -Nuk ka njeri tjeter ne PS me te mire se Rama! etj!
    E cfare pret me nga ky popull,qe pranon ta poshterojne,ta perbuzin,ta shtypin e shfrytezojne nga satrape mizore si Rama,vetem se krahasimin e bejne me me te keqen,Berishen apo Bashen?
    Si te mos kete njeri me te mire ne PS se sa Rama,kur ai sundon me dore te hekurt,qe nuk lejon debatin brenda partise e qeverise,kur kryesia dhe asamblea socialiste per 6 vjet nuk i beri asnje kritike qeverisjes apo Rames?
    Dy jave protesta bene vjet studentet,por Rama nuk u konsultua me asnje ne PS,vecse me Ermal Mamaqin!
    Dhe kur shkarkoi gjysmen e qeverise,pa u bere asnje kritike,prap askush nuk foli nje fjale edhe kur Rama e justifikoi shkarkimin e tyre gjoja se kishin mbushur 5 vjet ne detyre !etj.Kjo eshte PS-ja,ky eshte shteti i PS-se!
    Dhe bota shikon se cfare behet dhe hesht!

  11. Klimax says:

    Nuk besoj se kultura e “Patricias” do e lejonte te shprehej kaq hapur dhe me kaq ofendime ndaj nje populli aq me keq ti shprehte mendimet e saj tek nje person qe ka te njejtin identitet me ate popull te vogel ne shpirt, mentalitet, vizion, …….!
    Jo se keto “virtyte”te shqiptareve nuk jane te verteta dhe shume shqiptare do i japin “te drejte” amerikanes per “zblimin e virtyteve shqiptare”(natyrisht sepse eshte “amerikane” se po te ishte greke apo serbe ………. sharrjet dhe kunderpergjigjet do ishin pa fund), por nga qe edhe ti, Kreshnik, je shqiptar, nga qe edhe ti je pjese e ketij sistemi, nga qe edhe ti e ke treguar vetveten si nje perfaqesues i denje i ketyre virtyteve nder vite, atehere besoj se ti genjen!
    Ti je vertet i vogel Kreshnik dhe vogelsia jote nuk eshte vetem ne trup, por edhe ne llogjike!

    1. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      Eeeeela.. .!!!!?

  12. Lasgushi says:

    Ore ky është ai që para 4 5 vjetësh na cau trapin duke uluritiur e pallur me 10 veta rrugëve të Tiranës në mbështetje të psikopati SALË

  13. Dhurate 2020 says:

    Ashtu eshte … keshtu jemi ne shqiptaret. … Po ti? Me ato projektet e USAID? Nuk nxore gje ne drite! Rrije ne zyre dhe merrje rrogen kot … thjesht llafe.
    Edhe ti duhette heshtesh,
    Ky eshte urimi pe 2020.

  14. specialisti says:

    Ben
    Jam dakort me ty.
    Kreshniku eshte nje kelysh serbi .
    Atje i ka rrenjet.
    Si mund te shash vendin e popullin tend.
    Renegat.
    U afrove me ramen, se deshe 10 deputete. Nuk ti dha e ike.
    U bashkove ne cader me Bashen, ike se te rrahen.
    Ishe ne Keshillin e Larte te Drejtesise, me drejtesi nuk u morre asnje dite.
    Tani rri rehat ne ate vend qe ke zgjedh ne emigracion e mos turbullo mendjet e njerezve. Boll halle kane per jetesen , e nuk durojne edhe fjalet boshe tuaja.
    Po pate force, hajde e konkuro e fito, qe te te kemi ty ne krye te qeverise. Nuk ta mban.
    IK, Me komente te tilla mos u duk me ne media. TURP

    1. Viktori says:

      Shumë e sakte dhe ata politikanë që dalin nga ky popull i vogël dalin nga ky kontekst i vogël ,une se kuptoj po për të mbajtur një popull në vendin e vet duhet të hapësh vende pune fabrika uzina duhet të prodhosh asnjë forcë politike nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe po su be’ ai vend nuk zhvillohet atje njerzit flenë e nuk punojnë sepse dhe politika fle e nuk punon

    2. Kreshnik Trapi says:

      Nje pergjigje kam per ty Kreshnik, do te te kishte marre ndoshta 4/8 vjet qe te te njihte populli po te ishte i pavarur. Por e shite veten.
      Albini nuk e shiti veten, e se shpejti do marre gjithe votat i vetem ne parti.
      Kur kjo te ndodhe, do e kuptosh qe kishe nje mundesi te arte te rriteshe, beheshe popullor e zhdukje bastardet si Edi Rama, Sali Berisha e kush u shkon pas. Por u zvogelove ne loje e i nuhate leshte plakut Sali.
      Na bej nje nder, boll fole ne media e shko ne te semes.

  15. commenti says:

    Mendoj se thelbi i shkrimit nuk eshte se e ka thene Patricia a jo, thelbi eshte se c’jemi ne, pare me sy te paanshem.

  16. Ardjan says:

    E vërtetē z. Spahiu por ti nuk e di sa i vogël na je dukur, dikur kur kapërdiseshe në njē karrige pushteti, në njē çerdhe krimi, qē e thêrrisnit kld ! I vogêl,i vogël, sa, sa një morr , nga ata që rëndom vegjetonin mes mollaqeve të fishkura të plakaruqit sali !.

  17. Elton says:

    Qenke karakter I dobet , Kreshnik!
    Do te te shkonte me mire emri, Korbe!!!
    Njeriu po u dorezua, si ty, ka mbaruar!
    Turp !

  18. Luli says:

    Pavarsisht si e ka sajuar kete histori, Kreshniku edhe mund te kete te drejte ne ato qe thote. Puna eshte si te rritemi e zgjerohemi se duke share do mbetemi aty ku Jemi. Ndoshta te flasim me pak, te rrisim veten, te duam dhe te mos shajme njeri tjetrin.

  19. return of the saint says:

    Leri pallavrat o sharlatan do te hiqesh si mik i amerikaneve ti je nje nga antiamerikanet me te medhenj ne Shqiperi bej gati valixhen per ne Moske se je ne burg se shpejti ti ishe kunder reformes ne drejtesi gjithe kohen, leri shqiptaret se ata jane me mijra ne perendim dhe se shpejti planeti do ndryshoj mendim per Shqiperine mbas ikjes se hijenave pjese e te cilave je dhe ti.

  20. xhemal says:

    sorra kurre nuk behet shqiponje o kreshnik vetem nga emri.nje amerikane nuk eshte amerika.edhe ti nuk je shqiperia .je nje liliput ne politik ,nje don kishot ne vizion , nje nacionalist qe besoj e di ku fshihesh ne k asollen e maskarenjeve,nje ish pushtetar deshtak ,servil i salizmit.mundohu te pastrosh shpirtin .shiko e meso nga bota ku jeton

  21. hrushovi says:

    keto qe thua jane te verteta po nga goja jote nuk ka kuptim kur dilje e beje shqiponjen e bertisje o sa mire me qene Shqiptar dhe ndjeve se mund te merje pak pushtet nuk na i shkruaje keto po na beje nacionalistin tani qe te kane vare teneqen qenkerkan Shqipetaret te vegjel ne gjithe cka po varja sa te kemi ca tipa si puna jote servil te pacip fodull e ku di une te vegjel do ngelemi se nuk po na jepni mundesin te shohim ndonje te ndershem se nuk dini rradhe ju se jeni si cakenjt

    1. Nik says:

      Jam dakord me “Hrushovin”!

  22. TT says:

    Kreshnik turku parate qe ke vjedhur nga I ke fshehur o teneqe e berishes.mos na u hiq sikur te digjen shpirti deri dje ishe ne pushtet o Pusht.

  23. Politikanët shqiptarë janë mafiozë says:

    Ke të drejtë ore kollodok jemi dy ekstreme të ndryshme ne me amerikanët.
    Amerikanët i thonë edhe nënës së tyre bitch (kurvë), kurse neve po na shau njeri nga nëna ja shkërdhejmë pragun e shpisë (e vrasim) ?.

    Tani … ……..
    ku do dilje ti me gjithë këtë ‘kryevepër’ që paske shkruar????

  24. Doda says:

    Kishim shtet kishim per nje her te vetme ne historin ton 50 vjet PPSH dhe solid e te fort bile , por kjo rrospia amerikane me politiken e vet na pleqen keshtu bashk me BEn , pa shtet pa dinjitet pa kufij pa nder te hapur bythesh fare , shtetin nuk e bejn zagaret dhe antishqiptaret , por atdhetaret , atdhetaret kan ikur , kan ngelur zagaret dhe antishqiptaret prandaj nuk behet shteti , me hamut zogun te kapardisur ne mes te Tiranes , nje mut do hani se ai esht idhulli sot per politikanet tan ai dhe mutati te dy jan shembelltyrat me te mdha te turpit hajdutetis e tradhtis komtare , njerzit me te vegjel te kti kombi. .

  25. Toni says:

    Ne pergjithesi ajo qe ke shkuar eshte e vertete po ate “Basha kunder Rames” ku e gjete se ata jan me te bashkuar se kurre per te sunduar shqiptaret

  26. Doda says:

    Kishim shtet kishim kreshnik martini per nje her te vetme ne historin ton 50 vjet PPSH dhe solid e te fort bile , por kjo rrospia amerikane me politiken e vet na pleqen keshtu bashk me BEn , pa shtet pa dinjitet pa kufij pa nder te hapur bythesh fare , shtetin nuk e bejn zagaret dhe antishqiptaret , por atdhetaret , atdhetaret kan ikur , kan ngelur zagaret dhe antishqiptaret prandaj nuk behet shteti , me hamut zogun te kapardisur ne mes te Tiranes , nje mut do hani se ai esht idhulli sot per politikanet tan ai dhe mutati te dy jan shembelltyrat me te mdha te turpit hajduteris e tradhtis komtare , njerzit me te vegjel te kti kombi. .

  27. mik says:

    ASKUSH NUK URREHET MA SHUME SE AI QE THOTE TE VERTETEN.
    Here mbas here ne disa artikuj te gazetes Tema, lexoj komente te nje komentuesi me pseodonimin e nje thanje te Platonit : ” Askush nuk urrehet ma shume se ai qe thote te verteten “. Nuk e di a e ka thane Platoni apo dikush tjeter po, c’randesi ka kjo !!!
    Kjo thanje lapidare vertetohet ketu ne shumicen e komenteve te ketij artikulli, qe dashje pa dashje verteton ate cka thote vete autori i ketij shkrimi mbi peshen dhe permasat tona si individ dhe si komb.
    Te gjithe e pranojme se asht 100% e vertete ajo c’ka autori i ketij artikulli shkruan, e prap se prap nuk na rrin by.. tha rehat pa u hedh perpjet me disa argumenta aq qesharake qe mund te argumentojne gjithcka, pervec arsimit dhe kultures qe pretendojne se e kemi.
    Cdo kundershtues i ketij artikulli nuk argumenton asgja, vetem se shan dhe ofendon, tu mendu se po duken se asht dikushi !!
    Shume komentues jan kaq drit-shkurter sa kujtojne se e gjith fatkeqesia jone kombetare ka ardhe keto 30 vjetet e fundit nepermjet Sali Berishes, Rames, Bashes, Metes e ku ta di un tjeter, e jo prej nesh si popull e si komb.
    Ala nuk e kuptojme pse kemi qene gjithmone te fundit ne te miren tone, dhe te paret ne te keqen ?!!

  28. BRSS says:

    O KRESHNIK SHKERDHATA HARROVE KUR UNGUJOVE NE ÇADER BASHKE ME LULIN QE ULERIJE DHE MBAJE FJALIME DHE ME POPULLIN MOS HA MUTE O PLER. KY POPULLTE QIFTE EDHE GURET E SHTEPIS O SURRAT MUTE

    1. Ushkuri says:

      Asnje se paska kuptuar qe kjo qe ka shkruar Kreshniku eshte nje autokritike PER ATO QE KA BERE! Ai e pranon se kjo amerikanja paska patur te drejte, se shqiptaret jane te gjithe “te medhenj” (kupto: secilit i duket vetja i mencur e jane koke me vete) por nuk arrijne te bejne as gjera te vogla.
      Mendoj qe duhet ta leme Krshnikun te beje autokritiken, se duket qe eshte bere pishman qe u fut ne çadren e Lulit. Le te vazhdoje te pastroje shpirtin!

  29. Sandri says:

    Ti Keshnik nuk je shqiptar, por i perket fiseve shite. Nje diplomate amerikane nuk do te shprehej kurre keshtu, sepse nuk ia lejon rregullorja e ministrise se jashtme te SHBA-se. Ka dy mundesi ose ti i thua keto si shit qe je, ose duhet ta kesh patur dashnore kete dhe ta ka hapur zemren. Nuk besoj kurre qe ketij genjeshtari amerikania ti kete thene se po i zihet fryma ketu. Po ajo or idiot ishte me mision diplomatik, me nje fjale kishte ardhur per pune dhe jo te zhgryhej skutave me ty. Ky suniti Spahi vetem leke te merrte nga gjygjtaret qe emeronte apo qe i ndihmonte te kapnin karrigen e KLD–se, pa çka se vriteshin njerez ne bulevard, apo vendi ishte kthyer ne nje qelbësirhane te madhe.

  30. ? says:

    Si duket ate Patrician nuk e kishte qire noi shqiptar ketu qe ta merrte vesh qe te pakten karin e kemi te madh. Just kidding.

  31. Jack says:

    O Kreshnik , vete e ke shkruajtur ? Se nuk mund te thuash “rrofte gjermani”, “poshte gjermani” gjithe jeten tende. Je i djegur politikisht.

  32. Ne shekuj kemi vuajtur/brenda e kemi patur helmin/veten tradhetuam/te huajt na vune shkmin. Per pak pushtet dhe para/tradhetua mvatan/ shitem nderin ton/shitem nenen dhe baban

  33. Hako says:

    O Niku,nuk te beson kush as kur thu te verteten,sepse je bere si kanotjere e lare 100 here:te ka dal boja.

  34. Albini says:

    Po leket me te cilat jeton ti ne Gjermani bashke me familjen ,Gjermane jane apo te grabitura nga kjo Shqiperi e vogel dhe nga djersa e qindra mijra Shqiptareve ” te vegjel”? A nuk e kuptoni ju hijena se per kete vend te vogel 1000 here me i vlefshem eshte ai mbledhes i kanaçeve qe ngrihet qe ne 4 te mengjezit per te ushqyer femijet por nuk vjeth dhe nuk peshtyn vendin e tij!

  35. Tepelena says:

    Qe nga Shqiperia e vogel kane dale njerez te medhej kete e dine shumica qe jemi me te meta te cilat jane shkruar ketu me siper cdo gje nuk kundershtohet. Duke filluar nga pika tre ju jeni te vegjel ne mentalitet kjo eshte me se e vertete ne 1924 Fan Noli ne ikje nga situata shprehet:ketu shpesh beu mund te jete nje fshatar,fshatari nje patric te gjithe ne ato gunat e lypesit u duket vetja kalores i barabarte dhe madheshtor sa tjetri, ketu eshte paleta ku ngerthehen te gjitha ngjyrat dhe drite hijet te gjithe refleksionet e se kaluares e se tashmes. Besoj se i madhi mendje ndritur i ka thene shume me keto fjale te gjitha jane mbrenda . Apo i madhi Konica ku citon : Deshira per hakmarrje eshte susta me e fuqishme e shpirtit shqiptar.Per mungese kulture besimet ashtu si edhe idete vdesin. Panorama e sotme e Shqiperise eshte ne paraqitje krejtesisht qesharake fjalet e thena jo nga Patricia por patriotet me te medhej intelektual sot jane me shume se kurre aktuale .

  36. faro says:

    Cili “lexon” MIRE ngjyrat e flamurit, e kupton SHUMË MIRË, se pse i kanë ndodhur gjithë këto tragjedi, këtij populli HISTORIK., të shkelur, dhunuar, përçarë, copëtuar nga perandori, ndër shekuj

  37. Shkelzen Luka says:

    Per te ardhur keq por cdo fjal e then me lart eshte me se e vertete

  38. faro says:

    U lutem lexuesve, le të më gjejnë një popull tjetër në BOTE, ku të jenë bashkuar turku me grekun, madje arritën të bashkojnë edhe priftin me hoxhën për të luftuar gjuhën SHQIPE.
    PSE.?
    Cfar SEKRETI ka kjo gjuhë?

    1. ? says:

      Ka SEKRETIN qe e flasin debila si puna jote. Mjaft me keto banalitete nacionaliste pa vlere. Futjuni punes qe te permiresoni jetesen e mjaft u mburret me budalliqe.

  39. Labi says:

    E mirekuptoj kete trimin pasi dikur kam jetuar ne Belgjik,nje shkrim dhe mendesi te tille eshte normale ta kete dikush si puna ketij qe pret te marri socialin cdo fund muaji,po te ishte njeri i thjeshte nuk do kishte problem,por ne kete rast nje zyrtare e thjeshte ka tall bakllavain me ish zyrtarin e larte te drejtesise Shqiptare, me shume se turp per ket leshko nuk kam ca te them.

  40. Arber iliri says:

    O niku nese kjo patricia te paska thene cka thua nuk do te thote. se e gjetem te verteten.paska qene e vogel

  41. MH says:

    Ajo shoqja ka te drejte nese nuk ka kene asnjihere ne Shkoder.
    Nese do kishte vizituar vetem nji dite qytetin e Shkodres do kishte dhane me ndim tjeter.
    Shkodes i kane kenduo: Mori shkoder moj mizore pak u duke e shume na dole.Jo qe ne Shkodren e vogel kemi tri te dhena te medha.Keto jane:
    1 Arra e madhe.
    2.Kisha e Madhe.
    3.Rruga e Madhe.
    Si dhe Malcia e Madhe qe gezon Recin gazermimin e kriminelve e te korruptuarit qe mendohet te strehohen.

    1. ? says:

      Ke harrue Kafen e Madhe ?

  42. Mero says:

    Kete ko*en e gomarit e perdor Merua per nxitur klikimet ne gazete…ha…ha.

  43. betixho says:

    Nuk jam dakort.Ne kemi bërë shumë gjëra në pak kohë si shtet Shqiptar.Ne kemi vetëm një të metë,sipas mendimit tim,Ne e kemi më të lehtë të mohojmë.Këtë e kemi në majë të gjuhës,sepse është më e lehtë ta pohosh,sepse për të pohuar duhet më shumë mundim e punë ndërsa ne jemi pak dmbelë.Kur mohon,Ne Shqiptarët tundim kokën,pra ta miratojmë,po,po ashtu është.Ndërsa po të pohosh të gjithë të hidhen përsipër,të detyrojnë të thuash ç’farë është bërë,thuaji,ç’farë?.
    Por e vërteta është se po të jemi të sinqertë me veten tonë,mjafton vetëm të hedhësh sytë e të shikosh,Shqipëria nuk njihet aqë shumë ka ndryshuar,KA NDRYSHUAR BASHKË ME NJERIUN SHQIPTAR.
    Që t’ju ndihmoj, ju bëj një LUTJE:Ju lutem provoni të shikoni,të mendoni dhe të numuroni ndryshimet.Por unë e di,JU nuk do ta bëni.Pse? Sepse lodheni!-JU JENI DEMBELË të numuroni gjitjhë ato arrijtje.Futini një të ngrënë,një dopio dhe një sy gjumë.
    Jo!, me mohimin TUAJ ne jo vetëm nuk shkojmë përpara por vetëm mbrapa,mbrapa por vetëm virtualisht se faktikisht ne jemi plot energji dhe në ndryshim të vazhdueshëm dhe plot arrijtje sa edhe të tjerët na kanë zili.

  44. betixho says:

    Nuk jam dakort.Ne kemi bërë shumë gjëra në pak kohë si shtet Shqiptar.Ne kemi vetëm një të metë,sipas mendimit tim,Ne e kemi më të lehtë të mohojmë.Këtë e kemi në majë të gjuhës,sepse është më e vështirë ta pohosh,sepse për të pohuar duhet më shumë mundim e punë ndërsa ne jemi pak dembelë.Kur mohon,Ne Shqiptarët tundim kokën,pra ta miratojmë,po,po ashtu është.Ndërsa po të pohosh të gjithë të hidhen përsipër,të detyrojnë të thuash ç’farë është bërë,thuaji,ç’farë?.
    Por e vërteta është se po të jemi të sinqertë me veten tonë,mjafton vetëm të hedhësh sytë e të shikosh,Shqipëria nuk njihet aqë shumë ka ndryshuar,KA NDRYSHUAR BASHKË ME NJERIUN SHQIPTAR.
    Që t’ju ndihmoj, ju bëj një LUTJE:Ju lutem provoni të shikoni,të mendoni dhe të numuroni ndryshimet.Por unë e di,JU nuk do ta bëni.Pse? Sepse lodheni!-JU JENI DEMBELË të numuroni gjitjhë ato arrijtje.Futini një të ngrënë,një dopio dhe një sy gjumë.
    Jo!, me mohimin TUAJ ne jo vetëm nuk shkojmë përpara por vetëm mbrapa,mbrapa por vetëm virtualisht se faktikisht ne jemi plot energji dhe në ndryshim të vazhdueshëm dhe plot arrijtje sa edhe të tjerët na kanë zili.

  45. Toni says:

    Na thuaj nje gje qe ke bere ti per Shqiperine ???
    Une mbaj mend nje gje!! Dole nje here ne TV HALE ne tirane dhe the: ‘ une nuk bej koalicion me edi ramen se i kerkova si kusht arrestimin e sali bishes ‘ E pasi ngele rrugeve me partine tene mashtruse qe doje te lepije noj kock si ata qente zagare me zgjebe rrugeve, hop na u fute ne koalicion me partine e berishes !!!! Po sikur doje ta arrestoje ??? Apo nderrove mendje ?? Shko ne gop te semes bajge lope se ben pis faqet e gazetave!!! Bastard.

  46. Pellazgos says:

    Zoti Spahiu,kur ju nuk jini ne gjendje te dalloni Epirotet e Pirros te Kastriotit me ju te turqizuarit qe luftuat edhe vete ata qe nuk tradhetuan Besen,Identitetin,Nderin eshte e kot.

  47. Epiroti antik says:

    Shtoni dhe nje pike Kreshnik e Co! Shqiperia dhe shqiptaret do vdesin te fundit si thot dhe himni i mendjendriturve kur kombet do te shuhen mbi dhe ajo do rroje .!!!!

  48. Drejtesi says:

    Sad but true!

  49. Axhim says:

    Të amnestosh serbet greket turqit maqedonet sigurishte edhe malazezet etj nuk ka krim më të madh që mund të bëj një shqiptar !Por këte duhet ta ndjej si shqiptar qe e don atdheun me te gjitha te kqejat qe i ka . Ato te huajat kurr nuk mund të jenë te njejta .I perjeton te njejta vetem nje njeri qe nuk din se kush eshte realisht dhe se qka eshte duke thenë .

  50. Moderni says:

    Te verteta te gjitha. Skemi kujt tja vem fajin pse jemi te fundit per cdo gje..pervecse pazotesise tone kolektive.

  51. fteri says:

    Ore Shkelzen GOMARI , Përse nuk i the Patricës tënde ,ështe e vërtet që shqipëria është e vogël ,por është dhe shumë e egër dhe karin e ka të madh si Shkelzeni .

  52. Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora Vlora says:

    Po në ÇADRRËN e KRRIMIT të ORGANIZUAR tek Bulevardi DËSHMORËT e KOMBIT përse shkove ti Kreshnik SORRA ??? Apo NUK u Ngope me ato 250 MIJË €URO GJOBË , që ju vije GJYQTARËVE dhe PROKURORËVE KRIMINELĒ të PLEPAVE të Durrësit për NJË VEND PUNE ?????!!!!!! Dhe ti KRESHNIK HAJDUT SORRA e ZEZË , i ndaje NATËN €UROT dhe $$$$$ DOLLARET e GJOBAVE me Bamir KRYEBANDIT Topin !! Kreshnik KRIMINEL Spahiu , je KRRIMINEL , KRYEHAJDUT , KRYEBANDIT dhe KRYEKUSAR që SPAK dhe BKH duhet me patjetër të fillojnë PROÇEDURAT për EKSTRADIMIN tënd dhe duhet të SHKOSH në PIDH të SATËME sepse i ke bërë GJËMËN SHQIPËRISË dhe SHQIPTARËVE me KLDnë tënde të Famshme , duke e shitur Një vend Pune në (PA)DREJTËSI me 250 MIJË €URO !!!!!! SHQIPTARËT duan TRANSPARENCË dhe duan INFORMACION sesi ti KRESHNIK SORRA mbijeton në GJERMANI PA PUNË ????????!!!!!!! KU i Gjen të ARDHURAT ti BANDIT dhe HAJDUT i PËSHTIRË dhe i URRYER , që je Pjesë e KATRAHURËS 29 VJEÇARE ?????????!!!!!!! VAFSH në DJALLLLLLL dhe në ESFEL ti KRESHNIK SORRA bashkë me SOJ e SOROLLOP dhe KURRRRRRRRRRRRË MOS E GËZOFSH GJËNË e VJEDHUR bashkë me Bamir Topin e KRIMIT dhe PLAÇKITJES së SHTETIT !!!!! MOS BËFSHI HAJËR KURRRRRRRË ISHALLA O ZOT i MADH !! RROFTË SHQIPËRIA dhe SHQIPTARËT e NDERSHËM kudo që janë !! RROFTË KOSOVA

  53. Salka says:

    Edhe motra jote e ka pjeshken te vogel

  54. Dani says:

    Per kte kurven amerikane ne jemi komb i vogel dhe njerez te vegjel , por kjo putana nuk di nje gje qe jemi populli me i vjeter ne bot dhe e dim origjinen ton , kurse shteti saj i madh esht nje shtet i sajuar pa identitet dhe histori , nje shtet shumetnik me nje popull qe nga kan baben nuk kan gjyshin dhe nonen me origjin , nuk din se nga vin e kush jan , kta jan amerikanet dhe amerika , nje shtet me gjuhe dhe histori te huazuar nga anglezet , shtet i sajuar nga europianet thjesht nje krijes pa themel , ne te vegjlit kemi ber histori nga koha Çezarit Aleksandrit te madh tek Skenderbeu perandoria turke tek mbretrit dhe burrat me fam qe ka nxier kjo tok e ky popull , kurse Ametika vetem hajdut lopçar dhe degjenerim ka sjell , esht thjesht shtet RREFUGJATESH kte ti thoshe putanes amerikane o zgjeps dhe bur pa byth legen.

  55. Pellazgos says:

    500 vjet Osmanllek o Dani deeeeeeeri sa u krijua shkolla e pare shqipe ku ishin “Shqipetaret”?
    Deri ne ate kohe ishin 1260 shkolla Greke dhe po kaq turke dhe Kishat ishin Greke jo Autoqefale qe nga shekulli i 5te A.D. dhe Xhamite Arabe.
    Zoti Dani,e kupton ty cdo te thote 500 vjet mos te kesh institucione te tuat qe te Identifikohesh,te festosh,te inkuadrohesh,te Ndergjegjesohesh?
    Po te kishte “Shqipetare” ketu zoti Dani nuk shkonte ne Stamboll Ismail Vlora te behej Governatore,Deputete turk,por do ngrihej ketu kunder Sulltanit ashtu sic beren Epirotet e Pirros dhe Kastriotit,Arvanitasit 50 vjet me pare.
    I thone rreth 25 breza qe sot po te shikosh te rinjte refugjate qe vijne per festat nuk dine shqip.
    Kjo Amerike donte nje Pashallek turk te vogel ne dem te Ilyrise,Epirit,Greqise prandaj e krijuan.
    Jane disa gjera zoti Dani qe “miqte” qe ju shkr…….jne nuk ua thone,ndryshe do kuptonit qe sa poshte kini rene.

  56. moderni says:

    nga 50 komente vetem 4 merren me thelbin e artikullit (8 perqind), te tjeret shajne ose vjellin idiotesira. Me 8 perqind te popullates qe, spo themi qe jane intelektualem po qe kupton nje shkrim te shkurter, dhe 92 perqind analfabet funksionale, shqiperia eshte atje ku i takon me sa duket…e fundit ne cdo renditje, pasuri, art, letersi.

  57. T . Voda says:

    — O NJJEREZ .. !!!
    —Keto qe thote ky ”karandash- kal;emi”, Jane then e sterthen pa gabuar , me mijra here, ne form te ndryshme . Mund te ndryshoje pak renditja , korekimi formulimit .
    — Keto dhe mjaft te tjera si keto, u perdoren e perdoren akoma si ”pilula vrastare” , coroditese, vete helmuse, vetmbytese te shqiptareve ;’
    — Zanafilla e ketyre te keqijave , qe disa komentuse shastisen nga mencuriae ketij ”toroman bylyk-bashi” , nuk fillon pas 90. Ato vertet gjeten terenin ideal te pershtatshem . Por shtrati tyre u parapergatit paralel me platformen e shkaterruimit te sistemit.. Dhe me mire se kushdo e di edhe vete ajo si me thene….. diplomatja . Ne se vertet ajio eshte shprehur e tille dhe ky zotrija nuk genjen e nuk zbukuron, ajo ka shkelur te pakten etiken e diplomatit .
    — Ana tjeter e medaljes . Me sa mend ky njeri qe ka mbajtur pocicione te rendesishme gjate ndryshimit te sistemit flet sin je ‘’karaduz mburravec’’ . Nuk I shkon seriozitetit te detyrave qe ka pas, as edhe nxitjes frymes mos besimit e optimizmit per shendoshjen e gjendjes ne teresi. E dhe sikur Ajo tja kete thene ne kofidence , ky ‘’karafili me dega ‘’ mund ti shprehe ne vendin dhe personave qe u takon …
    — Nuk eshte e vertert qe te huajt perfshi fqinjet [ Serbi e Greqi] qe nuk kane dore ne shkaterrimin e Shqiperis . ne vrasjen ebesimit e deri tek shprehja ‘’Shqiptaret skane aftesim shtetformuse’’ . Me dhjetra e qindra here eshte degjuar nje shprehje e tille nga lidere e zedhenes ne kanalet e Beogradit e te Titogradit , sidomos gate viteve 80 , mbas tubimeve te kosoves pe vetvendosje.
    ‘’— Nuk eshte e vertete QE SHQIPTARET SKANE AFTESI VET-QEVERISESE apo shtet-formuse, Keto lloje tezash jane anti shqiptare te pranuar me mburrje nga ky lloje inteletualui [dhe jovetem ky] .
    == Anuk ishin shqiptaret , qe Shqiperine e porsa dale ;=, shkaterruar nga lufta , mbi 80 perqind analfabet, pa asnje lloje industrie , pervec kovacanave, mungonin plotesisht mjetet e mekanizuara , por ,me kazat , lopat , varete barominat happen kanalet vaditese, hekurudhat, rruget ne shkrepa malesh, bonifikuan kenetat, ngriten hidrocentralet, qe kemi dhe sot, minierat , fabrikat, kombuinatet e te gjitha llojeve, zhduken analfabetizmin ne kohe rrekord, zhvilluan artin , kulturen , sportin, ndertuan kombinatet e te gjtja llojeve deri dhe ate metalurgjik etjj etjj
    === Ndertuan nje ushtri moderne. Ajo deri ne fund te viteve 70 konkuronte pa frik fqinjet dhe I dilte zot vendit pellembe pllurer pellembe , zhduken ndasite krahinore , fetare , zduken gjak marrjen plagen shekullore. [tani te ringjallur perseri]. Ndertuan per te gjithe popullin shendetsine falas , shtepite e banimit falas dhe popullata nuk taksohej ne asnje drejtim , shtet pa taksa ..Ete tjera …ete tjera …ete tjera,………. JA KESHTU,. MORE ZYLYF kuqe[FAQE ZI] .!!
    —- M e keq ardhje , por drejtimi vendit ju besua njerezve te tille. U zgjodhen kryesisht njerez me vese , te pa ndershem , servile e lehtesisht te korruptushem , jo te afte e kopetent , jo e te sacrifices, jo viziionare e largpames. Depertertuan servilet e mashtruset, hajdutet e idealistet pa ideal dhe imoralet, gjak –shprishurit e pshurrurit, bese thyret e bes preret, njerez dpjo rol, bisht perdredhurit e kurriz perkulurit.
    —- Dora e fqinjeve e mbeshtur sa siper , ne kete lloje kategorije, si dhe ne plan te gjere tek qarqet e politikat e vjetra anti shqiptare —me apo pa qellim ju happen dyert e penetrimit dhe instalimit gradual te ‘’Kuajve te Trojes’’ , ne cdo fushe e drejtim te SUSTEMIT PIRAMIDAL [ nga qendra ne baze] . E kthyen Shqiperine ne nje ‘’MINI-POLIGON e KOPESHT- EKSPERIMENTAL’’ per shkaterrimin, shperberjen hap pas hapi te cdo gjeje , ne te gjitha fushat deri ne qelize. KUJTONI; = ‘’2 PRILLIN -91’’,… ‘’CEKUN E BARDHE’’…’’TERAPINE SHOK’’ apo ‘’TEORINE E ZEROS’’ , ‘‘FAJDET- E FAMSHEME’’,….’’ 97— 98 E ZEZE’’..’’GERDECIN E KRIMIT’’,,, ‘’21 JANARIN E BURRIT T SHTETIT ‘’ etjer.. etj …THIRRJE MAKABRE per fatet e vendit,si ” ..KY VEND NUK BEHET”’ ..”…TA MARE KUSH TE DOJE” ju la ‘’ DORA E LIRE ‘’ DHE PA KONTROLL e segmenteve dhe qarqeve ANTI-SHQIPTARE…………………
    — Nuk u mbeshteten mendimet per KONSENSUS, per PAJTIM e BASHKE QEVERISJE, nuk u caktuan piketat e perbashketa= NJE KOMB –NJE QENDRIM . Ne se Shqipera dote kish filluar ndryshimet ‘; = ASGJE TE MIR E TE VLEFSHEME TE MOS PRISHIM—SHQIPERINE TA BEJME ME TE MIRE E ME TE BUKUR. Sot pas 30 vjetesh do ish me vendet e zhvilluara.
    == Prandaj ti dhe ata qe mendojne si ti, perse nuk merni nje studim apo investigim te mirfillte per te nxjer shkaqet e asaj gjerndje qe ti I kendon me krenari e mburrje , dhe te nxirni perfunduimet se cfar duhet bere . Gjendja nuk ndreqet duke share dhe nxire gjitheshka.
    === SHQIPERIA ESHTE SHUME E VOGEL PER TE PATUR KAQ SHUME PARTI , SHOQATA, ,,,ORGANIZATA E DERI 4 E ME SHUME BESIME E FRAKSIONE FETARE,
    === Ne Shqiperi kane vershuar , ngritur e instaluar me DHJETR ndoshta dhe QINDRA stacione televizive , stacione radiofonike, lidhje e sterr-lidhje mediatike , gazetareske etjer …etjer etrjerr , …qe nje zot e di fundin e organizimeve. ne shqiperi. —–TE GJITHA LLOJET E ORGANIZIMEVE, te dukshme e te pa dukshme, te nendheshme e mbi dheshme , kane synuar e kane arritur te zberthjejne , percajne , shperbejne te gjithe Shqiperine dhe shqiptaret, deri ne qelizat me te vogla te lidhjeve shoqerore e te familjes , te cdo shqiptari .
    — Qarqe te caktuara keqdashese , e deri me qellime shoviniste kane investuar dhe vazdojne ta bejne , kur shikojne nje shtet apo qeverisje te pa afte aq me kequr eshte dhe pa motivuar per te ndryshuar gjendjen… me themel .
    Pershendetje -Tomor Voda. –NY –USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje