Kronologjia e skenarit: Nga pazaret, te porositë dhe inskenimi, zbardhen bisedat telefonike mes Babales dhe Salianjit që "fundosën" ish-deputetin

7 Janar 2020, 15:10Kronika TEMA

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, për të shpallur fajtor ish- deputetin e PD-së, Ervin Salianji dhe të tjerë është mbështetur edhë në bisedat telefonike që të pandehurit kanë zhvilluar me  njëri me tjetrin.

Referuar analizës së tabulateve telefonike, shtetasi Albert Veliu ka kontaktuar për herë të parë me shtetasin Ervin Salianji në datë 20.10.2017 ndërsa më shtetasin Jetmir Olldashi në datë 21.10.2017. Ndërkohë që ai ka komunikime edhe në intervalin kohor 24.11.2017-26.11.2017, të cilat u analizuan më sipër.

Albert Veliu ka 14 komunikime telefonike me shtetasin Ervin Salianji për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017. Po I njëjti ka 81 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 20.10.2017 – 10.11.2017. Ndërsa ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka 145 komunikime telefonike me shtetasin Jetmir Olldashi për periudhën 18.10.2017 – 19.05.2018.

Sipas Prokurorisë, ka rezultuar e provuar dijenia, pjesëmarrja, kontributi dhe bashkëpunimi i të pandehurit Ervin Salianji me të pandehurit e tjerë në kryerjen e veprës penale të atribuar, nga administrimi i Shkresës me nr.FRS/3803/ES, datë 11.10.2018, të shoqërisë telefonike Vodafone Albania sh.a, me anë të së cilës janë përcjellë tabulatet telefonike të numrit telefonik 0692085947, në përdorim të abonentit Ervin Salianji.

 Bisedat Veliu-Salianji dhe të tjerë

-Në datën 20.10.2017, ora 10:06:26, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 51 sekonda

-Në datën 20.10.2017, ora 10:23:36’, numri telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 6 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19:42:57, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 23 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19:44:32, numri telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji ka telefonuar numrin telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi dhe biseda ka zgjatur 12 sekonda;

-Në datën 21.10.2017, ora 19.49’, numri telefonik 0692151212 në përdorim të shtetasit Jetmir Olldashi ka telefonuar numrin telefonik 0699324140 në përdorim të shtetasit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 84 sekonda;

“Këto të dhëna vertetojnë tej çdo dyshimi se, është pikërisht i pandehuri Ervin Salianji ai që ka realizuar kontaktin midis të pandehurve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Sërish më vonë, në datën 24.11.2017, ora 09.01’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 13 sekonda. Kjo bisedë është zhvilluar rreth një orë më parë, nga momenti kur i pandehuri Albert Veliu ka shkuar tek zyra e dëshmitarit Besim Hajdarmataj;

-Në datën 24.11.2017, ora 16.30’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 22 sekonda. Kjo bisedë është realizuar rreth 4 minuta më pas nga kontakti telefonik që shtetasi Albert Veliu ka patur me punonjësin e SHISH-it, dëshmitarin Eduart Martini.

– Në datën 25.11.2017, ora 10.21’, numri telefonik 0688536870 në përdorim të shtetasit Albert Veliu ka telefonuar numrin telefonik 0692085947 në përdorim të shtetasit Ervin Salianji dhe biseda ka zgjatur 69 sekonda.

Në datën 24.10.2017, ora 14.27’, numri i tel. 069 94 77 182, në përdorim të të pandehurit Albert Veliu ka telefonuar numrin e tel. 067 20 14 472, në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj dhe biseda ka zgjatur 20 sekonda. Në momentin e thirrjes, qeliza e transmetimit e numrit celular 0699477182 në përdorim të shtetasit Albert Veliu, është “KRAPSI-S” dhe “MIFOLI-N”.

Rrëzohen versionet e të pandehurve

Në datën 24.10.2017, ora 14.50’, numri i tel. 067 20 14 472 në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj ka telefonuar numrin e tel. 069 94 77 182 në përdorim të pandehurit Albert Veliu dhe biseda ka zgjatur 29 sekonda. Në momentin e thirrjes, numri telefonik 067 20 14 472 në përdorim të shtetasit Geron (Agron) Xhafaj, ka loguar në zonën “Mbrostari Ura B”, Fier.

Në datën 24.10.2017, numri i tel. 069 94 77 182, në përdorim të pandehurit Albert Veliu ka realizuar thirrje telefonike me numra të tjerë celularë, në orën 15.06’ me qelizë transmetimi “PESHTAN-N” dhe “FIER SOUTH-N”, në orën 15.57’ me qelizë transmetimi “KAVAJE-SË” dhe në orën 16.38’ me qelizë transmetimi “NEË RING ROAD 3-SE” (Unaza e Re).

Këto të dhëna, evidentojnë qartë faktin se në datën 24.10.2017, nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis shtetasit Geron  (Agron) Xhafaj dhe të pandehurit Albert Veliu dhe për rrjedhojë nuk ka patur asnjë mundësi që midis tyre të jetë regjistruar ndonjë bisedë.

Gjatë hetimit, i pandehuri Albert Veliu ka pretenduar që të jetë takuar me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj në datë 24.10.2017, rreth orës 17.30, ndërkohë që referuar qelizave të telefonit rreth orës 14.40’ ai dhe i pandehuri Jetmir Olldashi kanë qenë në Levan duke u kthyer për Tiranë.

Këto të dhëna gjithashtu, rrëzojnë edhe pretendimin e të pandehurit Jetmir Olldashi se atë ditë në Vlorë ishte realizuar regjistrimi i një bisede me shtetasin Geron (Agron) Xhafaj dhe për më tepër që këtë regjistrim, ai e kishte të ruajtur edhe mjetin regjistrues. Fakti i vërtetë është, se atë ditë dhe më pas nuk është regjistruar asnjë bisedë ambientale midis të pandehurit Albert Veliu dhe shtetasit Geron (Agron) Xhafaj.

Kjo pjesë e provave verteton që ata s’janë takuar në Vlorë ditën që deshmon Babalja dhe Jetmir Olldashi me Geron Xhafaj. Pavarësisht se Babalja thotë që janë takuar në 17 e 30 me Geronin ndërsa Jetmiri thotë në 2 e ca. Vendndodhja e qelizave i rrëzon të dy versionet.

 Zbardhen dëshmitë

Në gjykim deshmuan rreth fakteve objekt proçedimi edhe dëshmitarët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi, të cilët shpjeguan përpara Gjykatës rrethanat se si ishin vënë në dijeni të materialit që u publikua prej tyre dhe të pandehurit Ervin Salianji, në daljen publike të datës 14.05.2018.

Nga dëshmia e tyre, u evidentua qartë se kishte qenë pikërisht i pandehuri Ervin Salianji që ishte marrë paraprakisht me materialin që ishte publikuar.

Gjykata vlereson se, nisur nga rrethanat e ngjarjes, nga shqyrtimi i provave të analizuara më sipër, të administruara në funksion të ketij proçedimi që japin hollësi dhe tregojnë rrjedhën kronologjike të veprimtarisë së të katër të pandehurve në kryerjen e veprave penale të atribuara, të kohës kur ka ndodhur krimi, menyres se si eshte fabrikuar audiopërgjimi i rremë në përmbajtje dhe i rremë për subjektin që referon si një nga protagonistët e tij (shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, ndërkohë që subjekte të vërtetë të tij janë të pandehurit Albert Veliu e Fredi Alizoti), të përdorimit të kësaj prove të rremë si bazë e një deklarimi publik e mediatik për kryerjen e një nje krimi të rëndë ne fushen e narkotikëve, tërësisht i sajuar (i planifikuar kohë më parë nga të pandehurit në bashkëpunim mes tyre, duke qene se të pandehurit Albert Veliu dhe Fredi Alizoti rezultuan të kishin njohje te mepareshme, ndërsa të pandehurit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji kanë krijuar njohje për shkak të këtij bashkëpunimi me të pandehurit, të rezultuar nga komunikimet mes tyre dhe më tej takimet), mjetet qe jane perdorur ne kryerjen e ketij krimi (pergjues, media, etj.), shtuar ketu dhe faktin e pranuar ne gjykim nga vete i pandehuri Fredi Alizoti per bashkëautorësinë e pohuar mbi kryerjen e këtij krimi me të pandehurit e tjerë, rezulton teresisht e provuar se fakti ka ndodhur ne variantin e percaktuar nga ana e Prokurorise, e vertetuar nga aktet provuese si me siper jane specifikuar, dhe Gjykata vlereson se ne teresine e veprimeve te kryera nga te pandehurit Albert Veliu, Fredi Alizoti, Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji cilesohet kryerja e vepres penale te parashikuar nga nenet 305 e 25 të K.Penal dhe se autoret e kryerjes se ketij krimi jane pikërisht te pandehurit.

18 komente në “Kronologjia e skenarit: Nga pazaret, te porositë dhe inskenimi, zbardhen bisedat telefonike mes Babales dhe Salianjit që “fundosën” ish-deputetin”

  1. Don says:

    Po ne burg kur do veje ky ordineri. Cfare kuptimi ka qe gjykata ka zbardhur vendimin dhe ky eshte ende jashte?!

    1. Epiriiiii says:

      Turp…. Ne vend ta benin Shembull per keto lojra meskine turkoOsmane ket SaliQafirin, ben sikur e denuan.

  2. eli says:

    Ore do shkoje ne burg ky apo jo?!Se marr vesh i denuar dhe rri ne shtepi…?

    1. ana says:

      Jo , jo eshte denuar vetem me sherbim prove, pra do te jete i lire por me kusht paraqitje tek sherbimi i proves. Me nje fjale nuk do ti gezohet sapunit.

    2. Cudia says:

      Gjykata duhet te kishte vene si pjese e denimit nje urdher qe te detyronte Salianjin te dilte prape ne media (apo ta bente me shkrim ne media) dhe te deklaronte qe cdo gje ishte jashte te vertetes si dhe te kerkonte ndjese ndaj personave qe akuzoi. Nqs ai nuk do e pranonte kete gje atehere duhet te bente 1 vit burg. Ky do ishte vendimi qe do merrte nje gjykate perendimore. Jemi akoma ne Albanistan dhe gjykatesit tane i kane trute thjesht per te pare se cfare ane to mbajne dhe jo te vene pikat mbi i.

  3. shqip says:

    Ku ti keni , prokuror , gjykate, politike, dreqi e i biri. I dhate 1 viti Salianjit . Ne nje kohe qe ky pergjim ,perveç qe i rreme ne dem te nje ministri te shtetit , rrezikoi edhe rendin, perplasje sociale. Jeni te mbaruar komplet. Per nje vit denoni nje “varfanjak”, per 100tkw energji te pa paguara. Po per 1 vit denoni edhe krime qe rrezikojne institucionet . Me mire hiqjani denimin, keshtu biem rehat. Te pakten nuk do jetojme me “germo Tare se aty do gjesh…. ” .

  4. Albi says:

    Anus djal është i biri Sheges. Katunar që vetëm me intriga merret

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Investigim serjoz I vertetuar. Denim qesharak per permasat qe krijoj ne institucjonet shteterore dhe qershia mbi torte: Salianji bredh verdalle ekran me ekran I denuar me heqje lirie.. Hajde merre vesh nje I denuar ecen I lire ne rruget e Shqiperise.. Nje person I gjetur fajtor nga gjykata, I vihen prangat dhe transferohet ne qeli fill mbas vendimit.. Ky del nga gjykata fajtor ne ceshtje penale.. Vetem ne Albanistan ndodhin keto fenomene..

  6. Pyka says:

    Eshtë zog……..

  7. BON says:

    Ueee ca mashtrusi i ka tallur gjith shqiptaret Duke u bekiar nga Eni Vasili dhe KryeSharlatani Mender Faqeziu qe nuk lane mbrja pa e nxjerre ne televisione me VERSIONE TE RREME QE SHUME LEHTE MUND TI VERIFIKONIN KUR ZAGARI SALIAGNI THOSHTE “NUM KAMASNJE KOMUNIKIM ME TE PANDEHURIT ASNJEEE” !!!! Per Gazetaret nuk verifikojne lloj lloj llumi qe nxjerrin pernate ne televisione. U Shofshin.

  8. ZIGUR QARRI says:

    O Zot, vertet besoni qe Salinji, J. Olldashi, e ca me pek Babalja, Fredi a dreqi me te birin, kane sajuar kete gjoja pergjim? Jo ore, jo. Truri i kesaj pune eshte i njeriut skuth, i njeriut pa rregulla, pa edukim prinderor, komplet i pa pergjegjshem per vepra te mira, lindur per pune erresire. Dhe ky njeri e ka emrin Sali Berisha.

  9. buj says:

    DESH U BON COPAT NJERZIT PER TRILLIMET QE BOJN KETA PLEHRA… KUSHEDI SA GATUHEN E KUSHEDI SA TE PAFAJSHEM DERGJEN BURGJEVE PER NJE KW ENERGJI TE PAPAGUAR, KY ESHTE VEDNI PADREJTESISE!… SHIF CAR KEMI PRESIDENT, NJE MUT

  10. USA says:

    Po besim hajdar i mates Po bajrami dhe erzeni qe e bene filmin babale Bajramin e vrau ter sala Po erzenin ku do ja fusni Kur te bie termeti tjeter ruhu erzen te banka e at salise mo co pare ne rinas lajmero grabitesit pej fshatit tend te vjedhin ca lek se i duhen armines per brecka ho erzo ho bir i nones se fejzo na harxhoje leket e delawerit damiano.

  11. Ρrushi says:

    Ky rast , ndoshta dhe i vetem duhet bere shembull duke ju dhene te gjithe te pandehurve te lartpermendur , te pakten 4 -ter prej me denim maksimal shembullor, ndersa Gazment Bardhi dhe Alibeaj te veproje ligji i dekriminalizimit, pra te mos kandidoje kure per deputet apo ne administrate publike si njeres mashtrues dhe ordinere kur kishin funksione publike.
    Por jo. gjasat jane te kalojne pa u lagur.

  12. Life is game says:

    He mo! Mos u merzitni
    ! Salianji Vetem Bled Faqekiu ma dal per justifikim para publikut! Shpteso qe vijoj ne politik, prandaj!

  13. John says:

    Ho mo blendo nones ke pastru lek eargites ca ke bo mor fevzo dil sonte filloi spaku blend hajduti familjes bargjini se ato prona qe vodhe nuk jane toptaneve po te bargjineve ty ti dha salia curve. Spaku fillo

  14. h says:

    Pederasti qe vidhte misrat e koperatives u be edhe skenarist.

  15. beni says:

    dhe gjykatat e denojne me nje vit burg solli tere shtetin verdalle dhe prej asaj katrahure ndikoj edhe ne mos futjen ne BE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje