Kryesimi i OSBE-së, Rama thirrje anëtarëve: Sillni sa më shumë emra grash, sa më shumë gra të angazhohen në punë reale aq më shumë punë reale do të bëhet

9 Janar 2020, 10:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para anëtarëve të OSBE-së u ndal edhe te barazia gjinore.

Në muajt në vijim, tha Rama presidenca e OSBE-së që do të drejtojë do të ketë nevojë për rekrutime, ndërsa u bëri thirrjeve vendeve anëtare të propozojnë sa më shumë emra kandidatesh. Ai tha se sa më shumë gra të angazhohen në punë reale aq më shumë punë reale do të bëhet.

Në muajt në vijim do të kemi nevojë të rekrutojmë një numër krerësh dhe zv/ krerësh misionesh. 

Ju bëj thirrje që të na sillni sa më shumë që të jetë e mundur emra të kandidateve femra të kualifikuara.

 Duke qenë se kam një qeveri që është krenarisht në pesëshen botëror për balancën gjinore, ju siguroj që sa më shumë gra të angazhohen në punë reale aq më shumë punë reale do të bëhet” tha ai.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje