Pas më shumë se një viti, SHBA përfaqësohet zyrtarisht me ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim bën betimin

9 Janar 2020, 21:31Politika TEMA
Pas më shumë se një viti, SHBA përfaqësohet zyrtarisht

Pas më shumë se një viti nga dita e largimit të ish-ambasadorit Donald Lu nga Shqipëria, SHBA përfaqësohet zyrtarisht me ambasadore Yuri Kim në vendin tonë. Kim ka bërë betimin ditën e sotme.

Në nëntor ishte Komisioni i Jashtëm i Senatit, i cili e aprovoi kanidaturën e saj dhe para tij Kim theksoi se do të inkurajonte Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu ajo i mbetet angazhimit për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori, është gjithashtu personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

3 komente në “Pas më shumë se një viti, SHBA përfaqësohet zyrtarisht me ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim bën betimin”

  1. Albann says:

    Dihet misioni…Te manipuloje zgjedhjet dhe te sjelle Bashen ne pushtet.Jo me kot u lobua te skualifikohej alternativa e pare .Duket se Bashes do i ndrite ylli nga fundi i vitit dhe fillimi i vitit tjeter.

  2. butrinti says:

    Mirse te vini zonje e nderuat. Shqiperia ka nevoj per ndihmen tuaj,

  3. Bureto says:

    Meta mezi e pret, sepse takimin e parë me atë do ta bëjë ajo kur do t’i parqesë letër-kredencialet. Si koreane që zonja Kim është, shpresoj që ky presidenti ynë të mos lajthisë dhe t’i kujtojë asaj Korenë e Veriut! E bën ai se nuk është kot Mic Sokoli i Çepanit.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje