Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi dje se strehimi i opozitës iraniane në vendin tonë është një çështje humanitare.
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo shprehet në një intervistë për Tema TV se në të vërtetë kemi të bëjmë me një problem të mprehtë gjeostrategjik.
“Jemi në qendër të vëmendjes së Iranit për sa kohë që opozita iraniane është në Shqipëri.
Ata ndodhen prej disa vitesh këtu dhe ky është një detyrim që ka marrë Shqipëria në raport me aleatin e vet, partnerin e vet strategjik, SHBA.
Mund të thuhet zyrtarisht se strehimi i opozitës iraniane është një çështje humanitare, por faktikisht ky është një problem i mprehtë gjeostrategjik, sepse këtu janë vendosur mijëra njerëz që janë opozita reale e regjimit iranian, që u hoqën nga Iraku për shkak se ishin objekt i drejtpërdrejtë dhe i afërt i Iranit” ka thënë Milo.
gezuar ramazonin………………….
Varet se si e feston Ramazanin ti o Sunit. Keto jane deklarata qe ti nuk i kupton dot por ti nuk na prish pune edhe po nuk e kuptove sot e kupton pas pilafit. Mua me vjen cudi me Prof. PASKAL MILON. Kam shume respekt per te dhe cuditem per nje deklarate te tille te tij sepse ai duhet ta kuptoje qellimin e deklarates se Rames edhe nese kjo qe deklaron Milo eshte e vertete.