Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dhënë sinjale të shpërbërjes së koalicionit opozitar, nëse vendi nuk shkon në zgjedhje të parakohshme.
Ndonëse më parë kanë kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor, ditët e fundit opozitarët kanë artikuluar se, nuk duhet domosdoshmërisht të ndryshojë ky sistem, por sipas tyre duhet të rregullohen disa pika.
Këtë ka theksuar, sot, edhe Shehi, i cili në një prononcim për A2, thotë se për hir të zgjedhjeve të parakohshme do ta kapërdijnë çfarëdo lloj sistemi.
“Për hir të zgjedhjeve të parakohshme do ta kapërdijmë çfarë do lloj sistemi, qoftë edhe ky, nuk është më i miri, por mund të jetë mjaftueshëm për të rikthyer një minimum demokracie në Shqipëri. Në qoftë se zgjedhjet do të bëhen në 2021 siç thotë zoti Rama, ky sistem për mua nuk është i vlefshëm”, u shpreh kreu i LZHK.
Por, nëse nuk bëhen zgjedhje para 2021-shit, Shehi paralajmëron se do të rishikojë të gjitha raportet, pa përjashtuar këtu edhe aleancën opozitare.
“Nëse nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme edhe ne do t’i rishohim të gjithë pozicionet tona në raport me të gjitha, në radhë të parë në raport me reformën zgjedhore”, tha ai.
Por, a nënkupton kjo një krisje të aksionit opozitar?
Kujtojmë se dy ditë më parë, Dashamir Shehi tha se opozita nuk përfitoi asgjë nga djegia e mandateve, ndërsa bëri përgjegjës kreun e PD-së, Lulzim Basha, për futjen në listat e deputetëve disa njerëz, që ai i quan të pavlerë.
Per hir te pushtetit kaperdijme cdo lloj sistemi , kane frike se mos i djeg sistemi se elektorat nuk kane , do ta pi rakine edhe pa hudhera thote ky goje perveshani, edhe Nard Ndoka tha se do te hapi Torneri po nuk u futa ne listat e deputetve, , ndersa kaubojsi vetem rrin dhe vezhgon situaten
MOS DASH MOS E BEJE MOS DASH DO MARESH ME QAFE DEMOCRACIN SHQIPTARE PO U LARGOVE TI ESHTE FUNDI BOTES.
KAM PESHTYPJEN SE KA FOLUR RAKIA JO DASHI SE DASHIN E KA MBAJTUR PD ME BUKE
Aman ploncin me raki rrushi mos e ler, te tjerat bej çfarë të duash.
VLEREMADHI do lere ne mes aksionin opozitar .
Futi ndonje dopjo me shume dhe zgjedhjet do behen brenda janarit !
Ik pirdhu langataq i perjetshem
Me këto deklaratat or dash koqja apo o koqe dash kujdes nga Sala se do ta hash. Me buk te mbajti ja hodhe poshte por po te hoqi rakin ne azil do perfundosh.
Mos,Dash…..mos e bëj……..i duhesh SHQIPERISE,i duhesh POPULLIT….jo dorëheqje Dash….mendohu dhe njëherë……
Ckaf po na thue bre Dash? Me u largue ti prej politike ash njesoj si me u largue prej polncit pilafi e rakise. Amani bre burra naloje Dashin, se me e ba kat veprim kan me qajt edhe te tana qebaptoret e Tirrones.
O dash dhe sa vjet akoma do që të jesh deputet o dash . Po kemi 30 vjet që shohim surratin tënd o dash . Po të kishe ndonjë vlerë do e bënim hallall o dash po ti je fundërrinë o dash . Po pse nuk shkon në të satëme o dash . Do gjej dhe ky popull pak qetësi o dash , sepse do thot një mut më pak o dash.
Ketyre kryetareve duhet tu priten rrogat nga i marrin fondet e pagesavd
keta nuk elektroat asgje vetem dalin neper studio gjoja se dime
iki koha e ketyre zhanave keta nuk dine te shkruajn ne tel kur ne shqiperi e kudo kompjuterin tani e komandojne me kembe
Per cfare i duhen popullit Nardi,Fatmiri, Dashi, Dulja,??