Shkarkimi i presidentit, zbardhen pyetjet finale të Kuvendit për Komisionin e Venecias

10 Janar 2020, 20:36Politika TEMA
Shkarkimi i presidentit, zbardhen pyetjet finale të Kuvendit për

Tetë janë shkeljet e reja kushtetuese që ka kryer presidenti, sipas mazhorancës, për të cilat duhet hetuar dhe shkarkuar.

4 në refuzimin për të bërë betimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe 4 të tjera në emërimin në vend të saj të Marsida Xhaferllarit.

Të detajuara argumentet e Komisionit Hetimor kundër presidentit, shoqërojnë kërkesën për opinion drejtuar Komisionit të Venecias. A2 ka siguruar pyetjet që më 30 dhjetor, nën firmën e Gramoz Ruçit, i janë përcjellë Komisionit të Venecias.

Janë 6 pyetje dhe kanë pësuar ndryshime nga ato që u lexuan në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor të drejtuar nga Ulsi Manja për shkarkimin e presidentit.

Ekspertët e Venecias pyeten nëse është i ligjshëm emërimi i një gjyqtari kushtetues, pas 30 ditëve që parashikon ligji dhe jashtë listës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, siç ndodhi në rastin e Marsida Xhaferllarit.

Sa legjitime janë vendimmarrjet e një gjykate të plotësuar në një mënyrë të tillë dhe a konsiderohet i emëruar një gjyqtar të cilin presidenti refuzon ta emërojë?

Edhe forma e ndjekur nga Arta  Vorpsi për të bërë betimin te noteri është objekt interpretimi nga Venecia.

Në shkresën drejtuar Xhani Bukikios, parashtrohet e gjitha situata për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese: që nga shpallja e tyre deri tek refuzimi i presidentit për të emëruar anëtarin e tij të dytë para se Kuvendi të zgjidhte emrin e tij të parë.

Në dokument renditen edhe akuzat e kreut të shtetit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, si dhe pretendimet e mazhorancës se ai e dubloi këtë këshill.

Sipas mazhorancës, Arta Vorpsi është anëtarja legjitime e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimmarrjet, ku e përzgjedhura e presidentit, Xhaferllari merr pjesë, rrezikojnë shpallen të pavlefshme në një moment të dytë.

Por edhe Presidenca ka njoftuar se do t’i drejtohet Venecias për shkeljet qe pretendon se Kuvendi ka kryer në këtë proces, ndërsa ka kallëzuar penalisht edhe kryetarin e KED-së, Ardian Dvorani.

3 komente në “Shkarkimi i presidentit, zbardhen pyetjet finale të Kuvendit për Komisionin e Venecias”

  1. temja says:

    Thjesht bejn pinpong kot as meta nuk do hiqet dhe rama me mut se kto te gjith pocaqi me radh

  2. h says:

    Presidenti duhet shkarkuar jo per shkelje të kushtetutës që ne shqipëri është nocion llastiku.
    Ai duhet shkarkuar për cënim të rëndë të moralit shoqëror dhe efektin sizedukativ për brezat e ardhshëm.

  3. Lejtoni says:

    Me shpejt do ishte shkarkuar Trampi me keto shkelje qe ka bere ky matufi shantazhuesi delenxhiu dhe maskarai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje