Presidentja e KE, Ursula von der Leyen njoftoi sot dhe se konferenca e donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmeti që goditi vendin më 26 nëntorit do të mbahet më 17 shkurt.
Për këtë njoftimin ka reaguar ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili u shpreh se Bashkimi Europian është në krah të Shqipërisë. KE në dhjetor akordoi 15 milion euro për Shqipërinë veç ndihmave, ekipeve të shpëtimit dhe vlerësimit.
“Konferenca e donatorëve që do të ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet për rikonstruktim pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt 2020. Bashkimi Europian qëndronë krah Shqipërisë.”- shkruan Soreca.