Besnik Mustafaj sfidon opoziten: Urime te perzemerta Shqiperise per Presidencen e OSBE-se!

10 Janar 2020, 12:10Politika TEMA
Besnik Mustafaj sfidon opoziten: Urime te perzemerta Shqiperise per Presidencen

Besnik Mustafaj

Marrja e Presidences se OSBE-se shenon pa dyshim nje afirmim me rendesi te Shqiperise si kontributore ne marredheniet nderkombetare. Si shqiptar deshiroj fort qe kjo pergjegjesi e madhe te permbushet me sukses.

Por kam edhe nje arsye personale per t’u ndjere sot i kenaqur. Kandidatura jone per ta marre kete rol eshte vene ne vitin 2006. Ishte hera e pare qe nje qeveri shqiptare synonte nje projekt, te cilin nuk kishte asnje shans ta zbatonte vete. Pra, ishte hera e pare qe nje qeveri shqiptare hidhte themelet e nje ngrehine te rendesishme politiko-diplomatike, te cilen do ta gezonin ekipe te tjera qeverisese. Per mua, si minister i jashtem ne ate periudhe, ishte krejt e qarte se 14 vjet me vone, ne 2020, une dhe koleget e mi, perfshire ketu edhe Kryeministrin Berisha, do te ishim ne pension. Por mua me udhehiqte nje mesim i Curçillit, i cili thote se dallimi midis burrit te shtetit dhe qeveritarit te zakonshem qendron ne faktin se burri i shtetit merr vendime qe lidhen me brezat e ardhshem, ndersa qeveritari i zakonshem merr vendime qe lidhen me zgjedhjet e radhes,

Ne ate periudhe, Shqiperia monitorohej nga OSBE, siç vazhdon te monitorohet edhe sot. Kur fillova te flas me koleget e mi, ministra te jashtem te vendeve anetare, per t’u kerkuar mbeshtetjen, shume prej tyre gjenin menyren per te ma kujtuar se nuk eshte normale te kerkosh kryesimin e nje organizate, nen monitorimin e te ciles je. Ishte verejtje me vend. Monitorimi nga OSBE eshte tregues i forte i mangesive substanciale qe ka zbatimi i demokracise ne vend. Por, siç kishin filluar punet pas zgjedhjeve te vitit 2005, une sinqerisht isha i bindur se ky monitorim nuk do te zgjaste. Dhe ua dhashe pa ngurrim kolegeve garancine se ne vitin 2020 Shqiperia do te ishte nje vend me demokraci te konsoliduar. Mire bera, sado qe, fatkeqesisht, historia tregoi se isha gabuar ne parashikimin tim.

Eshte rasti te kujtoj sot me mirenjohje nxitjen qe me dhane per pjekjen e kesaj ideje grupi i vogel i bashkepunetoreve ne kabinetin tim, me drejtoret njeri pas tjetrit Llesh Kola e Halil Hyseni, dhe keshilltaret Genc Muça, Desada Metaj e Xhuli Mehdiu. Por vetem ne nuk mund t’ia dilnim. Ideja u prit shume mire nga i gjithe trupi diplomatik i Ministrise se Jashtme. Per konkretizimin e saj punuan me dashuri dhe profesionalizem te larte veçanerisht nje dore diplomatesh te spikatur, midis te cileve do te permendja Spiro Koçin, Mimoza Halimin e ndonje tjeter. Me pas ata do te beheshin edhe ambasadore te shkelqyer. Kam mesuar shume nga bashkepunimi me ta.

Nje falenderim te posaçem kam edhe per Kryeministrin Sali Berisha. Pa mbeshtetjen e tij te forte, nje projekt i tille sigurisht qe nuk mund te merrte rruge. Ne kete vale entuziazmi ne vume edhe kandidaturen e Shqiperise per nje vend si anetare jo e perhershme ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se per vitin 2022, te cilin kam besim se do ta marrim. Pa modesti te shtirur po i lejoj vetes te pohoj se nuk e kishim te lehte. Ne po mbillnim ca peme, me te cilat toka e administrates politike te shtetit shqiptar nuk ishte e mesuar.

8 komente në “Besnik Mustafaj sfidon opoziten: Urime te perzemerta Shqiperise per Presidencen e OSBE-se!”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Te gjitha arritjet qe ka Shqiperia jane merite e sali kriminelit me cecenet e tij….
    Kete rrumpallen 30 vjecare a ka ndonje pergjegjes apo vetem merita dhe dekorata nga bujar nishanlliu me ilir videon

  2. Dash Pacja says:

    Doni me per Belulin? ……………He flisni! Doni me apo jo?

  3. Xeni pa qime says:

    KY ZOTERIA NUK ESHTE SHUME INTELEGJENT POR ME SHUME SE LOQET E PD ESHTE .
    ESHTE NORMALE NJE URIME PASI SHQIPERIA ESHTE E TE GJITHEVE NUK ESHTE AS E MAJTE AS E DJATHTE NE NJE AKTIVITÉT NDERKOMBETAR .
    PO KU KA MENDJE LULI PD AI VETEM HYMNIN E KENDIN BUKUR SI NJE KAPOSHE E FILLONTE ME TIK TAK TIK TAK ZOTI BEKOFTE SHQIPERINE DHE FILLONTE …NUK KISHTE GJE ME TE BUKUR AS PORTOKALLIA NUK E BENE DOT

  4. Doriani says:

    Ky pijaneci dhe bashjepunetori i Nexhmije Hoxhes po thote qe ne 2020 Shqiperia nuk eshte demokraci e konsoliduar, ashtu si e kishte parashikuar ky ne 2006 kur ishim te konsoliduar. Me kete fjalen E konsoliduar ky do te thote shtet nen pushtetin e PD-se. Ketu na falenderon dhe ekipin e demokrateve te konsoliduar, ku midis tyre permend edhe militanten e PD-se Desada Metaj.

  5. Azio says:

    Besnik Beluli,
    A ke gje tjeter per te thene?
    Me falenderimin qe I ben Sali Berishes,me fal por e ke dhjere e permjere.
    Ky person monster ishte arkitekti I shkaterimit te shqiperise dhe kriminelit numer nje qe mbuloi me shami te zeza qindra nena shqiptare,kur ishte ne krye te shtetit.Apo ke haruar kete periudhe te zymte qe u lag me lotet rrjedhe lume te shqiptareve,nenave tona te vuajtura.
    Te justifikoj,sepse ti je damar gjaku I Sali Karaxhicit,dhe natyrisht me karakterin tend te dobet nuk mund ta mohosh kete monster serb.
    Kryesimi I kesaj organizate eshte merite e politikes se palekundur te qeverise shqiptare,e mbeshtetur nga shumica e popullit shqiptar dhe patjeter nga te gjitha shtetet e BE dhe ShBA,pastaj dhe e perpjekjeve shume positive te dipllomacise sone dhe te kryeministrit EDI RAMA.

  6. Life is game says:

    Beso! Ti dhe Berisha jemi palavos!
    Ti e di pse?

  7. Shkodra says:

    Sa te shpifur ne megallomanine e tyre keta njerz!
    Asnje Minister tjeter i Jashtem nuk e paska shpene Sjhqiperine ne kryesimin e OSBE, pervec Mustafajt?!
    Pa le, kur tjerrin edhe Curcillin! Sikur ky Curcilli paska kopjuar Mustafajn!
    E mjerueshme te kemi pature te tille perfaqesues ne politike te jashtme.
    Te tille si ky Mustafaj, qe edhe OSBE-ne, edhe Curcillin, edhe Keshillin e Sigurimit te OKB-se, edhe origjinen e njeriut, edhe Zotin, e fillojne nga vetja!!!!

  8. emigranti says:

    o zoti besnik me perpara kam pasur respekt per ju por po e shikoj qe edhe ti nje mut je, nuk po e kupton qe te gjitha qe ne po vuajme sot jane gabimet e saliut me kompani. SALIU i mesoj shqiptaret qe sa te ulen ne karrige te fillojne te vjedhin, te merren me droge, pristucion e te tjera dhe shqiperia te jete hane me dhjete porta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje