Nëna e Enkeleda Çapokut e cila ka qenë e pranishme në momentet e krimit të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ka rrëfyer momentet e vrasjes së vajzës së saj, nga kunati Erdet Çapoku.
Ajo ka treguar për News24 se raportet jo të mira që kishte Enkeleda me kunatin i dinte edhe burri i saj, vëllai i autorit, i cili tani ndodhet në burg.
E ëma e viktimës tregon se si autori i krimit e goditi me levë atë dhe vajzën 18 vjeçe dhe më pas i preu damarët dhe fytyrën Enkeledës, duke e lënë të vdekur.
“Burrin e kishte në burg. Unë flija këtu të goca, se shtëpinë time e kam në kat të parë, dhe flija këtu me gocat, se ajo e kishte vajzën 18 vjeçe e nuk e lija vetëm. Ky maskarai herë pas herë dilte i bënte presion. Se pati ndejt një kohë këtu te ne, pastaj goca e nxori me qera ke një shoqja vet. Ajo e mbajti një vit pastaj e nxori se nuk paguante qeranë u mor me drogë me pisllëqe, punë e tij.
Pastaj filloi t’i dalë gocës përpara në rrugë, dilte filmonte kudo ku shkonte goca në kafe me shoqet. Mbrëmë ka qenë duke pirë nëpër lokalet e Paskuqanit, a drogë ka pirë, ku di unë, vetëm kur erdhi, ka shqyer derën, ma futi mua në levë dhe rashë pa ndjenja, pastaj i ra me levë edhe gocës, dhe më pas i preu gocës damarët, e preu me thikë te hunda deri te faqja”, tregon e ëma e viktimës.
Habi e madhe nuk e lente cupen te dilte ne kafe! po cupa burrin ne burg e kishte helbete kishte nje cike nevoj te defrehesh,
Eh mor zot si jeni bere nuk ka zot ne ate toke qe u mblrdhe me,
Demokraci para kohe, dhe si mos me keq demokraci alla berishe ja pasojat qe vijne me vone