FOTOT: Momenti kur Yuri Kim bën betimin si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri

10 Janar 2020, 09:41Politika TEMA
FOTOT: Momenti kur Yuri Kim bën betimin si ambasadore e SHBA-së

Pas më shumë se një vit nga dita e largimit të ish-ambasadorit Donald Lu nga Shqipëria, SHBA përfaqësohet zyrtarisht me ambasadore Yuri Kim në vendin tonë. Kim bëri betimin ditën e djeshme

Në nëntor ishte Komisioni i Jashtëm i Senatit, i cili e aprovoi kanidaturën e saj dhe para tij Kim theksoi se do të inkurajonte Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake. (TemA)

3 komente në “FOTOT: Momenti kur Yuri Kim bën betimin si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri”

  1. Kalec Dega says:

    Ku ka me mire te praktikosh diplomaci se ne vendin e cudirave

    lol

    nja tjeter Lu Lu

  2. Shinjestra says:

    Do ndeshet ketu te neve me kafshet e opozites shqipetare.Yuri Kim ka merita ne punen e saj,por per opoziten ajo do shpallet e paafte po nuk mbajti anan e Berishes,BASHES,METES APO FALLXHORES. Donald Lu ne fillim ishte i mire,por me von kur LU filoi t’u hiqte veshin,e shpallen armik,ate dhe ambnasadoren e BE zonjen e nderuar Vlahurtin.

  3. Torino says:

    O Sigurims(keshtu kaleca si ty i quanim ne kohen para 90′ ata te famshmit e ministrise se brendshme qe ja beni muuuu qe atje tej me kostumin me kollare)kujtohu pak vetem Luluja qe ste pelqeka ty i vu ne resht per nje jo per dy ata miqte,prit dhe do ta shohesh a do ta coj deri ne fund Kimi ate qe nisi diplomati pa dorashka edhe Pse disave si puna jote u rinte pak ngushte.Pac kemben e mbare zonje dhe kujdes zbrit me kembe te djathte te na sjellesh fat kete vit, hajt pune te mbare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje