VIDEO/ Ekziston akoma partia juaj Republikane? Mediu pretendon mbështetje mbarë-popullore: Jemi të shtrirë në gjithë Shqipërinë, PR s'ka marrë kurrë vota nga PD. S'doja ta digjia mandatin, e dija që do hynim në krizë

10 Janar 2020, 11:39Politika TEMA

Ilva Tare, ka patur të ftuar në emisionin e saj në EuroNews Albania, kryetarin e partisë Republikane, Fatmir Mediun.

Tare i ka bërë një pyetje mjaft thumbuese Mediut, lidhur me partinë duke i thënë nëse Partia Republikane vijon të ekzistojë.

Mediu është përgjigjur menjëherë, duke pretenduar mbështetje mbarëpopullore.

Ai tha se partia jo vetëm që ekziston, por është e shtrirë në mbarë Shqipërinë.

Më tej ai deklaroi se ai është pro sistemit me lista të hapura, ndërsa shtoi se Partia Republikane ka pasur në çdo kohë votat e veta dhe nuk ka marrë asnjë mandat nga Partia Demokratike. I pyetur lidhur me funksionin aktual të Partisë Republikane, Mediu tha se PR ka ekzistuar që nga fillimi dhe ka struktura në të gjithë vendin.

“Partia Republikane ka ekzistuar që nga fillimi dhe ka struktura në të gjithë vendin. Kam fituar edhe vetëm, edhe si PR, por jemi brenda një funksioni opozitar të përbashkët dhe duhet të ketë një plan veprimi opozitar. Nuk kemi marrë vota të PD-së ne, pavarësisht marrëveshjeve. Në 2013, PR ka marrë më shumë vota se mandate dhe ka kontribuar në fitoren e PD, kemi edhe rastin e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2005.

Mediu tha se PR përkrah një sistem zgjedhor me lista të hapura pasi sot sipas tij nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve

“Qëllimi elektoral është i përbashkët. Derisa kërkoj një sistem zgjedhor të hapur, me garë, e vendos veten dhe PR në garë, kjo është një sfidë. Mendoj se kemi një problem shumë-shumë të madh kushtetues; nuk kemi parlament përfaqësues të qytetarëve. Pjesa më e madhe përfaqësojnë interesat e kryetarëve të partive, kuvendi drejtohet nga qeveria”, tha Mediu.

Kryetari i PR deklaroi se që nga fillimi ishte kundër vendimit për djegien e mandateve nga opozita. Sipas Mediut, ky veprimi i ndërmarrë me qëllim ndërgjegjësimin e opinionit vendas dhe atij ndërkombëtar lidhur me atë që po ndodhte në vend, nuk arriti të përmbushë objektivin, duke qenë se parlamenti u mbush me njerëz që nuk e përfaqësojnë.

“Unë kam qenë kundër djegies së mandateve, për mua opozita nuk vepron në mënyrë procdeurale por politike. Zoti Berisha në mbledhjen e këshillit drejtues ka thënë se kjo mund të na çojë në fitore shpejt, por mund të na çojë edhe në një krizë të gjatë. Basha ka gjykimin e tij, unë timin. Unë mendoj se është më mirë t’i diskutojmë gjërat”, – tha z. Mediu.

I pyetur lidhur me ngjarjen më të nxehtë ndërkombëtare të momentit, por që në një farë mënyrë prek edhe Shqipërinë, konfliktin Iran-SHBA, Mediu u shpreh se kërcënimi ndaj Shqipërisë nuk duhet anashkaluar duke qenë se vetëm një vit më parë Shqipëria për pak u bë objekt i një sulmi terrorist iranian edhe për faktin se në vendin tonë strehohet opozita iraniane kundërshtare e regjimit.

Mediu sugjeroi që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet patjetër për këtë rast, por edhe raste të tjera që mund të rrezikojnë vendin. Sipas Mediut, në rastin e Iranit nuk përjashtohet mundësia e një sulmi kibernetik që do të prekte infrastrukturën kritike në vend siç është energjetika.

“Si vend anëtar i NATO duhet marrë në analizë situata pas deklaratës së liderit të Iranit. Një sulm që mund të bëjë Irani është një sulm kibernetik. E para ka të bëjë me gjithë infrastrukturën kritike të vendit tonë që nga sistemi elektrik. Këtu duhet të kërkohet mbështetje e SHBA dhe NATO për të ndërtuar sisteme sigurie që na vlen më shumë se raporti thjesht politik”, tha Mediu.

21 komente në “VIDEO/ Ekziston akoma partia juaj Republikane? Mediu pretendon mbështetje mbarë-popullore: Jemi të shtrirë në gjithë Shqipërinë, PR s’ka marrë kurrë vota nga PD. S’doja ta digjia mandatin, e dija që do hynim në krizë”

  1. tironci says:

    Ja dhe ky vrasesi akoma zvarritet per pushtet
    ky duhej te ishte prapa hekurave me kohe po drejtesia mungon

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Partia Republikane nuk ekziston
      por, Ai është thjesht më i Miri
      Kur zgjedhje ka, të tjerët i parakalon
      i Pandryshkuri inoksidabël. Fatmiri:
      http://www.gazetatema.net/2017/06/10/mediu-eksiton-djemte-e-kavajes/

      1. Shinjestra says:

        Eshte e vertete,Partia republikane nuk ekziston.Fatmir Mediut i kane ngelur vetem gjyslyket se partia ka mare uraten e Saliut me kohe.As Dashamir Shehi nuk ka parti,as Duka,as Nardi,por jane kryetar pa parti.Per ata te rroj pd-ke qe eshte ombrella qe i mbulon dhe u jep ndonje deputet si lemoshe.Aleatet jane bere altoparlanti i grisur i pd-ke.

  2. gardiani says:

    Bukeshkeluri , c’them dhe une , nje i pa fytyre c’do gje thote, e cdo gje ben , a thua ne nuk jetojme ketu , e nuk dime se c’behet !
    Ku e ke partine , pa le mbeshtetjen mbare popullore o ”udheheqes” i madh ?!!!!!!!
    E ke nje parti te regjistruar , sa per te mare fonde , dhe ”kryetari” i saj eshte anetar i SHQUP it .

  3. shqip says:

    Ky jo parti qe nuk ka , po duket qe ka defiçit te thelle intelekti . Sikur edhe Lyl-i , ketij ja falen partine bashke me vulen . PR e krijoi Ramizi , duke ngarkuar ne detyre nje tjeter ish spiun , Godon . Po varja me mire ! Ketij po ti thone ; fluturon gomari , po , thote .

  4. Pyka says:

    Ky individi është pa origjinë!Eshtë mashtrues!……i ka të gjitha shëmtit e zotit…..por ky është në rregull,përsa ekzistojmë ne pisat,siç na quajnë këta kurvat…..

  5. Shqiptari says:

    Lajm i madh pér shqiptarët,Partia Republikane e Mediut të parë,pasardhës i Sabriut të parë,ekziston,është e shtrirë në tërë vendin dhe e gatëshme të marë mbi shpinë hallet e shqiptarëve.O zot,çfarë talljeje me shqiptarët!I ardhur me një eksperiencë si i ri komunist,i rritur dhe i trajnuar nga njē ekspert i sigurimit të shtetit,zotëria ia pa hajrin,pozicionit si qole e vogël e Saliut dhe Lulit.Po të pyesësh një shkodran:A merr ndonjë votë Mehdiu,ai do përgjgjej:Ajet,kurrë ,nji. Po nuk ke ç’ti bëshNē llumhanen e madhe të politikës shqiptare,mjeshtra sporti,ai ky birbua që shfaqet kudo,si kokorroç,si personalitet mes të huajsh,si analist,kryetar e shpētimtar.Harron se ka një barrē të rëndë kriminale mbi kurriz.Po kush je ti,more lum miku?!Mos të duket vetja si De Goli?!Po edhe De Goli,bashkē me lavdinë dhe golizmin e tij,menjëherē,kur mesoi,se në fshatin e tij të lindjes,diku në Lillë,dha dorheqjen si president i Francës.Po Mehdiu?!Çfarë meritash ka,përveç Gërdecit dhe qindëra fluturimeve nē SHBA,krekosjes dhe kapadaillëkut në tribuna dhe media dhe zvartitjes lugatit komunist,Berisha?!E sa janē lumturuar,shqiptarët në Shqipēri ,por dhe ata në diasporë!

  6. Monika hajdute me cizme says:

    Keta dallkauke e hajdute,te gjithe kane mbeshtetje mbare popullore.
    Po me shume ka nard noka me muniken e kokmedhenjve

  7. dritani says:

    Ne Gerdec ai duhet te shpalle kandidaturen per deputet se fiton 10000% te votave! Vulen nuk do ia vere KQZ-ja, por SPAK-u. Qofshim gjalle t’ia mbrrijme kesaj dite!

  8. Ton says:

    Pse nuk del vetem ne zgjedhje?

  9. Daj Sami says:

    Po si ste vjen turp,mor moster,po cfare partie leshi ke ti,ti je nje vrases,kundrabandist,drogaxhi,qe sot duhet te ishe ne burg,po zaten se opozita e sotme, mbeshtetet ne individe si puna jote,eshte katandisur ne kete gjendje,ju jeni ba me shume leke,me maskaralleqe,po do t’ju dalin nga hundet,ketu do jemi dhe do t’ju shohim,HIJENA

  10. I biri i fatorinos nje palaco shikon endrra me syhapur sikur paska parti. Ne se ka mbetur ndonje torollak te rendi mbasketij palacoje.U ulen malet dhe u ngriten halet.Ky cdo gje mund te jete por vetem Shqiptar nuk mund te jete Kush di ndonje veper te mire qe ka bere ky le ta shkruaj .

  11. vlora says:

    Gazetare medioker.Kur nje gazetar interviston nje politikan shkon i pergatitur me fakte dhe e demaskon kete kur e shef qe genjen .Gazetarja duhet te vente me shifrat e kqz dhe mos ta linte MEDIHOXHEN te genjente te gjitha partit e koalicionit te djathte nuk kane elektorat.Ato marin fondet,pra vjedhin popullin

  12. Shaban says:

    Partia republikane ka vdek pernjiherit me Sabri Godon.Sot ajo shtrihet nga krahu i majte ne qender e ne krah te djatht te Fatmir Gerdecit ku qendron e pa thyshme ne prehrin e PD.

  13. geri says:

    po dil vete si parti mos u fut ne koalicion meqe i paske votat dhe mbeshtetjen ,aty duket sa te vlen lekura.Te fale Elit ???

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Pervec kapeleve republikane qe mbajn pleqt ne koke, skam takuar asnje shqiptar te thote qe jam republikan.. Po beri ky me shume se 3 mije vota ne gjithe Shqiperine pa bler njerzit e varfer, hajde me beshty mua ne fytyre…

  15. Protestuesi says:

    Ky eshte nje debil, qe vetem llafollogjia pa kufi, si ves i shemtuar i tij, e ben qe te kujtoje se eshte me intelekt, eshte i zoti, eshte i mencur pas pilafit, eshte kryetar partie, ne nje kohe, qe asgje nga keto nuk ka. Mjere populli, kujt i jep te haje si pasha. Meriton me te drejte mallkimin: -Te zente haku i fukarait! Mashtrues!
    Sa idiot, kur mendon se eshte gati per te marre persiper ”hallet e popullit”. Nuk ka asnje gje te vecante vecse ato, qe ka taborri i babaleve te ketij vendi me ne krye lulililin, shaljanin, gazmendin e zi, paluuuka-n e kompani, dhe qe kerkojne karrike jo per pune, por per tu krekosur. Kurre, kurre!

  16. Qylafi says:

    Aq e madhe ne numer eshte partia republikane e fatmir mehdihoxhgerdecit sa ky per t’u siguruar deputet futet ne listat e PD, se te ishte per partine e republikaneve (qe jane 2 apo 3 me numer) ky trimi i gerdecit nuk dilte asnjehere deputet

  17. TIRONA says:

    Deri kur o shqiptare te mjere ,do te merreni me zagare-vrases-mashtrues tip medi-lesh e paraardhes?
    Pika e pare e programit te P.R. eshte dhenia e prones
    Do t’ju tregoj origjinal cfare ndodhi me familjen time.
    Babai i sfilitur tere jeten blevi para clirimit dyqanin qe punonte.enveri i beri shesh.NTLUS ne ate truall vuri nje barange druri te vogel, ku kafexhesha punonte brenda klientet pipin ne banak jashte.
    Erdhi shkerdhatokracia e fameshme:kryetari i privatizimit,punonjesja e privatizimit ne ndermarje,gjergji ishgjykatesti ushtarak,gjykates i ceshtjes,calamani kryetar gjykate rrethi,avokatja shkelen ligjin e kohes” per ndertesa me themeli”,duke ja falur truallin tim: demokratit vladimir toroveci,qe nuk kishte punuar 1 dite ne te kaluaren, vetem kontrollonte si i mbushnin gotat banakieret.
    Ky trim diten bente vjersha per pellumbat dhe naten ndertonte pa leje ne truallin tone.

  18. BUJARI JU DEGJON says:

    Ky fytyremut duhej te ishte ne burg ,kaq di une…

  19. Shinjestra says:

    Eshte e vertete,Partia republikane nuk ekziston.Fatmir Mediut i kane ngelur vetem gjyslyket se partia ka mare uraten e Saliut me kohe.As Dashamir Shehi nuk ka parti,as Duka,as Nardi,por jane kryetar pa parti.Per ata te rroj pd-ke qe eshte ombrella qe i mbulon dhe u jep ndonje deputet si lemoshe.Aleatet jane bere altoparlanti i grisur i pd-ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje