Cakaj takon ministrin e Jashtëm të Austrisë: E domosdoshme hapja e negociatave

10 Janar 2020, 13:29Politika TEMA

Gjatë qëndrimit në Vjenë, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u takua me Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Në takim u diskutua për prioritet kryesore të Kryesisë shqiptare të OSBE-së 2020 dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të sigurisë dhe zhvillimeve demokratike. Por jashtë temave të diskutimit nuk mbeti dhe procesi i integrimit.

“Me ministrin Schallenberg biseduam edhe për domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut gjatë këtij viti! Një mirënjohje e veçantë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në angazhimet e saj për OSBE-në dhe në procesin e integrimit në BE.” – shkruan Cakaj në një postim në Facebook.

Si Cakaj ashtu dhe ministri austriak Schallenberg, nënvizuan edhe njëherë faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj për të marrë liberalizimin e vizave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje