Turqia çon kufijtë deri në Kretë, Donald Trump nuk i del në krah Greqisë

10 Janar 2020, 08:59Rajoni TEMA

Kryeministri grek Qiriakos Mistotaqis u nis në një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me shpresën se presidenti Donald Trump do t’i kërkonte Erdoganit të tërhiqej nga marrëveshja detare me Libinë, e cila e çon sovranitetin detar të Turqisë deri në Kretë. Por kjo nuk ndodhi!

Mitsotaqis kërkoi mbështetje gjatë takimeve në Uashington, duke deklaruar se Turqia është duke shkelur sovranitetin e Greqisë. Por, pavarësisht rritjes së tensioneve diplomatike në Mesdheun Lindor dhe faktit se marrëdhëniet me e SHBA-së me Athinën janë “në pikën më të lartë”, Trump nuk pranoi t’i “tërhiqte veshin” Ankarasë.

Athina u kap në befasi kur Turqia njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje me Libinë, duke i çuar kufijtë afër Kretës. Qeveria Greke e konsideron kapjen e detit, një lojë për të shtënë në dorë burimet e naftës nën Detin Mesdhe dhe marrë tanimë mbështetjen e BE-së.

“Marrëveshja e nënshkruar midis Turqisë dhe Libisë cenon të drejtat sovrane të Greqisë” tha Mitsotakis të martën, përpara takimit të tij me Trump. “Pra, ne na duhet mbështetja juaj për t’u siguruar që kjo marrëveshje provokuese të mos zbatohet.” Por nëse kryeministri grek priste një denoncim publik nga presidenti amerikan kundër kësaj marrëveshje, ndodhej në vendin e gabuar.

I pyetur nga gazetarët nëse do të kërkonte që Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan të tërhiqej nga masa provokuese, Trump iu shmang pyetjes, duke thënë se në Libi janë përfshirë një sërë aktorësh, jo vetëm Turqia.

“Kur jemi duke folur për Libinë, ne diskutojmë me Presidentin Erdogan dhe shumë vende të tjera . Unë sapo fola me kancelaren Angela Merkel për Libinë dhe do të flasim edhe me Rusinë”, tha ai.

Marrëdhëniet e Trumpit me presidentin turk janë komplekse. Megjithë kërcënimin për të “shkatërruar” ekonominë turke (në një letër drejtuar Erdoganit që udhëheqësi turk tha se hodhi në kosh), Trump më vonë tha se ai ishte një “fans i madh” i Erdoganit.

Një zyrtar i lartë i administratës amerikane dërgoi po ashtu një sinjal se presidenti amerikan nuk do të ndërhynte në përplasjet mes Turqisë dhe Greqisë, duke thënë se të gjitha palët duhet të punojnë së bashku për të zgjidhur dallimet mes tyre.

“Presidenti Trump ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Presidentin Erdogan, si dhe me Kryeministrin Mitsotakis dhe kështu ne preferojmë të përqëndrohemi në gjërat që kemi të përbashkëta, në vend që të shohim se ku mund të ketë provokime”, tha zyrtari.

Kryeministri grek bëri pjesën e tij duke ofruar mbështetje të fortë për Uashingtonin për vrasjen e gjeneralit iranian Qassem Soleimani javën e kaluar, por as kjo nuk e bindi Trump të mbante anën e Greqisë.

Deri me tani, ndikimi i përgjithshëm i diplomacisë amerikane në Mesdheun Lindor ka qënë në favor të Greqisë, gjë që duket se e kishte bërë edhe Mitsotaqis të shpresonte se Trump do t’i dilte në mbrojtje Athinës zyrtare. Në dhjetor, Trump nënshkroi një marrëveshje që parashikonte rritjen e bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara, Greqisë, Qipros dhe Izraelit.

Ushtria amerikane gjithashtu po rrit praninë e saj në Greqi dhe po zvogëlon praninë e saj  në Turqi. Në tetor, gjatë një vizite në Athinë nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, SHBA dhe Greqia nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mbrojtjeje.  Por situata e tensionuar në Lindjen e Mesme, duket se nuk i lejon Uashingtonit të humbasë në këto momente një “aleat” si Turqia, ku vazhdon të ketë të vendosur qindra avionë ushtarakë.

“Ndërkohë që situata po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme, Turqia po rrit bashkëpunimin me Iranin. Por pavarësisht kësaj nëse dikush priste me të vërtetë një deklaratë publike nga presidenti amerikan kundër Turqisë e kishte gabim”, tha Ministri Grek i Emigracionit George Kumucakos.

Marrëdhënia midis Greqisë dhe Turqisë nuk ka qenë kurrë e lehtë. Vendet fqinje kanë qenë në luftë me njëra-tjetrën disa herë në shekullin e 20 dhe ishin afër konfliktit ushtarak mbi ishullin grek të Imias në vitin 1996, para se Shtetet e Bashkuara të hynin për të shmangur katastrofën. Por që nga ajo, strategjia amerikane ka pësuar ndryshime të njëpasnjëshme dhe Trump duket se “nuk ka oreks” të përfshihet në një krah tjetër konflikti në Mesdhe.

Ndërkohë që Uashingtoni është shumë i zënë me punët e brendshme, Turqia i tregoi edhe njëherë “dhëmbët” Greqisë duke nënshkruar paktin me Libinë, një vendim që alarmoi jo vetëm Athinën zyrtare, por edhe Brukselin.

Vendimi erdhi në një kohë të zymtë ai si për marrëdhëniet për mes dy vendeve, ashtu edhe për atmosferën në rajon, për shkak të ofensivës ushtarake turke në Sirinë Veriore.  Por ai tregoi gjithashtu Brukselit dhe Uashingtonit se përshkallëzimi i konfliktit midis Greqisë pasi Turqisë nuk do të ketë pasoja të izoluara.

Greqia dhe Turqia janë përfshirë për dekada me radhë, një luftë e fshehtë ajrore, mbi qiellin e Europës Juglindore, por edhe pse të dyja vendet janë anëtarë të NATO-s, konflikti mes tyre ka qenë prej një kohe të gjatë i nënvlerësuar.

Në Turqi, Erdogan dhe partia e tij po hyn në një retorikë gjithnjë e më agresive ndaj Greqisë dhe kanë marrë bekimin e parlamentit për të çuar trupa në Libi, duke kontrolluar kështu plotësisht një pjesë të Mesdheut.

Konfliktet territoriale mes Greqisë dhe Turqisë

Pavarësisht se janë aleatë në NATO, Greqia dhe Turqia kanë pasur një histori të gjatë konfliktesh. Turqia moderne u krijua vetëm pas një lufte të gjatë me Greqinë dhe kombet e tjera aleate pas Luftës së Parë Botërore. Tensionet u ndezën më tej gjatë krizës së Qipros dhe pothuajse u shpërthyen në një luftë të plotë pasi Turqia pushtoi ishullin në vitin 1974. Në zemër të tensioneve ndodhen në fakt pretendimet territoriale. Greqia dhe Turqia ndahen nga një kufi tokësor në veri, por konfliktet kufitare vijnë për shkak të qindra ishujve në Detin Egje. Të dyja vendet janë përfshirë prej kohësh në debate të egra për sa i përket hapësirave ajrore dhe ujërave territoriale të këtyre ishujve. Madje konfliktet janë bërë aq intensive, se mes dy vendet fqinje kanë qënë duke shkuar drejt luftës në tri raste të veçanta, në vitin 1976, 1987 dhe 1996.

Në vitin 2018 një avion luftarak grek u rrëzua në Detin Egje, pranë ishullit të Skyros. Piloti, i identifikuar si kapiteni Giorgos Baltadoros, 33 vjeç, po kthehej nga një mision ajror, për të dëbuar dy avionë luftarakë turk nga hapësira ajrore greke. Nuk dihet saktësisht se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit luftarak grek, por “AFP” raportoi se “piloti mund të ketë zhdukur gjatë fluturimit për në bazën greke. Nga ana tjetër, agjencia turke e lajmeve turke “Anadolu” citoi zyrtarët turq tek shpreheshin se në zonë nuk kishte asnjë forcë ajrore turke. Tanimë vdekjet nga përgjimet ajrore mbi Egje janë më se të zakonshme, ashtu si shkeljet e hapësirës ajrore greke nga avionët turq.

Ushtria greke shënoi 1,671 shkelje të hapësirës së saj ajrore nga avionët turq në vitin 2016. Për ta kuptuar sa serioze është situata duhet të themi se avionët e NATO-s kanë ndeshur vetëm 780 herë avionë rusë në hapësirën evropiane, që nga Lufta e Ftohtë. Një vit më vonë, numri i shkeljeve të ushtrisë turke në hapësirën greke, shkoi në 3,317 dhe 920 shkelje janë regjistruar vetëm për vitin 2018. Avionët shpesh herë sfidojnë njëri-tjetrin, fluturojnë egërsisht në qiell për të fluturuar më pas në lartësi të ulëta, duke alarmuar edhe banorët.

Burimet: “New York Times”, “Foreing Policy”, “Bussines Insider”

30 komente në “Turqia çon kufijtë deri në Kretë, Donald Trump nuk i del në krah Greqisë”

  1. Micotaqi u ankua dhe per marveshjen e detit me Shqiperine , per shitjen qe i beri qeveria shqiptare motres te ketij kryeministrit ,nje pjese te detit ne dem te Shqiperise.

  2. Avniu qe qeroi Esatin says:

    S’ka problem, kete ceshtje e zgjidh Flm Pisoglendi me tufen e tij te dhive ? ? ?

    1. Shinjestra says:

      Shume keq.Amerika nuk e ka mbeshtetur Greqine,kure ajo eshte ne te drejten e saj.Pikerisht per kete te drejte shkoi kryeministri Grek te Trump,por nuk gjeti fare mbeshtetje vetem indiferentizem.Nga ky shkrim une nxier konkluzionin se i madhi bene ligjin,e shkel te drejten e tjetrit vetem se eshte me i fuqishem.Dihet se Turqia eshte me e forte ushtarakisht,por kjo nuk do te thote se i jepet e drejta te shkelin sovranitetin e nje vendi tjeter.Kjo eshte padrejtesi.

      1. Andi says:

        @Shinjestra. Territoret e Greqise se sotme kane qene per qindra vite territore Osmane. Ska asgje per tu habitur edhe sikur dhe i gjithe Balkani te bashkohet serisht me tokat e Turqise.

        1. Flm says:

          O Amdi, normal ti bashkohesh Turqis, per deri sa ndihesh Turk, po ne te tjeret c’kusur kemi.
          ###
          Qindra vjet pushtim dhe sketer, prandaj jemi “fund i Botes”.
          ###
          Per sa i perket Greqis, “mos i qani hallin kalorsit qe i vsren kembet”. Le ta provoj Turqia ti afrohet Kretes.
          ###
          Nje pyetje per Turk-Arnautet qe mburen me koqet e Turkut dhe percmojn Greqin …
          ###
          Greqia ka 6 mij ishuj dhe vetem 107 te banueshme, perse nuk guxon Turqia te shkeli kembe ne nje ishull Grek, ndonse ato jane 1 milje afer Turqis dhe 500 milje larg Greqis ???
          ###
          A ka ndonje kopil te me sqaroj.

          1. VFLP says:

            Pisoglendi Flm, une jam kopili qe kam shkerdhyer cobanken tende! O analfabet coban dhish, Turqia ben c’i do bytha! Nese do te shkoje ne nje ishul shkon, nese s’do nuk shkon! Kupton o kokpatate!? Te kujtohet ishulli Imja, si u zbyth Graqia!? Torrollak, ketu eshte ceshtje interesi. Nese Turqia ka interes per dicka, Graqia do zbythet do s’do. Eshte ceshtje force jo deshire! Prandaj Graqia kerkon mbeshtetjen e Ameriqise, per ceshtje force o INJORANT!
            O fshatar inferior …

  3. Karma says:

    Greqia eshte embelsuar shume kur ka marre territore qe nuk i takonin. Nje prej tyre ashiqare fare vetem nese i hedh nje sy hartes ne piken me jugore te Shqiperise ku mali i takon Shqiperise ndersa vija bregdetare Greqise, njelloj si te te marrin oborrin perpara shtepise. Tani le te thartohet pak.

  4. trimi says:

    Oho tashi do i pallojne mavrot e elladhes, jau futi dhe Trampi.

  5. xyz says:

    Zoti te ruajt Presidenti Trump qe u tregove vendin neo-grekerve te gadishullit Ilirik.

  6. FATMIRI says:

    KETO PUNE I ZGJIDH SALI SHKERDHAT SE AI E KA MIRE ME GREKUN SE JU DHA DHE DETIN

  7. Detari says:

    Haroi Qiriako qe e motra kur beri marveshjen detare me Lulin cenonte sovranitetin e Shqiperise ku po per vendburime nafte kete qe po i bene Tuqia ,na i beri lobi Grek pertej atlantikut ku te demtuarit do ishim ne!Ndaj o qirje Qiriako keshtu jane keto pune po shkove per b….e d ta hashen ne m…the!

  8. undefined says:

    Hahahahahaha….keshtu eshte kur te genjen mendja….se gjithe jetes mund te jetosh me shpatullat e te tjereve….hahahahaha…jo vetem deti por do ti “fluturojn” edhe ishujt e Egjeut dhe Selaniku…si fillim……nuk kane pare akoma gje psiko-jevgjit e Athines…..te “gjatin” do marrin edhe me shqiptaret…..

  9. Albino says:

    Po ca Greqie o derebardhe .. Cta doje Trump Greqine apo esht ndonje faktor ne bote . Ca i jep Micotaqis Amerikes o Trumpit . Never ….Lojen e bejne te medhenjte gjithmon . Trump shiti kurdet Turqia i dha Al Baghdatin . Tani i la te hyne ne Libi Erdogani i dhuroi ate Souleimanin .. Informacionet Erdogani ja dha se ku ndodhej . I gjithe sherbimi informativ iraken eshte i sponsorizuar nga Turqia . Tashti kur cdo gje eshte interes o biznes ca mund ti jepte Micoraqis Trump-it ??? A po i tha un Jevgjiti i Anadollit jam sivella i Erdoganit se jemi nga nje krahine po un jam me i rendesishem se para 2500 vjeteve kam shpik dhemokracia ..Dhe Trump e di sa u prek ….

    1. pjeter says:

      Greku nuk eshte aleat i besushem per SHBA-te, por po del edhe Turku nje i tille.Greku ben pazar me kinezet pa marr parasysh Amerikanet, plus, Amerika nuk e harron qe Greqia largoi bazat amerijane nga atje, jane bere protesta te dhuneshme kunder Amerikaneve, jane vrare dipllomate nga forca eversive greke, dhe gjithe kjo nen hunden e qevirrive te atehereshme. Duhet te paguaje pak me shume greku qe te afroje afer vetes politiken Amerikane ne Ballkan, nuk mjaftojne vetem te bleje disa F35. Turku po ashtu, ben pazare me Ruset. Amerika , me sa kemi degjuar, pare e lexuar, i programon politikat e saj ne menyre afatgjate, nuk i ndryshon sipas deshirave te liderave ballkanike.Personalisht mendoj se ne tre dhjetvjecaret e fundit vetem Cipras ka bere perpjekje serioze per te gjetur nje zgjidhje me fqinjet, duke marre parasysh nje marrdhenie te mirefillte jo vetem marrje, sic pretendojne Prokopet e fundit, sepse nuk arrin asgjekundi, ku per te njejtin problem,ti mbushesh breket me turkun dhe ti shterngosh dhembet Shqiptarit.

      1. @@@@ says:

        Shqiptarit i shterngon dhembet greku sepse e di qe ka politikan te shitur e korruptuar….ne te kunderten do ti mbushte breket edhe nga shqiptaret madje me keq fare se nga turku….

  10. Emigranti Athine says:

    Turqit nuk i konsiderojne shkelje ajrore ato qe ndodhin ne Egje.Eshte e pasqaruar hapesira ajrore e ishujve grek.

  11. abc says:

    Avjoni i Georgos Baltadoris kishte difekt ne motor ishte keput nje vidhe

  12. janullkartos-nard-ndoka-pedofile says:

    Shume pak deri ne selanil duhej te vinte te shkerdhente janullet sumecjire pederaste

  13. ...... says:

    U kenaqen jeniceret e turqise ne Shqiperi!!!
    Njerez koti qe lexojne dicka per greqine e leshohen me komente
    Lexojne per vrasje ,vjedhje,per politikan me miliona dhe nuk shkruajne nje fjale
    Eshte zbrazur shqiperia nga intelektualet
    Te gjithe Po shikojne si ta braktisin dhe keto mbeturina meren me turqine.
    Eshte bere shqiperia si Kandahar me perce mjekra e trecerekshe dhe ketyre u ka ngelur sahati te turqia.
    Pse nuk shkojne atje te vellezerit e tyre Po kerkojne azil ne evrope!!!!

    1. Vatikani qendra e Pedofilise says:

      Ata ikin nga Lufta,po Neogreket Jevgjit pse shkojne ne Gjermani?

      1. Ladeni says:

        Eshte fare e thjeshte ,sepse kur thua jevgjite ke parasysh Turqit ,sepse andej kane dhe prejardhjen pasi Elinasit siç kerkojne te quhen greket e tanishem kane qene te bardhe dhe te pashem duke mos patur asgje me keta jevgjitet e sotem,njelloj si Kurtet qe thne se :Na e kena prejardhjen prej Dardaniet,ndaj nuk duan bashkim me token ame por me ata rreth tyne e pasketaj Shqiperia ka me u bashkue atyne e jo ata Shqypnis!Kjo ashte edhe arsyeja se perse i djeg avancimi i Rames ne bisedime duke na leshuar tymnaja si ne palamentin e Kosoves dikur me:Nuki po e kuptoj se perse po ngutet Rama me ba minishengenin (pa na pyt ne Dardanet )mendon gjithe Al Bini !Al Bini na tregon se Bishti e ka dadhen mbrapa e jo dardha bishtin!

  14. Shinjestra says:

    Shume keq.Amerika nuk e ka mbeshtetur Greqine,kure ajo eshte ne te drejten e saj.Pikerisht per kete te drejte shkoi kryeministri Grek te Trump,por nuk gjeti fare mbeshtetje vetem indiferentizem.Nga ky shkrim une nxier konkluzionin se i madhi bene ligjin,e shkel te drejten e tjetrit vetem se eshte me i fuqishem.Dihet se Turqia eshte me e forte ushtarakisht,por kjo nuk do te thote se i jepet e drejta te shkelin sovranitetin e nje vendi tjeter.Kjo eshte padrejtesi.

    1. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      Hahahaha…ela re malaka…hahahaha …ti les re malaka…pios sto’pe re malaka …shoferi yt Taqua…hahahaha

  15. Torino says:

    Hahaha O Koçi pa shiko po u bekemi me te rendesishem ne Allvanoset,se ju aziatiket prit se ka thene dikush ne Allvani skeni pare gje akoma perimene perimene se rrotullohet ngadale rrota e historise mos e mbaj veten per mik te Ameriqise se daj Semi e kuptoji dhe pse me vonese se ju jeni fallco me te gjitha!Tung Koci beji te fala Taipit po kalove andej afer.

  16. Evgjit grek says:

    Po rikthehet sulltanati osman mjer palikaret

  17. Thjeshte nje mendim. says:

    Orjentimi yne duhet te jete perendimor, pa diskutim she jo nga Turqia. Sidoqofte politika e vjeter shoviniste greke na detyron te jemi mik me shume se duhet me Turqine. Greku shfrytezon Evropen per te na future thiken mbas shpine. Une ve bast se edhe nqs Franca do thote po, per te filluar bisedimet, do jete Greku qe do filloje nga avazi.
    Micotaqi pati guximin qe te flasi kunder nesh para Trampit, duke ditur qe ne jemi vendi me pro amerikane ne bote. mere me mend se cflet ai me Francen…
    Micotaqi te “verteten” greke te gjendjes se luftes me Shqiperine e shiti si te drejte per pjesen jugore te Shqiperise. Ai I “tregoi” perralla Trampit se Greqia luftoi kunder Shqiperise dhe Italise per te cliruar Vorjo-Epirin.
    Me nje fjale Greku nuk heq dore nga politika anti shqiptare. Sidoqofte ne nuk duhet te biem pre e provokimeve te politikaneve greke. Ne duhet te jemi te hapur(ashtu sic jemi), per arsye se ne popullin grek ne nuk urrehemi propocioanalisht me politiken armiqesore greke…
    Mbeshtetja tek Amerika dhe jo tek Evropa eshte politika me e zgjuar e mundshe qe ne duhet te bejme….

    1. undefined says:

      Micotaqi jevgjit mund te “blej” e te “shesi” cfare te doje ne SHBA e ka te kote…koha e Greqise kur bente k….derrin ka perfunduar nje here e pergjithmon…..SHBA ka me me interes nje aleat si Shqiperia ne Gadishullin tone se sa nje Greqi te themi….bisht-lekundur…..SHBA nuk ka ndermend tu japi turko-ponteve te Athines nje dicka qe nuk ju takon ne konfliktin me Shqiperine…..ne ato “poste” korraket e Athines kane te humbur kundrejt shqiptareve….ose SHBA heq dore nga Gadishulli…..gje qe nuk mund te jete ne interes te saj….

  18. Ardi says:

    Me vjen keq qe ne Shqiperi nuk kemi analiste dhe njohes esperte te gjeopolitikes.Une njoh tre gjuhe te huaja dhe nga artikuj qe trajtojne tema te rendesishme gjeopolitike nga media te shkruara serioze dhe te besueshme lexova qe kryeministri Micotaqis i ka shtruar kerkesen Trampit per blerjen nga ana e Greqise te 20 avioneve F 35 me vlere 3 miliard dollare qe Trampi nuk i dha Turqise.Gjithashtu dhe rimodernizimin e 82 F16 Viper nga inxh.amerikane,si dhe blerjen e 2 anijeve luftarake nga USA.Para disa muajsh Greqia bleu dhe nje flote te tere helikopteresh Kiowa qe i vendosi ne bazen e Larises.Te gjitha keto para Trampit besoj se do ti interesonin shume.Shpresoj qe ne Shqiperi njerezit te behen me serioz dhe te duan vendin me patriotizem dhe respekt.

    1. pjeter says:

      Amerika ka nje buxhet vetem per mbrojtje mbi 700 miliard dolllare.3- 4 miliard dollare te Grekut nuk ndryshojne politiken amerikane dhe kete Micotaqi e di mire.Greket ja kane bere gjemen vetes shume kohe me pare, kur ju mori koka ere dhe u vune kunder Amerikes.Paralajmerimi grekeve ju erdhi nga amerika edhe keto dite per sa i perket mardhenieve me Kinen. Ku me sa u pa, na u be shembull edhe neve, te kini kujdes per pazare me Kinen se vihet ne rrezik edhe aleanca strategjike na thane.Me qarte se keshtu.Turku eshte me i rendesishem per SHBA-te ne lindjen e mesme, paçka se raportet me administraten Trump kane qene problematike per Turqine e Erdofanit.Me thene te drejten Administrata Trump, i beri lemsh shume Aleate edhe europiane, si Gjermania, Franca, por edhe Italia Me taksat e vena kohe e fundit per eksportin Italian ,Frances e Gjerman.Greqia nuk Ka asnje peshe ne ate Rajon, veç kohet e fundit ka forcuar lidhjet me Izraelin per Naften e Qipros.Micotaqis Deshi te shfrytezonte Raportet me Izraelin me ndermjetes dhendrin e Trumpit Kushner, por spaten fat, eshte periudhe shume e keqe per Trumpin, si brenda SHBA- ve dhe ne politiken nderkombetare, per te ndjekur Greket me kerkesat e tyre te Koklavitura .

  19. Shok i Daj Samit says:

    Greqia nuk e ka me pozicionin gjeo-strategjik te meparshem. Bullgari, Rumani, Shqiperi, Maqedoni e Veriut jane tashme antare te Aleances Veri-Atlantike. Status kuo-ja e Greqis esht rivaliteti me Turqine. si edhe nderhyrja ne Shqiperi nen pretekstin e minoritetit. Kacias e Micotaqis jan bizhdila te megalidhese, e nuk duhen perfillur. Shqiptaret nuk mund te jen me raja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje