Studenti serb: Kosova është ndryshme nga ajo që më kanë thënë prindërit

8 Janar 2020, 16:35Rajoni TEMA

Me afrimin në vendkalimin administrativ në “Merdarë” (pala serbe i quan vendkalime kufitare, si vendkalime administrative – shënim i Redaksisë) forcohej edhe ndjenja e shqetësimit dhe kureshtjes së brendshme. Është pikëlluese që këtë pjesë të Kosmetit (shënim i Redaksisë: Shumë serbë dhe zyrtar të Beogradit, Kosovën e quajnë “Kosmet” apo “Kosovë e Metohi”!) e shoh per herë të parë tani pas 20 vitesh, edhe pse kam lindur atje. Deri në Prishtinë na u deshën më pak se 50 minuta. Ndjenjat e mia ndërronin. Shikoja shtëpitë e shqiptarëve dhe kërkoja dallime në të gjitha gjërat – prej numrit të dritareve e deri tek dukja e oborreve, dyqaneve…

Më në fund arritëm në Prishtinë. Përshtypja ime e parë ishte se ky qytet kishte tepër dritë, ndoshta për shkak të zbukurimeve të fundvitit apo diçka tjetër, nuk jam i sigurt. Duke shëtitur rrugëve kuptova se gati çdo gur në Prishtinë ruante historinë e para luftës. Prej godinave të fakulteteve e deri tek biblioteka dhe manastiri “Spas Hrista”, i cili gjendet në qendër të qytetit dhe që shkakton mendime të ndryshme tek shqiptarët.

Relaksimi i ngadalshëm

Nëpër Prishtinë shëtisnin të rinj, ndërsa ndjenja ime e tendosjes së brendshme ishte gjithnjë e më e vogël. Erdhi edhe kontakti i parë me shqiptarë të rinj. Së bashku kaluam një kurs të shpejtë gazetarie, për raportim me telefona celularë dhe shkëmbyem mendime për gjendjen aktuale në vend. Qasja e tyre në fillim nuk më pëlqeu. Argumentet e tyre ishin disi kontradiktore, në njërën anë bënin thirrje për paqe e në anën tjetër hidhnin të dhëna statistikore për gjakderdhjet në Kosovë e Metohi (Kosovë – shënim i Redaksisë!) gjatë vitit 1999.

Pjesërisht e kuptoj nevojën e tyre. Në mendjet tona janë ngulitur thellë rrëfimet e prindërve dhe farefisit tonë, që kanë ndikuar edhe në krijimin e opinioneve tona. Për shkak të gjërave që kanë bërë shqiptarët në të kaluarën, unë kurrë nuk kam menduar se “të gjithë shqiptarët janë fajtorë”. Ndërsa këto dy ditë i kam dhënë vetes shansin që t’i njoh më mirë shqiptarët. U binda se edhe bashkëmoshatarët e mi i kishin dhënë vetes këtë shans.

Vizita në Mitrovicë dje kalimi në “anën tonë”

Përveç Prishtinës, patëm mundësinë të vizitojmë edhe Mitrovicën e Jugut, të cilën nga pjesa veriore e ndan ura e famshme mbi lumin Ibër. U takuam me nënkryetarin e bashkisë së Mitrovicës së Jugut dhe biseduam me të – theksi i bisedës ishte e kaluara. Më pas u ndamë në disa grupe (studentët pjesëmarrës të projektit janë ndarë në disa grupe dhe kanë bërë intervista apo reportazhe të përbashkëta – shënim i Redaksisë) dhe bëmë ca intervista, aplikuam ato që mësuam për raportimin gazetaresk me telefona celularë.

Pjesa më e rëndësishme e kësaj vizite për mua ishte gjithsesi vizita në veri, ai momenti i kalimit nga njëra anë në tjetrën, në “anën tonë” të urës, kur më vërshuan emocione të shumta. Në fund të një dite shumë përmbajtësore dhe të lodhshme, u kthyem në hotel në Prishtinë.

Ndryshimi i mendimit

Koha për të përmbledhur përshtypjet. Të gjithë ne ndryshuam rrënjësisht mendimet tona brenda vetëm dy ditësh. Në pyetjen (e organizatorëve) çfarë do të bësh kur të kthehesh nga Prishtina në Beograd, u përgjiga: “Familjes time dhe miqve nesër do t’ua tregoj një histori krejt tjetër për Kosovën nga ajo që mendojnë ata”. Këtë edhe e kam bërë menjëherë pas kthimit në Beograd!

Dëshira ime është që ndriçimi i përmendur në fillim të jetë simbol i një të ardhme sa më të ndritur të mundshme dhe që rrëfimet për paqen të mos jenë vetëm rrëfime të kota politike, por të jenë realiteti ynë i ardhshëm. Në fakt, dëshiroj të jetojmë në paqe – asgjë tjetër! (dw)

7 komente në “Studenti serb: Kosova është ndryshme nga ajo që më kanë thënë prindërit”

  1. Tigri Shqiptar says:

    Ik mer bastard serv.

    Edhe kete rrefim e ke tendencioz.

    Jeni bastarde dhe armiqte me te medhenj te shqiptareve.

    Duheni shfarrosur.

  2. Syzana says:

    Shkrim kot….

  3. agon says:

    E bukra e ketij studenti eshte qe thote se shqiptaret kane bere gjera po cgjera more i uruar pse si thua sepse edhe ti ben politik shqiptaret me e shumta kane mbrojtur veten dhe kjo eshte mese normale serbet nuk e bejne? Pse sflet per gjerat qe kane bere serbet more i uruar apo je akoma i brymosur me nacionalizem te semure pse sflet per mohimin qe te te drejtave te tyre akoma edhe sot te shqiptarve qe jetojne ne shtetin serb pse sflet per krimet e serbeve te viteve kur ke lindur ti more i uruar … sa me pare ti pranoni e denoni ato krime aq me shpejt do vij edhe paqja per te cilen ti flet, por shteti yt e mendon ndryshe sepse qe te besh paqe duhet ta duash jo te armatosesh deri ne dhemb kunder kujt more i uruar…

  4. njje qytetar i Tiranes says:

    O Tiger leshi , studenti ben thirrje per paqe , ti kerkon lufte , edhe pse e di qe luften me serbet e kemi te humbur pa e filluar mire . Ti je tiger , po vetem me llafe , se tigra te vertete , jane te gjithe fqinjet tane , perveç nesh qe jemi pa ushtri e pa katandi .

    1. Tigri says:

      Normal o ” qytetar” qe Shqiperia e ka luften te humbur kur nje pjese e konsiderueshme e atyre qe e popullojne jane vemje si puna jote, qytetare kozmopolite dhe buburreca npa dinjitet dhe krenari.

      Fqinjet tane jane bij kurvash te pasuruar me sperme shqiptari nder shekij, sidomos neo greket e sotshem.

      Luften nuk bejne vetem armatimet, por edhe trimeria dhe shpirti.

      Ti kujton o krye injorant se jemi ne kohen e Jugosllavise sot?

      Edhe ate ushtri qe ka pas jugosllavia e ka pas nga dollaret amerikane.

      Servia sot dergon striptiste ne Tirane , as qe kellqe per lufte.

      Me 200 tanke sovjetike as Malin e Zi nuk kap dot.

      Shaiptaret kane qene lufterate me te mire te Ballkanit per mijra vite o vlleh, sot duhet vetem nje Fyrher ti drejtoje.

    2. Raif Fetiu says:

      Shume leke ka dhene serbi e greku qe vet shqiptaret ta shkatrrojne ushtrine e tyre me 1987.A ju kujtohet kur ne Vloren e Flamurit banditet ne emer te demokracise ngrisnin tre gishterinje simbolin serb.Kurr Shqiperia nuk.ka me pas as ushtri e as shtet po nuk doli nje “Enver”e me i shtrue nen dru e besa edhe plumb hajdut kriminel e antishqiptar qe per nje pension behen grek neser do behen edhe serb.

  5. Doktor Mortja says:

    Nuk ka asnje shans bashkejetese me keta, mjaft te lexosh pershtypjet e ketij talebani!
    Kishat qe ndertojne talebanet serbe, ruse e greke jane njesoj si gozhda e Nastradinit.
    Per nje gozhde, te marrin shtepine!
    Lexon kete gjallesen serbe, edhe te kujtohen krimet serbe nga Nishi e deri poshte!
    Zgjohesh dhe shikon qe edhe ne Shqiperine londineze, kemi 30 vjet qe udhehiqemi nga serbe, fillon me Saliun e deri te Edi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje