Në 8 vitet si kryebashkiak i Selanikut, Yiannis Boutaris kërkoi dhe arriti të ndërtonte marrëdhënie të forta me qytete të ndryshme në vendet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut), duke forcuar shkëmbimet ekonomike, kulturore dhe duke i dhënë një hov të rëndësishëm turizmit.
Ndonëse kritikat ndaj lëvizjeve të Boutaris nuk mungonin, projekti i zbatuar prej tij synohet tashmë edhe nga kryebashkiaku i ri i Janinës, Moses Elisaf.
Në median greke Kathimerini është publikuar një shkrim i gazetarit Stavros Tzimas, ku komentohet “diplomacia e qytetit” e Elisaf. Tzimas sugjeron që kryebashkiaku mos të fokusohet vetëm te turizmi, por edhe në sektorë të tjerë pasi Janina vizitohet nga shqiptarët edhe për pazar, universitetet dhe spitalet.
Gjithsesi, Stavros Tzimas vë në dukje edhe një tjetër fakt, çështjen çame, me të cilin duhet të përballet Moses Elisaf në përpjekjen për të afruar popujt në dy anët e kufirit.
“Kryebashkiaku mund të mos bëjë politikë të jashtme, por ashtu si Boutaris duhej të merrej me mosmarrëveshjen për emrin Maqedoni, edhe Elisaf do të duhet të trajtojë çështjen delikate të pakicës çame”, shkruan Tzimas në Kathimerini.
Edhe pse nuk ishte në krye të diplomacisë greke, Yiannis Boutaris tërhiqte jo pak vëmendje kur fliste për çështjen e emrit për Maqedoninë e Veriut, duke qenë kryebashkiak i Selanikut, kryeqendra e rajonit Maqedoni në Greqi. Sipas gazetarit Tzimas, edhe kryebashkiaku i Janinës do të gjendet në të njëjtën pozitë si kolegu i tij në raport me çështjen çame, sidomos me përpjekjen e fundit për forcuar marrëdhëniet me qytetet shqiptare përtej kufirit.
“Janina është në mesin e qyteteve greke me lidhje të konsiderueshme me komunitetet përtej kufirit – përfshirë grekët etnikë – dhe një histori jashtëzakonisht shumëkombëshe dhe multikulturore, pasuri që kryebashkiaku Elisaf po përpiqet ta kapitalizojë në një përpjekje për të nxitur zhvillimin si në Janinë ashtu edhe fshatrat malorë të varfra të Epirit, por edhe për të forcuar marrëdhëniet midis dy popujve”, shkruan ndër të tjera gazetari Tzimas teksa raporton për vizitat me kryebashkiakut Elisaf me autoritetet shqiptare.
Në radhë të parë zoti gazetar që servir shkrimin sqarojë shqiptarët që Moses Elisaf është hebre dhe atë historinë ‘shumëkombëshe dhe multietnike ‘ të Janinës nuk është nevoja ta thuash me spond sepse shqiptarët e njohin shumë mirë historinë e Janinës..prandaj mendoj se grekët duan ta nxjerrin gjarpërin nga vrima me duart e një hebreu. .këtu kemi dy gjëra e para që çështja çame nga rang shtetëror bie në rang bashkiak dhe 2 çdo lloj mirëkuptimi midis dy palëve të firmosura nga një ‘arbitër hebre ‘ do t’i vinte kapakun njëherë e përgjithmonë çështjes çame. .jam shumë skeptik për këtë variant. ..pozitive në këtë rast është fakti që grekët të cilët pretendojnë se nuk ekziston emër Çamëri po ulen në një ‘tryezë lokali ‘të dëgjojnë me kureshtje se çfarë kërkon ekzaktësisht pala shqiptare. . .grekët kanë menduar shumë bukur për këtë variant sepse shikojnë që kanë përballë një Shqipëri me brekët në fund të këmbëve mbajnë peng presidentin shqiptar meta opozitën shqiptare berisha si dhe kryeministrin shiptar Rama të cilin e kanë hedhur në fushë ti bëjë skonto vuçiçit. .kjo është gjendja e Shqipërisë sot.,përse të mos bëjë orvatje greku? është rast për ta të shkruajnë dhe të vulosin historinë dhe të mbyllin me gardh kufijtë e tyre verior si nga deti gjithashtu edhe nga toka. ..doni më për belulin. .mos ma vini veshin se jam kolaboracionist. .
Ore Zhak i mposhtur:Sa per dijeni n.q.se e njeh sadopak prejardhjen e ketij gazetari duhet te kesh pak respekt se ka ardhur koha qe se fundemiedhe komuniteti çam qe eshte me rrenje ne Greqi ku bene pjese edhe Stravro(s) Cima(s) ku se fundemi duhet pergezuar qe ngren kete problem ne nje vend si Greqia!Sa per nxerrjen e geshtenjave nga zjarri nga nje Izraelit lerja atyre ta gjykojne !Mendoni qe prapa Savros ka plote çamer dhe arvanitas qe duan te kene nje ze te forte perpara parlamentit Grek ku nuk jane te paket ne kontribute qe i kane dhene ketij shteti!Ndaj me me vemendje e respekt lexoje kete artikull e ka i kur koha te marresh zjarr si pushka e j…….t!Se fundemi ka ardhur koha qe çeshtja shqipetare jo vetem te thuhet por edhe te kerkohet si rasti jo sporadik i ketij intelektuali!Ndaj tejemi te vemendeshem me bashkombasit tane e perse jo me prane tyre me diplomaci moderne!
O Zhak i Paditur, mos enderoni per Camurja, se sa me shume e kruani aq me shume ju dhemb.
Problemi i FYROM (qe nuk kane lidhje Slavo-Turk-Arnautet me Maqedhonia) eshte i tjeter rangu, qe lidher me Rusin.
###
Dhe perseri Greqia ka dal e fituar me marveshjet dhe termin “Voria Maqedonia” sepse Pela kryeqiteti i Maqedhonis ndodhet 120 km ne brendesi te Greqis, ku neser dej Veriu (i trazuar) mund ti bashkohet Jugut te Maqedonis.
###
Greqia me trajektoren e East Med, e ka “blinduar” me firmen e Izraelit, SHBA-se dhe Europes kufirin e saje nga Qiproja (nisja e Gazsjellsit) deri ne portin e Igumenices ne Thesproti, ku vazhdon per ne Europ.
###
Ja pra qe gjithca qe thoni eshte nje ender, rruga me e thjesht eshte bashkpunimi me Greqin per futje ne BE, dhe rrenia e kufinjve, levizja e kapitali, ideje dhe popullate eshte e lire.
O coban Flm, o fshatar inferior. Po te kujtoj se edhe Graqia e njeh zyrtarisht Maqedonine e Veriut, me kete emer! A kupton o trupeshk!? Graqia ka filluar hapat pas dhe kjo zbrapse nuk do ndalet, do apo s’do nje torrollak coban si puna jote!
Hajt ik laj pjatat …
Ec aty, plasi gallata! Vete ky Stavro Xhima (Tzimas) eshte shqiptar nga Follorina dhe e di mire se Janina eshte kryeqytet i Shqiperise e aty nuk ka asnje “grek”. Qyteti banohet historikisht vetem nga shqiptaret dhe vllaho-shqiptatet. Greket jane andej nga Anadolli ? ? ?
Bravo Zhaku! Vleresoj mprehtesine tende! Nje llogjik apo aresyetim i bukur! Flm per kenaqesine qe ke ofruar me kete postim intelegjent!
Ka dicka te vertete ne kete argument. Dhe ne Maqedoni dhe ne Cameri faktori i perbashket eshte ai Shqipetar. Dhe ne Maqedoni dhe ne Cameri eshte bere spastrim etnik, dhe ka pasur trysni te shumta kundrejt popullsise etnike shqipfolese. A do te munden dot si Grek folesit ashtu dhe Bullgaro folesit te mos ushtrojne trysni spastrimi etnik kundrejt popullsise shqip-folese? Ceshte e verteta e njejta gje vlen dhe per Serbo folesit ne Kosove dhe Mal te Zi. Kjo eshte sfida reale qe duhet te perballen shtetet perkatese, pasi eshte e pamundur per nje bashkiak te administroj ceshtje kaq te gjera.
Levizjet e grekve synojne perfitime per veten e tyre.Nuk jane shenje e bashkpunimit.