Hashim Thaçi "ultimatum" Albin Kurtit: Ke 48 orë afat për të propozuar kandidatin për kryeministër

6 Janar 2020, 16:02Rajoni TEMA

Presidenti Hashim Thaçi ka folur pas takimit me kreu e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Thaçi ka thënë se i ka dhënë Kurtit 48 orë afat për të nominuar kandidatin për kryeministër.

Postimi i plotë:

Sapo zhvillova një takim të shkurtër me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në përpjekje për të implementuar rezultatin zgjedhor të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Tashmë është bërë hapi i parë i rëndësishëm i konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për çka përsëri i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Nevoja e formimit të Qeverisë është jetike për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Z. Kurti sot nuk ishte i gatshëm të ofrojë propozimin e të nominuarit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Si president i vendit do ta ushtroj autoritetin tim kushtetues dhe ligjor të ruajtjes dhe kultivimit të unitetit politik e qytetar dhe orientimit euroatlantik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore.

4 komente në “Hashim Thaçi “ultimatum” Albin Kurtit: Ke 48 orë afat për të propozuar kandidatin për kryeministër”

  1. Lona says:

    ZJEJIN KRYEMINISTER
    BUBUZHELIN MINISTER TE JASHTEM
    BUSHATIN MINISTER TE BRENDESHME
    MONIKEN MINISTRE THESARI
    LUBONJEN PER FINANCE
    PARA KOSOVA

  2. XheJ eN Bi says:

    Nuk mund të kuptojë Kushtetutën e Kosovës.Në ç’ do shtet kur mbarojnë zgjedhjet ,Predidenti thëret partinë e parë të formojë Qeverinë .Nëse nuk ka numrat të bëj koalicion me parti të tjera.Kur partia e parë nuk harrin të bëjë koalicion thërret partinë e dytë,nëse dhe e dyta nuk mundet vazhdon me radhë.Nëse asnjë parti nuk bën dot koalicion atëherë Presidenti shpall zgjedhje të parakohëdhme.
    Pse në Kosovë duhet të presin A.Kurtin kur t’ i teket .

  3. Baliu says:

    Po shpejt po ju dashka Taqit te shkoj ne Hage!!! Dick Marty is watching you mr. prostident.

  4. Qytetar i thjeshte says:

    Po ku eshte ky Albini “shpetimtari i kombit”, ku i ka ato zotimet e premtimet e bera ne fjalimet e ethshme te muajit tetor kur doli i pari ne zgjedhje? Apo jane harruar ato. Nese je i zoti te besh qeveri beje Albin, ndryshe hap krahun dhe shih enderra se vetem per enderra je, ne realitet je ndryshe. Populli i vuajtur i Kosoves ka nevoje per qeveri e jo per tangerllekun tuaj zoti Albin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje