Presidenti serb Vuçiç gjatë një interviste ekskluzive për Euronews Albania ka deklaruar se nuk i ka mohuar kurrë krimet e luftës.
Ai e ka ndërprerë gazetaren Ilva Tare teksa kjo e fundit e ka pyetur në lidhje me akuzat që pretendojnë se Vuçiç ka qenë makineri e propagandës së Millosheviçit dhe se i ka mbështetur krimet e luftës.
Pas këmbënguljes në këtë pyetje, duket se presidenti serb është ndjerë në siklet duke i thënë gazetares dhe drejtoreshës së Euronews Albania, Ilva Tares se ishte hera e katërt që e ndërpriste.
Me ironi Vuçiç iu drejtua Ilva Tares se nëse kjo do ishte arsye e mjaftueshme për të mbështetur në teoritë konspirative të gazetares, atëherë ai i uronte më të mirat në këtë gjë.
Aleksandër Vuçiç tha se ai nuk i ka mohuar kurrë krimet e luftës dhe shtoi se Serbia ka dënuar shumë kriminelë lufte.
Ilva Tare: A mund të ketë bashkëpunim, një bashkëpunim të vërtetë mes vendeve të Ballkanit përpara se të kemi pajtim dhe paqe? Ndërkohë që ju ende i mohoni krimet e luftës në Kosovë. Deklarata juaj ditët e fundit për masakrën e Reçakut, cili është qëndrimi juaj për të?
Vuçiç: Unë nuk kam mohuar kurrë krimet e luftës dhe ne në Serbi për hir të së vërtetës, kemi dënuar shumë kriminelë lufte që vinin nga Ish-Jugosllavia dhe pavarësisht kombësisë. Kemi patur këndvështrime të ndryshme për diçka që ka ndodhur në pjesë të ndryshme të Ish-Jugosllavisë.
Kjo është saktësisht arsyeja pse ne duhet të përballemi me këtë problem dhe përse kemi nevojë të krijojmë lidhje dhe marrëdhënie më të mira mes nesh.
Ju nuk mund t’i detyroni serbët të pranojnë të gjitha këndvështrimet dhe idetë tuaja. Kjo është hera e katërt që më ndërprisni dhe unë ende nuk i jam përgjigjur pyetjes suaj.
Mos e dënoni dikë për shkak se ai ka këndvështrime të ndryshme për të kaluarën, mundohu ta bësh mik për të ardhmen.
Kjo nuk është vetëm këshilla ime personale por diçka që unë ja them çdokujt. Ne duhet të punojmë së bashku.
Komuniteti ndërkombëtar na thotë se duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por na rezulton se ata vet janë të ndarë në këtë çështje gjysëm për gjysëm.
Ajo që mendoj është se të gjitha palët kanë kryer shumë krime dhe mendoj se ata që i kanë kryer këto krime, kush ka kryer çdo lloj krimi, duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo është ajo që mund të them.
Unë skam bërë asnjë krim të them të vërtetën, ata njerëz që kanë kryer krime duhet të jenë shumë të përulur, shumë modest kur i thonë shumë gjëra popullit kundër të cilit kanë vepruar’, ka thënë Vuçiç për Euronews Albania.
高級 ダッチワイフ バイヤー加工工場ダッチワイフ写真PARYTON– 160 CM | 5 '2 "-BCUP-AFドール
NE LUFTE KA KRIME NDRYSHE NUK QUHESH LUFTE
KUSH KA BERE KRIME ME SHUME LINDE PYETJA ?
KUPTOHET SERBIA PASI ESHTE SHTETE ME STRUKYURA TE NDERTUARA PO EDHE PALA TJETER KOSOVA NUK ISHTE PER TE HEDHUR VALLEN TE DYJA PALET KANE KRYER KRIME BILE KOSOVARET KANE KRYER KRIME ME SHUME PO TI REFEROHESH TRIBUNAUX TE HAGES .
TE KUPTOSHE QENDRIMIN E KOSOVES ESHTE E VESHTIRE NGA NJERA ANE ZHVILLON TREGETINE ME SERBINE 67 % NGA ANA TJETER I KONSIDERONE SI ARMIQE
KOSOVARI TE PA KENAQUR ME SHQIPERINE TE PA KENAQUR ME SERBINE TE PA KENAQUR ME EUROPEN NJE ZOT E DI CFARE DUAN KOSOVARI
Meso edhe pak shqip vllaj, mos degjo vetem Janullen
Wow. ..vuçiç e bëri këtë deklaratë? shikoni mirë se sigurisht ka ndonjë telefonatë në mesnatë nga miku i tij ‘rilindas’ në mënyrë që të zbuten ‘shiptari’…nuk ka rrugë tjetër sepse vuçiçi do me çdo kusht të vulosi çështjen ‘minishengen’…pas dështimit të ndërrimit të territoreve vuçiç bëri rrokadën gjithmonë duke u ndihmuar nga edi rama. .nuk e di nëse binomi rama vuçiç do t’ia arrijë të zbatoj planet e akademisë sërbe por populli shqiptar duhet tu japi mesazh të qartë :vëllezërit tanë janë shqiptarët e Kosovës dhe jo sërbët ‘mjeshtërit ‘ e varrezave masive. ..ata dje po digjnin flamurin malazez dhe nuk harruan varrezat masive për shiptari. .ore është në vete rilindasi për çfarë po i bën shqiptarisë? ?
Vucici do i thithi te gjatin te gjatit me ato buzet si gomerdare, ne pranvere hapen negociatat me BE per Shqiperine dhe MV duke i dhen fund iluzionit serb per mini-shengenin.
Bravo Tema.
Edhe Vuçiç qenka penduar.Mosni,Mosni deri këtu.Mjaft më me përdalësinë e të ashtuquajturve baballarë të shqiptarisë.
Akoma su mbushet mendja qe masakren e racakut e kan kryer amerikanët se bashku me Uck dhe Wolker!
Nje menyra mashtrimi si t’u a prishnin industrinë serbise,3
dit mbas kësaj masakre bombardohet Zastava!!!!?????
Vucicin heshten
se e di ekzakt kush jan ekzekutorët,ai ish ministri i informacionit!!!
Serbet pranojn shum por kurre racakut????????
Komentues serbe qe qojne meszhe tek gazeta Tema !!