Marrëveshja për koalicion ende në proces, Albin Kurti dhe Isa Mustafa takohen përsëri

7 Janar 2020, 16:42Rajoni TEMA

Një takim po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, midis kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Menjëherë pas mbledhjes së kryesisë së VV-së, Albin Kurti është drejtuar për në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, Mustafa pati mbledhjen me kryesinë e LDK-së një ditë më herët dhe u tha se kishin rënë dakord që të vazhdohet negociata me VV-në.

Ky takim është i pari pas disa kohësh mes dy krerëve të dy partive të cilët synojnë të bashkëqeverisin dhe pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

2 komente në “Marrëveshja për koalicion ende në proces, Albin Kurti dhe Isa Mustafa takohen përsëri”

  1. Baliu says:

    Isa Mustafa po e luan te njejtin rol si ata tradhtaret shizofrena te PySyDy-s te cilet gjoja per parime e provuan puqin brenda LVV, e mandej edhe zgerdhiheshin kinse kan bere pune te madhe (ndoshta financiarisht). Kur e pyetshin Shpend Llagamin se qfar qendrimi mban ai, thoshte se “nuk” po din se qka po ndodhe, i duhet kohe per te vendosur. Mandej ai qe “nuk” dinte se sa qka po ndodhe u be kryetari i puqistave. Mirepo rezultati zgjedhor doli shum i hidhur per ta 12 : 0. Mijera te rinje jan pezull duke pritur formimin e qeverise se ndryshimit. Nese me ndihmen e Ises kthehen prap hajnat e kriminelat e Hages ne pushtet, atehere do te pasoj ikja e trete masive e rinise brenda kater vitesh, me keq se ne kohen e Sllobes. Per Isen patericen kjo eshte cikerrime, me rendesi qe kriminelat ta vazhdojne “punen” e vet.

  2. Baliu says:

    Foli Ises, foli fshises.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje