Përfaqësuesja e sektit shi’it në Kosovë, si dhe mbështetësja e regjimit iranian, Ikballe Huduti Berisha është arrestuar nga policia ditën e sotme.
Arrestimi i Huduti-Berishës erdhi si pasojë e disa postimeve të saj në rrjetin social Facebook pas vrasjes së gjeneralit iranian Qaseem Soleimani.
Ajo ka vajtuar vdekjen e gjeneralit iranian dhe i ka quajtur kriminale forcat amerikane. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar arrestimin e saj.
Nderkohe qe ne Tirane, nje nate me pare Olsi Jazexhiu mbrojti me devotshmeri regjimin iranian ne nje televizion kombetar, deuke bere deklarata nxitese kunder amerikaneve dhe muxhahidineve ne Shqiperi, ndersa organet ligjzbatuese ende po “shqyrtojne” deklaratat e tij.
Njoftimi i policisë:
‘Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës.
E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente’, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Daut Hoxha.
Postimi në Facebook i Ikballe Berisha-Hudutit:
‘Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak krimineli ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21’, ka shkruar ajo.
Ikballe Berisha-Huduti ka po ashtu ka publikuar më parë edhe një fotografi me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad.
Por kush është Ikballe Berisha-Huduti?
Ikballe Huditi-Berisha, e njohur edhe si ‘Hoxhesha Ikballe’, është themeluese e një fondacioni fetar islamik shi’it ‘Fondacioni Kur’ani’.
Për autoritetet kosovare, Ikballe Huditi-Berisha së bashku me bashkëshortin e saj, Asllan Huduti, një biznesmen i patundshmërive shpërndajnë ideologjinë e këtij sekti.
Sipas diplomatit dhe ekspertit ballkanas Ionnis Michaletos, në analizën e bërë prej tij ‘Pushteti i butë i Iranit mbërrin në Ballkan’, thekson se Fondacioni Kur’ani i themeluar nga Ikballe Berisha-Huduti dhe një sërë OJQ-sh të tjera që kanë lidhje me çiftin Huduti, punojnë për interes të regjimit iranian në Kosovë.
‘Irani…ka ngritur disa OJQ, por zgjerimi i tyre është shumë i vështirë, ndër të tjera edhe për shkak të konkurrencës së ashpër të forcave syni të Arabisë Saudite dhe Turqisë, si edhe prezencës së fortë të forcave ndërkombëtare policore, ushtarake dhe civile”, thotë ai dhe sqaron se fondacioni “Kur’ani” drejtohet nga universiteti iranian ‘Xhometul Noustafa’- drejtor i të cilit (universitetit) është Imami Muhamed Bagher Salehi, vëllai i të cilit është diplomat i lartë iranian’, ka shkruan në analizën e tij diplomati.
hahahaha,”autocthonus” shqipfoles po fillojne luften mes veti se kush eshte me arab se vet arabet……………allah uakbar!
Pellazget shqipfoles ikbale hudute….keni te drejte qe vini Allahun mbi kombesine e qytetarine.
=
Ska shqiptare muslimone, francez e anglez muslimone por vetem komb muslimon, si ne Turqi apo Arabi.
Ja psh pysni Olsin, Blendin apo Spahiun e Ballistin…..e mos harrojme Imamin turk shqipfoles
=
Cildo arnaut shqipfoles qe pyet nese jane ne fillim shqipfoles apo muslimon, ose nuk te japine pergjigje ose jena te dyja thone….dhe nuk bohet fjale vetem per Bathorsit, Kamzjanet e Paskuqanet.
–
Sa per Kosoven, ta mbaje fort emrin serb kosova, se e meritojne…kur te mesoi Thaqi e Haradinaj shqip…do rivleresojme edhe nje here, si shanc i fundit, nese kosovaret jane shqiptare apo thjesht muslimone te Erdoganit.
Jena rrace arione…hahhahah
Kjo Ikbalja qeka tamom per grupin e zjarrit te Saliut . E kuptoni ironine e fatit ? Te mos ishte Amerika , Ikbalet e Asllanet kushedi ku perfundonin . Dhe me e bukra se keta nuk hodhen nje gur kunder serbit . Kurse per muslimon brathers “japin” shpirtin . Ky mbiemri qeka arab 101% . Huduti . Me hudut nuk ka si te jete.
Sa turp pupupupup nuk ka faj eshte Arabe ka fytyra e qelbur e shemtuar
Ate mendim patients zonha, ate shprehu. Lirua e mendimit eshte legjitime. Gjysem e botes e denon bracken e liderit Iranian po asnje nuk u burgos. Sa servile kosovaret, lane nam ne bote.
Ate mendim pati zonja, ate shprehu. Liria e mendimit eshte legjitime. Gjysem e botes e denon vrasjen e liderit Iranian po asnje nuk u burgos. Sa servile kosovaret, lane nam ne bote.
Po mijrat qe ka vrare adhuruesi i Hudutit ????Aeshte shprehur ajo? sigurisht qe jo .Sa per Shiit apo Sunit vetem myslimanet i japin rendesi emrit sepse ndryshimet ideollogjike as qe egzistojne.Ndryshimet jane vetem teknike,pretekste,formulime pakenaqesish per te justifikuar ”ndryshimin ”nga tjetri dhe argumenta qe perdoren per te justifikuar sektin dhe qendrimet politike qe keto i di dhe bufi .Prandaj ato sekte te ndryshme qe veprojne kane vetem prapavije interesash.
Ore po gjithë berishat antishqiptar dolën o ju dhjefsha tëmën.
Po mire Erjon Veliaj si djali i Amedin Axhadit a eshte marre ndonjehere ne pytje nga ShIK-u. Sepse e kemi dhe kryetar bashkie. I bie qe Irani na ka zaptuar Tiranen.
hahahahaaaa rraca e ilirëve me prejardhje nga pellazgët prodhuar në arabi…..të q…shin arabët oj birishe..
Kjo igballja i ka kercenuar gazetat kososvare qe kane shkruajtur per te duke u thene hajde se do ua gjej zyrat. Tani tua rruaj nga burgu.
Harruan kosovaret kush ua dha lirine pa ameriken do ishit neper male akoma po kot si themi ne rrite qenin te kafshoj doren