"Hakmarrja është detyrim”: Kritikoi SHBA për vrasjen e gjeneralit iranian, Policia jep detaje për arrestimin e gruas

8 Janar 2020, 15:11Rajoni TEMA

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me ndalimin e Ikballe Berisha-Hudutit, e cila përmes rrjeteve sociale ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane, duke thënë se “hakmarrja është e detyrim”.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se Ikballe Berisha-Huduti dyshohet për veprën “shtytje në kryerjen e veprave penale terroriste”.

Policia thotë se gjatë aksionit të zhvilluar më 7 janar, në Prishtinë, Drejtoria kundër terrorizmit në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarës.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarës janë konfiskuar disa pajisje elektronike si dhe dëshmi tjera relevante. E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ikballe Berisha-Huduti kishte kritikuar Uashingtonin pasi forcat amerikane vranë më 3 janar gjeneralin iranian, Qasem Soleimani, në një postim në Facebook.

“Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen, andaj hakmarrja është e obligueshme, por nuk ka kufi”, ka shkruar Huduti-Berisha.

Më pas ajo e kishte fshirë këtë postim, pas raportimeve nga mediat vendore në Kosovë.

Më 3 janar, SHBA-ja kreu një sulm me dron në Irak, ku vrau gjeneralin iranian, Qasem Solemiani, liderin e forcave Quds, që nga Uashingtoni konsiderohet organizatë terroriste.

Të mërkurën, Irani ka sulmuar dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes. Televizioni shtetëror iranian ka thënë se sulmi është kryer si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit Soleimani.

1 komente në ““Hakmarrja është detyrim”: Kritikoi SHBA për vrasjen e gjeneralit iranian, Policia jep detaje për arrestimin e gruas”

  1. Klimax says:

    Per sa kohe do te egzistoj radikalizmi fetar, per aq kohe do te jete edhe rreziku i terrorizmit. Bota radikale islame eshte e ndare ne dy ideologji qe jo vetem jane armike te botes perendimore, por mbi te gjitha kundershtojne dhe urrejne njera-tjetren deri ne vdekje. Ndjenja kombetare per ta eshte vetem ideologjia fetare qe ata i perkasin dhe i besojne me fanatizem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje