Nga Shaban Murati
Kryesimi serb i OSBE nuk mund të mos risjellë në skenë pyetjen e madhe një milion dollarëshe se si Qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë lejoi me pëlqimin e saj dhe mundësoi që Serbia të caktohej në 10 shkurt të vitit 2012 për të marrë kryesimin e OSBE për vitin 2015. Nuk mund të mos kërkosh përgjigjen dhe llogarinë se përse qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë në vitin 2012 pranoi që kryesimin ta marrë shteti, që nuk e njihte Kosovën, kur Kosova është pjesë e pandarë e çështjes dhe e interesit jetik kombëtar mbarëshqiptar.
Nuk mund të mos shtrosh pyetjen dhe llogarinë se si diplomacia e Shqipërisë nuk bëri asnjë tratativë dhe nuk vuri kushtin për t’i kërkuar Serbisë, në shkëmbim të votës së Shqipërisë, njohjen e Kosovës ose të paktën pranimin e Kosovës në OSBE. Zyrtarë të MPJ të Shqipërisë, që janë të njohur me dinamikën e çështjes dhe që folën në konditat e anonimitetit, tregojnë se Shqipëria nuk i ka vënë asnjë kusht Serbisë as për raportet Serbi-Kosovë dhe as për raportet Serbi-Shqipëri, kur ka dhënë në vitin 2012 pëlqimin e saj për kryesimin serb të OSBE.
Diplomacia e Shqipërisë e asaj kohe u përpoq të lante duart si Pons Pilati, duke bërë një deklaratë interpretative, e cila është një artific diplomatik i lejueshëm për të gjitha shtetet anëtare, për të shprehur disa sugjerime se si duhet të bëhet më mirë kryesia e ardhshme, për të cilin jepet pëlqimi. Diplomacia e Shqipërisë nuk ka vënë asnjë kusht, as në marrëdhëniet dypalëshe, dhe as ka bërë tratativa dypalëshe me palën serbe, por as ka kërkuar ndonjë gjë si shkëmbim në tratativat shumëpalëshe. Madje në deklaratën interpretative të MPJ të Shqipërisë, të bërë pas dhënies së votës shqiptare, mund të gjesh xhevahire apo idiotësira të tilla si “suksesi i Serbisë është suksesi ynë”.
Në fakt, bashkë me këto dyshime për përkrahjen shqiptare të kryesimit serb të OSBE, vjen edhe një dyshim dhe më i vjetër lidhur me arsyet përse qeveria e Tiranës hoqi dorë nga kandidimi për ta marrë Shqipëria kryesimin e radhës të OSBE. Sepse në ministerialin e 15-të të Këshillit të Ministrave të OSBE në nëntor të vitit 2007 në Madrid, ministri i Jashtëm i kohës, Lulzim Basha, paraqiti me pompozitet në fjalimin e tij plenar kërkesën zyrtare, që Shqipëria të kryesonte OSBE për vitin 2012. Dhe nuk u dha kurrë shpjegim për ç’arsye u bë kjo tërheqje dhe kujt i hapi rrugë tërheqja shqiptare.
Diplomacia e Shqipërisë e dha në vitin 2012 konsensusin e saj për kryesinë serbe të OSBE, pa marrë në konsideratë as marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën dhe as marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë. Shqipëria nuk fitoi asgjë, kur dha konsensusin e saj në vitin 2012, sepse nuk kërkoi asgjë. Shenjat janë se nuk pritet të fitojë gjë nga presidenca serbe e OSBE as gjatë vitit 2015.
Ndaj, gjatë gjithë vitit 2015, kur diplomacia e Shqipërisë do të përplaset me pengesat apo me veprimtaritë negative apo rrethuese të Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës apo me interesat e Shqipërisë, do të na duhet të bëjmë vazhdimisht pyetjen se kush dhe përse ia dha falas pëlqimin Serbisë për kryesimin e OSBE”.
Shënim: Shkrimi është i vitit 2014. Autori e ka rikthyer në kujtesë së fundmi pas marrjes së Presidencës së OSBE-së nga Shqipëria më 9 janar. Marrë nga profili në Facebook i Shaban Muratit.
dihet kush! dhendrri i serbise dhe gjarperi ne qafe te shqiperise.
Mendoj se i vetmi person qe mund te jape nje pergjighe per kete shkrim eshte i gjithedituri dhe profesionisti per i mire qe ka patur PDja, ose qe e mendon veten ai, zoti Besnik Mustafai. Fol zori Mustafai. Topi eshte prane portes tende…
Doni me per patriotet e udhehequr nga tradhetari Sali Berisha!!! Vazhdoni bertisni Rama shiti Kosoven!!
Kujtoja Besnik Mustafait ,sepsen se harojne intelektualet shqiptare
Berisha agjent i vjeter i UDB-se.
Sipas ketij shkrimi i bie qe ishte caktuar shqiperia te kryesonte ne 2012 por beri pas dhe ja la Serbise? keshtu eshte?
Shaban, je shitur e stershitur shume here, dhe me ndryshimet politike te 2013 kujtove qe do ta nderosh edhe nje here “padronin”. Nuk te eci. Tani ben ham- ham sikur je “koke madhe e diplomacise shqiptare”, nderkohe qe pensioni mendor, jo vitet mbi supe, te thone- mjaft , se te njohim se c’mall je. K. P.
Mire qe e njeh Shaban Muratin kjo shume mire, gje nuk thua per te por varja, keshtu e kemi ne shqipot e di une kush je ti e di ti kush jam une e me radhe. NJE GJE NUK THUA Boll ma!, CFAR MENDON PER ATE QE SHKRUAN Murati, KA TE DREJTE APO JO????.
Nese ka gje per te shkruaj per te.
Besnik Mustafa eshte nje nga pordhet e Sali Berishes dhe mos e degjoni se ben si i moderuar. Kokrra e servilit eshte dhe ky si tropojanet e tjere shkon nga eshte pushteti. Ne kohe te Enver Hoxhes i sherbente komunizmit si gazetar e agjiprope revolucionar, pas viteve 1990, iu ngjit si muti pas kepuce patriotit te tij Sali Ram Berishes, qe e beri dhe ambasador dhe minister. Kur erdhen komunistet e rinj socialist e rilindas ben gjoja te pavarurin per te shpetuar ato qe fsheh por e ke kot Nik Mustafa se kur te shkelqeje dielli i drejtesise do ti ndricoje dhe ato skutat e tua.
o shabe ,
o rrot kari ,
shko mer e bohu e duet me lubojen
e na knoni ate kong
burek.burek o Usta Murat hahah
budallepsjet e shqiptareve ne nivele Rekorde
O DEBILL o Boll ma, Shkrimi eshte shkrojtur ne vitin 2014 , jemi ne 2020. Perpiqu ta kuptosh me pare shkrimin para se ta hapesh ate halene tende e te shkruash karlleqe.