Nexhmije Hoxha: Përpjekjet e mia për ndalimin e gjakëderdhjes, ndryshe në Tiranë do bëhej nami (dhe si e mbrojta 'tradhtarin' Ramiz Alia)

11 Janar 2020, 11:47Politika TEMA

(Vijon nga numri i kaluar)

Nga Nexhmije Hoxha

Tri telefonata nga Tirana. Ndërkohë, unë ndihesha disi e izoluar nga ato që po ndodhnin në Tiranë. Por të nesërmen, paradreke, më kërkoi në telefon Ramiz Alia dhe u interesua sesi ishim rregulluar. E falënderova, por nuk e zgjata dhe as e pyeta për situatën. Pas pak, më kërkoi në telefon Hekuran Isai, por këtij nuk i dola. U thashë djemve: “I thoni, është lart, i dhemb koka”. Nuk mund t’ia falja qëndrimet, jo thjesht të lëkundura, por dhe të dyshimta, që po mbante ai ato ditë…

Më vonë, më mori në telefon ministri i Mbrojtjes, Kiço Mustaqi. Edhe ky më pyeti si ishim rregulluar. E falënderova për interesimin, i fola për kujdesin që po tregojnë drejtuesit e repartit ushtarak dhe për trajtimin me ngrohtësi nga ana e tyre. Që ky më mori në telefon, më erdhi mirë. Me të isha takuar vetëm në ndonjë mbledhje të KQ dhe më kishte lënë përshtypje të mirë në një takim të rastit, në sallën e pushimit të shokëve të Byrosë Politike. Në këtë takim, që e kam përshkruar në këto shënime, ai tha se nuk do të bënte çap, në qoftë se nuk firmoste kryetari i Shtetit vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjithashtu, kisha dëgjuar që në ballafaqimin që u bë në Ministrinë e Mbrojtjes mes Ramiz Alisë dhe oficerëve, që i kërkonin llogari, këta të fundit u solidarizuan me ministrin e tyre, me të cilin, më parë, kishin pasur disa kontradikta. Nuk ndodhi kështu në ballafaqimin që u bë dhe në Ministrinë e Brendshme, ku punonjësit e Sigurimit dhe të tjerë iu kundërvunë Ramiz Alisë dhe Hekuran Isait.

Një ditë më pas, vendosa dhe zbrita në Tiranë. Shkova drejt e në zyrën e Ramiz Alisë. E bëra këtë, sepse dëgjova që shumë nga ata që mblidheshin në ato mitingje në mbrojtje të Enverit, donin të vinin në Tiranë për të ngritur përsëri monumentin e Enver Hoxhës aty ku kishte qenë dhe kërkonin dorëheqjen e Ramiz Alisë, duke e cilësuar tradhtar. Nuk mbaj mend se kush më njoftoi për këtë apo nëse u tha nga komentatorët e televizionit. Por ky informacion më vuri në mendime dhe më shqetësoi. Si të vinin në Tiranë? A e dinin ata se punëtorët e Tiranës, në masë, dhe rinia e shkollave, u ngjitën në Qytetin Studenti, se “kështu u porositën” apo për kuriozitet, kur një pjesë e studentëve e pedagogëve qenë futur në grevë? Po monumentin e shkatërruar (a le të ishte i pashkatërruar) ku do ta gjenin? Nën mbrojtjen e kujt do ta rivendosnin atë? Të policëve të Hekuran Isait apo të do vinin vetë të armatosur? Pezakët trima, aq të lidhur me pushtetin popullor, me kujtimin e Enverit e të Babë Myslimit, (siç kisha dëgjuar) nuk kishin pranuar t’i përgjigjen thirrjes së qeverisë për të dërguar në Tiranë një batalion për ruajtjen e rendit. Kishin thënë: nuk mund të gjakosemi me popullin e Tiranës. U fol edhe që do të silleshin forca nga Skrapari në Kavajë. Nuk e di a u sollën, por në Kavajë egërsia e të rebeluarve antikomunistë, kishte arritur kulmin dhe andej ishin bërthamat e bandave shkatërruese.

Siç thashë më lart, prej atyre që donin të vinin në Tiranë kërkohej edhe dorëheqja e Ramiz Alisë. Por kë mendonin ata në vend të tij? Unë isha krejtësisht e bindur që asnjë nga shokët e Byrosë Politike ose të KQ nuk ishte i përgatitur dhe i pranueshëm të vihej në krye të Partisë e të Shtetit. Kush? Adili, Manushi, Hekurani, Haxhi Lleshi, Shefqet Peçi? Kush? Apo do të dilte Kryetari nga vetë kjo Lëvizje popullore?

Për të gjitha këto, mendoja se nuk duhej lejuar ardhja e atyre forcave në Tiranë. Më dukej se nuk ishte më koha kur Lëvizjet e masave nxirrnin kryetarët e tyre popullorë. Edhe atëherë, këta nuk dilnin brenda një dite, aq më pak, në kohën tonë, kur po zhvilloheshin ngjarje të bujshme dhe të rrëmujshme, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet socialiste, që nga Bashkimi Sovjetik dhe në gjithë Europën Qendrore e Lindore, nën trysninë dhe me punën minuese të kapitalit dhe të reaksionit antikomunist ndërkombëtar.

Duke rrahur e stërrahur këto mendime në kokë, erdha në konkluzionin se nuk mund të rrija e mënjanuar, me familjen time. Si kuadër i vjetër i Partisë dhe si shoqe lufte dhe pune e Enverit, për afro 45 vjet, duhej të bëja diçka që të mos ndodhte një e keqe më e madhe, të mos derdhej gjak, vetëm pse kishte nga ata që donin të vinin në vend Monumentin e Enverit. Kjo duhej shmangur me çdo mënyrë, sepse ishte një kohë dhe situatë, kur luhej me të ardhmen e fitoreve dhe me fatin e popullit tonë.

Pa hezituar, lidha një shall në kokë, vura gjyslyke të zeza dhe dola nga shtëpia. I thashë oficerit shoqërues, që e drejtonte vetë makinën, të niseshim për në Tiranë. Gjithë rrugës kisha një ndjenjë të çuditshme për çka po ndodhte. Shkova drejt e në KQ të Partisë. I telefonova Ramiz Alisë dhe shkova në zyrën e tij.

Ramizi dukej shumë i mërzitur. Takimi nuk qe i përzemërt e shoqëror, si më parë. Mbi tryezën e tij, në kundërshtim me zakonin e tij që nuk e mbante skrivaninë të ngarkuar me shumë dosje, ishin vandakë letrash, që, siç dukej, ishin ato që i kishin ardhur nga mitingjet popullore në rrethe.

Pa biseduar për çfarë po ndodhte, unë hyra drejt e në temë, duke i thënë: “Kam ardhur si komuniste e vjetër, si anëtare e KQ, mund të them edhe si bashkëshorte e Enverit, për t’ju kërkuar “çfarë mund të bëj unë, sa mund të ndihmoj e të ndikoj që në këto situata kaq të acaruara të mos shkohet në gjakderdhje, në emër të mbrojtjes së monumenteve të Enverit”. I thashë se jam gati të shkoj në disa rrethe, si Gjirokastër, Vlorë e në ndonjë tjetër, të bisedoj me organizatorët e këtyre mitingjeve, të shoh ç’kërkojnë dhe ç’mendojnë për të ardhmen, ç’plane kanë, t’i sqaroj për situatën e veçanërisht se ç’po ngjet në Tiranë”.

Ramizi, po më dëgjonte i menduar dhe pastaj, me zë të mekur, më tha: “Kjo është e vështirë të bëhet, edhe në këto rrethe ka grupe kundërshtare të egërsuara dhe mund të ndodhë ndonjë gjë e papëlqyer…”.

Pas këtyre fjalëve, ra një heshtje. Ai kishte të drejtë. Parullat, në disa rrethe, si Kavajë dhe Shkodër, ishin më të rënda dhe kërcënuese ndaj meje, sesa ndaj atij. Atëherë, i propozova që nga çdo rreth, ku janë zhvilluar këto mitingje, të thërriten disa nga organizatorët dhe përfaqësues më të zjarrtë të tyre që t’i dëgjojmë e të sqarohemi me ta. Ramizi e miratoi këtë propozim dhe mori masa për ta realizuar këtë.

U ndava me të dhe u largova, por nuk u ngjita lart në Dajt, te fëmijët. E kalova ditën dhe fjeta te Vila nr. 4, mbi liqenin artificial të Tiranës. Aty kishim ndenjur ca muaj dhe shkonim shpesh me Enverin, për ndonjë pushim të shkurtër, sepse kishte një pamje çlodhëse.

NË KONGRESIN E 10-të TË PPSH

Më 10 qershor 1991 u mblodh Kongresi i 10-të i PPSH, në Pallatin e Kongreseve, i cili u projektua nga arkitekti i shquar Klement Kolaneci dhe shokët e tij të Institutit të Projektimeve, me gjithë komoditetet, dhe nuk u përfundua dot në të gjallë të Enverit.

Punimet e Kongresit vazhduan tri ditë. Në të morën pjesë mbi një mijë e pesëqind delegatë, të zgjedhur në Tiranë e në rrethe. Unë mora pjesë si anëtare e KQ dhe, bashkë me anëtarë të tjerë dhe të ftuar, ishim vendosur në galerinë sipër.

Fjalën e hapjes dhe raportin e KQ të PPSH e mbajti Sekretari i Parë i përkohshëm, Xhelil Gjoni. Për afro dy orë, ai shtjelloi analizën që KQ i kishte bërë së kaluarës së Partisë së Punës, Enver Hoxhës, si dhe problemet aktuale, që shtroheshin para Partisë, në lidhje me situatat e krijuara në Shqipëri dhe në Europë e në botë, që, siç theksoi ai, bënin të domosdoshëm edhe “rinovimin” e Partisë së Punës.

Nuk mbaj mend, nëse në këtë raport shtrohej propozimi “për ndërrimin e emrit nga Parti e Punës në Parti Socialiste” apo kjo u ngrit më vonë dhe u bë objekt kryesor në diskutimet. Por u pa qartë se në këto diskutime pati shumë kundërshti dhe se, në fakt, masa e delegatëve ishte e ndarë më dysh. Përshtypja ime ishte që shumica e delegatëve që vinin nga baza kishin rezerva për çka ishin bërë në dy vitet e fundit, nuk ishin dakord as me ndryshimet që propozoheshin në Kongres nga “reformatorët” për rinovimin e Partisë së Punës dhe për ndryshimin e emrit të saj. Kjo u duk veçanërisht kur mbajti diskutimin Dritëro Agolli, i cili foli edhe për këtë “rinovim” të partisë dhe të komunistëve. Shumica e delegatëve u ngritën në këmbë dhe duke ia ndërprerë fjalën, brohoritën “Enver Hoxha”, “Enver Hoxha” për disa minuta. Gjithashtu, kur dikush, në emër të grupit të organizatorëve të Kongresit, lexoi një Rezolutë pak të gjatë dhe kërkoi miratimin e saj, shumica e delegatëve reagoi ashpër me ndërhyrje nga vendi dhe, nuk mbaj mend nëse u vu në votim. Por, sidoqoftë, ajo rezolutë nuk u miratua, u tërhoq dhe nga fundi i punimeve të Kongresit, u zëvendësua me një tjetër rezolutë a vendim, prej disa radhësh.

Dita e parë e Kongresit, mund të thuhet, shkoi disi mirë. Në ditën e dytë, shumica e diskutantëve folën në mbështetje të ndryshimeve të reformave të Partisë dhe të ndryshimit të emrit në Parti Socialiste. Pranë meje, në galeri, ishte edhe një veteran, komunist nga Skrapari, i ftuar në Kongres. Vura re që, gjatë gjithë kohës, ai ndoqi në heshtje punimet e Kongresit, por me lot në sy, që i rridhnin në faqe. Ishte mjaft impresionuese të shihje të qajë një burrë. U përpoqa ta qetësoja dhe ta ngushëlloja disi, por ai kishte të drejtë të shprehte dhimbjen, se e ndiente thellë në zemrën e tij që po humbnim Partinë, vlerat dhe fitoret e një të kaluare të lavdishme 50-vjeçare.

Ishte radha ime të ndieja një dhimbje të thellë në zemër, kur morën fjalën, njëri pas tjetrit, dy anëtarët e vjetër të Byrosë Politike, Adil Çarçani dhe Manush Myftiu. Nuk e kam kuptuar as atëherë, as më vonë, se si dhe pse “e katandisën” aq ulët veten këta të dy. Në vend të një autokritike politike për përgjegjësitë e tyre në zhvillimet e viteve të fundit, për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në vend, ata bënë autokritikë për ca gjëra të vockla, që Drejtoria e Pritjes, me sugjerim nga lart për shpenzimet e gjithë udhëheqësve, paskësh sjellë disa ndërresa për gratë dhe ndonjë lodër për fëmijët e tyre. Këto “fakte” u përfolën, madje, edhe u përdorën edhe në raportin që Genc Ruli, i Partisë Demokratike, bëri në Parlamentin pluralist.

Si unë, edhe Vitoja (Kapo), të cilën e kisha në krah, që i njihnim shumë mirë ata dy shokë si njerëz seriozë, që kishin luftuar e sakrifikuar shumë për Shqipërinë, u ndiem keq, tek i dëgjonim. Vitoja, gati me lot në sy dhe e revoltuar, më thoshte: “Si është e mundur të trajtohet kështu Manushi, familja e të cilit gjatë Luftës ishte bazë ilegale e partizanëve dhe shkriu gjithë pasurinë e saj, në Vlorë?!”.

Ramiz Alia, ndiqte nga lozha debatin dhe kërkesën e llogarisë që po u bëhej anëtarëve të Byrosë Politike. Por për ne qe e papritur, kur ai, doli në podium, e mori fjalën dhe lidhur me autokritikën e atyre dy shokëve (nuk mbaj mend tekstualisht fjalë për fjalë, por në esencë) tha: Ja shokë, e kuptoni besoj, me të tillë udhëheqës kam qenë i detyruar të drejtoj unë…(!!!)

Ai foli sikur këta të mos kishin qenë të njëjtët shokë, me të cilët kishte bashkëpunuar më parë edhe Enver Hoxha, dhe sikur ata të mos kishin qenë dy më kryesorët dhe më të afërt me vetë Ramizin, sidomos Adili, i cili u përball me gjithë ato peripeci, që u krijuan nga studentët në vitet ’90-‘91.

Në ditën e tretë të Kongresit, nga fundi i diskutimeve, pak para drekës, m’u dha fjala mua. Isha shumë e emocionuar, sepse ishte hera e fundit që flisja si anëtare e KQ dhe sepse ai ishte Kongresi i fundit i Partisë së Punës.

Fjala ime u prit thjesht me një duartrokitje normale, kur dola në podium dhe në mbyllje, larg atyre brohoritjeve për Enver Hoxhën dhe për Partinë e Punës, që pati disa herë gjatë diskutimit tim në Kongresin e 9-të, në nëntor 1986. Megjithatë, diskutimi im në Kongresin e 10 u ndoq jo pa interes dhe në heshtje të plotë, veç rastit kur, nga mesi i fjalës, u dëgjua një zë: “Shkurtoje!”.

Kjo kërciti si një rrufe para furtunës, që më kërcënohej, por unë vazhdova e qetë, por me vendosmëri, të mbroja rolin dhe figurën e Enver Hoxhës, ashtu siç e kisha bërë në Plenumin e 18-të të KQ të Partisë, katër ditë më parë. Në fund të diskutimit shpreha mosmiratimin tim për ndryshimin e emrit nga Partia e Punës, në “Parti Socialiste”, me arsyetimin se e konsideroja të gabuar mohimin e asaj Partie me përvojë të gjatë, 50-vjeçare, dhe me histori të lavdishme, atdhetare e emancipuese, si shtet dhe si shoqëri. E mbylla fjalën time me urimin për punë të mbarë, për të mirën e Shqipërisë e të popullit shqiptar.

Si gjatë Kongresit, por sidomos në pasdreken e ditës së tretë, në prapaskenë dhe nën ethe, po bëheshin manipulime, për të propozuar emra të rinj për KQ të një partie të re, me program të ri, si dhe për zgjedhjen e kryesisë dhe të kryetarit të ri të kësaj partie. Kur kjo çështje u shtrua hapur në Kongres, prapë delegatët u ndanë më dysh. Një palë ishte që kryetar i Partisë të zgjidhej Ismail Lleshi, që ishte pedagog i shquar i filozofisë, njeri shumë i respektuar për integritetin e mosnjëanësinë e tij në ato kohë të turbullta. Por ai, me këmbëngulje, nuk pranoi e nuk pranoi, edhe pse disa delegatë i shkuan njëri pas tjetrit pranë dhe i luteshin të mos refuzonte. Ai u largua nga Presidiumi dhe shkoi u ul në një cep të sallës, ku ndoqi i qetë Kongresin.

Edhe kandidati tjetër, Fatos Nano, në fillim nuk pranoi, por, me ndërhyrjen e Ramiz Alisë, i cili e thirri aty nga ndiqte Kongresin dhe e këshillonte, Fatosi, në fund, ra dakord. Ai u zgjodh Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, që u themelua në 12 qershor 1991.

Absurditeti i parë i kësaj partie të re dhe zhgënjimi me të drejtë i Ramiz Alisë, ka qenë se, udhëheqja e kësaj partie të re, me në krye Fatos Nanon, teserën e parë ia dha Kryetarit të Partisë (socialdemokratike) të Italisë, Betino Kraksit dhe jo Ramizit, që i hapi rrugën dhe përgatiti programin e saj.

Dua të nënvizoj këtu se për çka ngjau në dy vitet 1990-1991, Ramiz Alia u akuzua, nga vetë komunistët, si përgjegjësi kryesor, madje, është quajtur “tradhtar kombëtar”. Edhe vetë ai, në librin e tij të fundit “Jeta ime”, lidhur me këtë shkruan: “Përgjegjësia kryesore bie edhe mbi mua…”.

Unë mund të them se, si për të keq, si për të mirë, përgjegjësia dhe merita, kryesisht, i përkasin Ramiz Alisë, i cili, ndryshe nga ne, shokët e tij mbështetës, si i pari i vendit, ka qenë i qartë dhe i vendosur në hapat që bënte drejt ndryshimeve të sistemit, gjithnjë me synimin që të evitonte konfliktet shkatërrimtare. Sipas mendimit tim, ngjarje të tilla të mëdha nuk mund të menaxhohen vetëm nga një person. Ramizit i ra “barra” e Udhëheqësit kryesor të Partisë në periudhën më të vështirë që po kalonin Partia e Punës dhe shteti socialist. Megjithatë, ai nuk ka qenë i vetëm, sepse pati mbështetjen e shumicës së Byrosë Politike dhe të Plenumit të KQ, pati edhe mbështetjen time dhe të pjesës dërrmuese të anëtarëve të Partisë së Punës, pavarësisht se kjo mbështetje nga disa u bë me bindje, nga disa të tjerë, me dhimbje dhe me rezerva.

Akuza për “tradhtar” a “tradhti kombëtare” iu bë, në radhë të parë, Ramiz Alisë, por iu bë edhe Byrosë Politike, edhe mua personalisht, madje, edhe gjithë Partisë së Punës, sikur kjo të mos ishte Partia që e kishte udhëhequr për 50 vjet vetë Enver Hoxha! Çuditërisht, atë grup a parti komuniste, që i bënte këto akuza, e krijoi dhe e drejtoi një person i ekzaltuar nga idetë komuniste, por që nuk kishte qenë anëtar i Partisë së Punës.

Sipas mendimit tim, cilësimi “tradhtar” i jepet një personi që tradhton kombin dhe vendin e vet. Por Ramiz Alia me shokë, u përpoqën gjatë atyre dy viteve të shpëtonin ç’mund të shpëtohej, nga cikloni përmbysës, që pas vendeve ish-komuniste të Europës, përfshiu edhe Shqipërinë. Aq më pak, Ramiz Alia nuk mund të cilësohet “tradhtar kombëtar”.

Përkundrazi, shqiptarët në Shqipëri dhe ata përtej kufirit kanë vlerësuar lart kontributin e pamohueshëm që Ramiz Alia ka dhënë, si gjatë Luftës së Dytë Botërore, për Çlirimin e Shqipërisë dhe të Kosovës nga pushtuesit nazifashistë, ashtu edhe në krah të Enver Hoxhës, në 45 vjet të pushtetit popullor, në shërbim të lirisë dhe të Pavarësisë së vendit, si edhe për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shqiptarëve në trojet e veta të përtej kufirit.

Shfrytëzoj rastin të them këtu se e ndiej për detyrë të bëj autokritikë që, në një intervistë të atyre viteve të turbullta, edh e unë e cilësova Ramiz Alinë si “tradhtar kombëtar”. Theksoj se kjo akuzë është bërë vetëm në një rast dhe e shprehur në çaste zemërimi dhe emocioni personal, për shkak të mënyrës sesi u trajtua mbrojtja a mosmbrojtja e shtatores së Enver Hoxhës. E kam theksuar edhe më sipër që, pavarësisht nga këto, unë vetëm pak ditë pas rrëzimit të monumentit, i dola në krah dhe në mbrojtje Ramiz Alisë para përfaqësuesve të “Vullnetarëve të Enverit”, që kërkonin dorëheqjen e tij, si edhe në raste të tjera etj. (Pergatiti: Xhevdet Shehu-DITA)

19 komente në “Nexhmije Hoxha: Përpjekjet e mia për ndalimin e gjakëderdhjes, ndryshe në Tiranë do bëhej nami (dhe si e mbrojta ‘tradhtarin’ Ramiz Alia)”

  1. Na çmendet me nexhmijen, lereni te ngryse ditet qe i kane mbetur se sa ishte ne rolin e bashkeshortes se enverit, shkateruan shqqiperine mashtruan nje popull te tere duke filluar nga luga dhe piruni i florinjte qe do hanim deri tek qendrat e zjarrit qe na cane buthen se do na sulmonte imperializma dhe revizionizma.

    1. Alfred says:

      S’e kuptoj se kujt I hyn ne pune te humbase kohe e te lexoje kesi pacavuresh qe kuterbojne ere,myk e kalbesire e thartire?!…Eshte si te perpiqesh te kthesh akrepat e ores,rroten e historise mbrapsht.
      Do ishte mire qe,bashkangjitur,te botohej edhe nje pergjigje nga Mero si editorial apo te rubrika antena brenda familjes. Si per te na treguar se nuk eshte katandisur ne matrapaz qe e ngjyen ndonje kothere ne corben e prishur enveriste.
      T’i lihet hapesire mediatike kesaj neperke,qe ka kafshuar dhe helmuar gjithe jeten e saj te ardhmen e prosperitetin e shqiptareve bashke me burrin e saj vampir,eshte anti-humane,anti-shqiptare she kriminale!!!….

  2. komunizmi eshte kolere says:

    Dole edhe ne TV demonstrativ e veshur me çizme deri tek gjuri per te shantazhuar popullin si fashisto-komuniste qe ke qene dhe je.
    Ti je djalli vete !

  3. Dauti says:

    Mos prisni qe Nexhmija te thote te verteten! Ajo di aq shume per Ramizin, te cilin e mbeshteti edhe kur i shoqi filloi te dyshoje per te.
    Ajo e urreu kur ai lejoi arrestmin e saj. Kete filloi ta shprehte edhe ne gjyqin e saj, por sapo degjoi nga Ramizi…se kemi qene e jemi shoke…heshti e nuk foli me.
    Nexhmije, do apo nuk do ti, e verteta per Ramiz Aline dhe Sofo Lazrin do thuhet fort. Dokumentet e arkivave ruse po flasin gjithnje e me shume. Kjo e vertete do u hapi syte shqiptareve qe do mesojne se kush i ka udhehequr…Dhe leri brockullat se bete kalim paqesir te pushtetit. Ne prill te 1991, gjate pleniumit te radhes se PPSH, ai deklaroi…pushtetin e kemi marre me gjak dhe pa gjak nuk e dorezojme…Pastaj ju nuk guxuat, sepse shembulli i Ceausescut ju rrinte si shpata e Damokleut mbi koke.

    1. Historia s mamipulohet dot sa jane gjalle deshmitaret says:

      Per c dokumente ruse flet o dallkauk.Ne periudhwn kur flet kjo ruset e shikonin me dylbi Shqiperine Ramiz Alia vajti u fal ne kishe ne SHBA atehere kur feja qe e ndaluar per popullin dhe s kishin nisur ende protestat e as vershimet ne ambasada.Ne fakt presim te hapen dokumentet amerikane te shohim si bashkepunoi Ramizi dhe si u katapultua Saliu si prijes “i revolucionit demokratik”

      1. ceni, Boston says:

        Ne ckishe u fal Ramiz Alia, apo e ke fjalen per viziten qe beri tek kisha e Fanolit, apo sic quhet “shen Gjergji”? Ajo ishte vizite dhe jo falje . Aty u bisedua per Shqiperine dhe shqiptare,t me At Liolinin me Antoni Athanasin dhe me te tjere shqiptaro-amerikane qe kerkonin qe Shqiperia te behej si gjithe bota dhe jo me komuniste me Nexhmiet dhe me Vitot! Koha kerkonte ndryshime si ne mentalietet por edhe me drejtues te rinj qe sigurisht asnjeri nuk e justifikoi veten. Ja ku jemi sot , e tregojne rezultatet!

  4. Veshi says:

    Hipokrizi e nje terroristeje e bolshevizmit te kuq kunder demokracise se bardhe borgjrzo-proletare per industrializim edhe te bujqesise dhe berjen e fshatrave qytete piktoreske.

  5. kodrasadikit says:

    Shqipnin e sakatuat deri ne ate mase qe edhe sot e kesaj dite kur hyn ne Shqipni i vije era komunizem e primitivizem sllavo -komuniste .Fatkeqesisht edhe formimi i mentaliteteit dhefrymes e dukates komuniste dhe besimi ne ato gjana ndihet e ruhet ! Negjmija ka mbetur te organizimi i partise ,i kooperatvave i kopshteve etj kurse bota demokratike perndimore po konstrukton avion e satelite dhe shkuarjen ne planete tjera te gjithesise .. Ku jemi Shqipni -fatkeqesisht Rama me parti …

  6. Blaublut4 says:

    Tradhëtia që i bëri ti Kombit Shqiptar Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Aliovic nuk ka të përshkruar, dhe për më tepër është se ju e dinit shumë mirë që Sali serb Berisha, ishte agjent i UDB si dhe të tërë elita politike atëhere e re që e drejtojne Shqipërinë sot (Berisha,Pashko,Meksi,Nano,Meta,Majko,Kryemadhe,Ruci, Rama) etj.etj.
    Ju që llimisht i drejtuat dhe i ofruat frenat e Shqipërise, pasi e dinit që ata do ju dënonin për një “KAFE”
    I dhatë urdhër SALIUT,Pashkos,Nanos,Majkos dhe Metës, që secili të shkateronte të gjitha asetet e popullit shqiptarë, (Fabrikat,hekurudhat,minierat,buqesine,arsimin, shëndetësinë deri edhe vjwdhijen e floririt me Like Skraparin).
    Të gjitha këto jenë veprat e juaja të përbashkëta, të kombinuara me këta bastardë fshatarë.
    Sepse Ju thatë vetë ne mitingun e tiranës me majmunin Komuniste Xhelil Gjoni që ata djemë dhe vajza që luftuan për demokraci dhe u ARRATISEN ishin “jashtëqitja e Shqipërise”, dhe kjo NUK harohet

    Ju që llimisht i prishët në grupë asetet e Shqipërise, sepse NUK donte ta gëzonte ky popull i robëruar, pasi e quanit dhe akoma e quani Shqipërinë pronën tuaj me të gjithë këta politikanët tuaj pasardhës.

    Me Ju mbaron punë vetëm, një Holokaust i dytë ku Ju dhe familhet tuaja dhe te politikanëve gjakpirës ti shfarosi ky Holokaust.

    Fatura do i vijë secilit në shtëpi në fund, ose ty-juve, ose fëmijëve të juaj.

  7. Vlesh says:

    Mire Nexhi keq!

  8. Dauti says:

    Une nuk merrem me injorantet qe quajne deshmitare Nexhmijen. Sa per sovjetiket, ata kane wene gjithnje te pranishem ne Shqiperi. Sic jane edhe ruset sot.
    Arkivat ruse kane dokumente te panumerta per Shqiperine. Ato amerikane kane deri ne vitin 1954. Pastaj kane brockulla si ato qe botohen cdo dite ne te perditshmet shqiptare…jo Enveri homoseksual, jo eshte i semure e po vdes, jo cfare do beje Enveri po vdiq Nexhmija…
    Se kush eshte dallkauk, kuptoje vete.

  9. BK says:

    Vullnetaret e Enverit nga Skrapari apo ndonje qytet tjeter nga Jugu erdhen dhe u strehuan ne repartet ushtarake perreth qytetit Kavajes.
    Une kam folur me disa prej tyre, te cilet u justifikuan se ne nuk kemi ardhur me deshire por na kane urdheruar.
    Me nje fjale, hiqeshin edhe ata si demokrate dhe nga pamja dukeshin paqesore.
    Ishin kryesisht te rinj.
    Gjate gjithe nates kane brohoritur per Enver Hoxhen dhe Partine e Punes.
    Nuk qendruan me shume se 24 ore.
    Cudia ishte se kush i kishte urdheruar, nga kush drejtoheshin, pasi ata u strehuan ne repartiet ushtarake.
    Pra, strehimi i tyre ne reparte ushtarake, konsiderohej i ligjshem.

  10. A says:

    Komenti i blb4 korrekt.Flm!Eshte lodhese ,regres te merresh me te shkuaren pa mesuar prej saj .Duhet pare perpara,por kam frike se shqiptaret kane filluar nje Evolucion Mbrapsh dmth nga Njeriu deri te amfibet….Te pakten nje pjese e popullsise shpetoi nga cmendina,dhe te rinjte qe nuk kane asnje fije infeksioni komunist,ndoshta nje dite do ndikojne ne ndryshimet e sh.priteshme te nje vendi te harruar nga bota dhe Perendia…deri tani Idestinuar te shkatrrohet nga vet specia e ralle shqiptare…

  11. Bimi says:

    Duket se strategjia e komunisteve shqiptare eshte te behet pajtimi midis tyre. Enveri qe vrau bashkepunetoret e shoket e tij edhe keta shumica kriminela si ai ne fakt i percau komunistet. Keshtu Ngjelat, Balluket, Xoxet etj ndonese komuniste kane rezervat dhe nuk jane me ne nje bllok unik. Nexhmija qe e kupton se ne sistemin kapitalist interesi i komunisteve eshte qe te bashkohen prandaj leshon kete sinjal paqtimi. Komunistet nuk kane patur asnjehere qellim pajtimin kombetar (Balli Zogu etj). Ata tani jane vetem te interesuar te bashkohen midis tyre. Tani ju duhet pajtimi midis tyre qe te rigrupohen e fuqizohen. Nese marrin pushtetin dhe shkaterrojne opoziten ata fillojne luften brenda llojit por per momentin ju duhet uniteti. Dhe mbase do t’ja arrijne sepse shqiptaret genjehen kollaj dhe Shqiperia eshte e varferuar nga intelixhenca e paket qe kishte dhe qe emigroi. Shqiperia ka shume mundesi te perfundoje ne nje rregjim quazi diktatorial qe bazohet ne ideologjine islamo-komuniste te ngjashme me ate qe kerkojne te ndertojne 3000 iranianet e Mojahedin Al-Khalk te cilet strehohen ne Shqiperi. Mbase kjo eshte zgjidhja me optimale sepse tani Shqiperia e varferuar nga inteligjenca po perpiqet te gjeje rrugen midis degjenerimit ekstrem te shoqerise (droge, kriminalitet, prostitucion, degenerim familje) dhe islamizimit radikal. Ne keto raste grupet e organizuara qe besojne verberisht ne kauzen e tyre fitojne dhe ne Shqiperi ata jane dy (islamistet dhe komunistet). Te tjeret jane ne kaos, ideal kane parane dhe jane te tunduar nga veset. Do jete me interes te shohim cfare do ndodhe ne 20 vitet e ardhshme.

  12. Shinjestra says:

    Disa komentues,qe vjellin dhe flasin nga bytha kundra Nexhmije Hoxhes, jane kafshe me fytyre njeriu.Nexhmija eshte nje zonje e rralle, qe ka punuar me ndergjegje te larte per popullin shqipetar bashke me Enver Hoxhen,bashkepunetoret e tyre,qe e bene shqiperin baçe me lule.Kudo ne vendin ton lulezuan fabrikat,uzinat kombinatet gjigande,nje bujqesi e perparuar,me shkolla dhe spitale,me kopeshte e çerdhe femijesh,me nje art e kulture te papare ndonje here,aq sa i gjithe populli jetone i lumtur,i sigurt per jeten,sa i uronin ketyre jete sa me te gjate per te miren e shqiperise.Por urrejtja te disa rrugeçer,ja erreson mendje dhe flasin pa pergjegjesi,ofendojn sa t’u haj goja,sepse ashtu jane gatuar,nuk e dine realitetin e asaj kohe te art qe nuk na vjen dot perseri.

  13. Lili says:

    Jo, i dole ne krah Ramizit per te shpetuar Vetin edhe Ramizi! Servile e intersaxhi cdo here!

  14. Buda says:

    Une ju kam thene qe te mos prisni ndonje te vertete nga Zonja Sorge.
    Edhe me nje kembe ne varr i mbeti besnike bashkepunetorit te ngushte (shokut te saj) trumcak!
    Mehmet Shehu do te na kishte lidhur direkt me Ameriken, duke e ruajturr shtetin dhe Shqiperine nga shkaterrimi;
    Zonja Sorge e dorezoi shtetin dhe shqiptaret ne duart e trumcakut qe na lidhi me Ameriken nepermjet UDB se
    qe ishte e interesuar t’ua ftohte shpinen kosovareve, duke e shkaterruar shtetin dhe atdheun e shqiptareve.

  15. Pokeristi says:

    O Nexhmije haramlije
    Pse s’martohesh te rehatohesh
    Mos e ngri me ate vetull
    Nuk jemi me brume per petull
    Zoti te la gjalle qe te vajtosh
    JO me te predikosh
    Tashti me sinqeritet te premtoj se mbi varr
    Do te t’shurroj

  16. asd says:

    Po te jete qe Ramizin e quan “tradhetar” atehere figura e tij duhet duhet hedhur ne diskutim popullor per tu rehabilituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje