Dëshmia e rrallë e nipit: E vërteta e atentatit ndaj xhaxhait tim, ‘Lefter Lefteri’ te filmi ‘I teti në bronx” dhe kush e qëlloi

11 Janar 2020, 08:58Politika TEMA
Dëshmia e rrallë e nipit: E vërteta e atentatit ndaj xhaxhait

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Lefter Ruços me origjinë nga fshati Shalës i Kolonjës, i cili gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, bashkë me katër vellezër të tjerë shëbrbyen si ushtarakë të saj në qytete të ndryshme të vëndit dhe gjatë pushtimit fashist, ai ishte oficer i Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, pasi kishte dezertuar nga fronti i Luftës italo-greke me Batalionin “Taraboshi” ku bënte pjesë. Dëshmia e nipit të tij, Armando Ruços, për xhaxhain e tij i njohur më shumë si ‘Lefter Lefteri’, personazhi i filmit “I teti në bronz”, dhe nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të rrethit të Korçës, i cili me anë të një deklarate tregon se si e ka njohur Lefter Ruçon, që nga koha që e kishte komandant në Batalionin “Taraboshi”, dhe më pas kur komunistët e akuzonin si “spiun e tradhëtar”, dhe se si u vra ai me atentat nga guerilet komuniste te dyqani i Qirinxhijve të qytetit të Korçës dhe emrin e njeriut që qëlloi mbi të…

Nga Dashnor Kaloçi

Edhe pas tentativës së parë të komunistëve për ta vrarë me atentat, xhaxhai im Lefteri nuk u mbyll në shtëpi, por vazhdoi bashkëpunimin e tij me krerët nacionalistë, me të cilët takohej rregullisht në kafen e Qirinxhijve në qytetin e Korçës. Një ditë të bukur nëntori të vitit 1943, teksa ndodhej në atë kafe duke biseduar me miqtë e tij, dikush hyri brenda për ta lajmëruar se e kërkonin disa njerëz të ardhur nga Tirana. Lefteri e njihte njeriun që e lajmëroi dhe ndërsa doli bashkë me të nga kafeneja, guerilet komuniste që i kishin zënë pritë e qëlluan pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend. Vrasja e Lefterit bëri bujë të madhe në të gjithë qytetin e Korçës dhe në varrimin e tij morën pjesë me qindra vetë”.

Njeriu që flet dhe dëshmon për herë të parë për Memorie.al, është Armando Ruço, nipi i personazhit të njohur të filmit “I teti në Bronz”, Lefter “Lefteri”, i cili rrëfen të gjithë historinë e familjes së tij dhe versionin e vrasjes së xhaxhait, Lefter Ruço, i cili u ekzekutua nga guerilet komuniste të Korçës në vitin 1944. Po kush ishte Lefter Ruço dhe cila ishte e kaluara e tij? Përse komunistët korçarë vendosën ekzekutimin e tij dhe si e priti populli i Korçës vrasjen e Lefter Ruços? Si u persekutua familja e Lefterit pas vitit 1944, dhe fati i dy vëllezërve të tij në burgjet komuniste dhe tre të tjerëve në ushtritë italiane e amerikane…

Zoti Armando, cila është origjina e familjes së babait e njëkohësisht xhaxhait tuaj Lefter Ruço, i njohur ndryshe si Lefter Lefteri, prej filmit “I teti në bronz”?

Origjina e familjes sonë është nga Shalësi i rrethit të Kolonjës dhe në atë fshat të njohur, jo shumë larg qytetit të Ersekës, kanë jetuar prej kur s’mbahet mend të parët e familjes sonë. Deri në vitin 1944, aty në atë fshat, në një vilë të bukur dykatëshe, ka banuar familja e gjyshit tonë Refail Ruço, i cili ka qenë i njohur si tregtar. Përveçse si tregtar, gjyshi ynë Refaili ka shërbyer për shumë kohë edhe si kryeplak i fshatit Shalës dhe në atë periudhë kohe ai ka bërë shumë bamirësira, duke ndihmuar shumë nga familjet e varfra për të shkolluar fëmijët e tyre. Një nga ata persona, për të cilin gjyshi ynë ka ndërhyrë për t’i dhënë një bursë, ka qenë gjenerali i njohur Spiro Shalësi.

Përveç Lefterit, edhe sa vëllezër e motra ka pasur babai juaj dhe ku janë shkolluar ata?

Gjyshi im, Refail Ruço, ka pasur shtatë djem dhe dy vajza. I pari i fëmijëve ka qenë babai im, Taqo, i cili u lind në vitin 1903 dhe pas tij vinin me radhë: Spiro, Teodori, Jorgji, Lefteri, Llazari, Koço dhe dy vajzat, Evanthia e Urania. Nga shtatë djem që kishte Refaili, pesë prej tyre u bënë ushtarakë, duke studiuar në shkolla të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, ndërsa vetëm njëri prej tyre, më i vogli, Koço, u diplomua si inxhinier gjeometër. Babai im, Taqo Ruço, me vëllanë që vinte pas tij në moshë, Spiron, u shkolluan fillimisht në një prej gjimnazeve të Selanikut, në Greqi, të cilin ata nuk arritën ta përfundonin dot, pasi në vitin 1919 u përjashtuan nga shkolla, duke u akuzuar si shqiptarë nacionalistë, që punonin e vepronin në dëm të Greqisë.

Ç’ndodhi më pas me ta?

Pasi i përjashtuan nga gjimnazi i Selanikut, autoritetet greke kërkuan t’i arrestonin dhe ata u larguan që andej për t’u arratisur në drejtim të Shqipërisë. Vetëm babai im, Taqo, mundi të kthehej i gjallë në shtëpinë e tij në fshatin Shalës të Kolonjës, pasi Spiro u kap nga grekët, të cilët më pas i prenë dhe kokën. Trupi i tij mbeti në Greqi dhe nuk u gjet më kurrë. Ndërsa pesë vëllezërit e tjerë të babait, Teodori, Jorgji, Lefteri, Llazari dhe Koço u diplomuan në Shkollën Normale të Elbasanit.

Pas mbarimit të Normales së Elbasanit, ku u shkollua babai juaj me Lefterin dhe vëllezërit e tjerë?

Po e filloj nga babai im, Taqo Ruço. Nisur nga fakti se ai kishte studiuar për katër vite në Selanik, qeveria e Sulejman Delvinës, e dalë nga Kongresi i Lushnjës, e dërgoi atë në shkollën e plotësimit të oficerëve, po në Tiranë, ku babai mori gradën e nëntogerit. Pas kësaj ai u emërua në Garnizonin e Tiranës si oficer i Ushtrisë Kombëtare dhe aty ai shërbeu deri në qershorin e vitit 1924, kur forcat fanoliste rrëzuan qeverinë e ligjshme të asaj kohe. Pas kësaj, së bashku me disa nga ushtarakët e tjerë që kishin shërbyer pranë ministrit të Brendshëm, Ahmet Zogu, babai u arratis nga Shqipëria dhe u vendos në Greqi. Aty ai qëndroi ilegalisht deri në fundin e dhjetorit të vitit 1924, kur u kthye përsëri në Shqipëri me forcat zogiste që komandoheshin nga Koço Kota e Osman Gazepi.

Po me ardhjen e Zogut në pushtet, pra me Triumfin e Legalitetit, çndodhi me të, a mori ndonjë detyrë?

Me triumfin e Legalitetit në 25 dhjetorin e vitit 1924-ës, babai u caktua përsëri në Tiranë dhe, që nga ajo kohë e deri në prillin e vitit 1939, ai shërbeu si oficer i Mbretërisë me detyra të larta në degën e financës në Tiranë, si dhe në Elbasan e Shkodër. Pas kundërshtimit që i bëri pushtimit fashist të Shqipërisë në prillin e 1939-s, babai u kthye përsëri në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, duke shërbyer si ushtarak i Financës në Tiranë.

Po gjatë periudhës së pushtimit të vëndit…?

Gjatë periudhës së pushtimit, në vitin 1943, Taqo Ruço u bashkua me forcat nacionaliste të Ballit e Legalitetit dhe me to qëndroi deri në fundin e Luftës në nëntorin e 1944-s.

Po xhaxhallarët e tjerë, ku kishin studjuar dhe ku shërbyen gjatë kohës së Monarkisë?

Edhe katër xhaxhallarët e tjerë, Teodori, Jorgji, Lefteri dhe Llazi pasi mbaruan Normalen e Elbasanit, u shkolluan fillimisht në shkollat e plotësimit të oficerëve në Shqipëri, duke u specializuar më pas edhe në kurse të ndryshme në Itali. Ashtu si babai im, edhe katër vëllezërit e tjerë të tij, gjatë kohës së Monarkisë së Zogut shërbyen si ushtarakë të Mbretërisë.

Te kthehemi tek Lefteri, konkretisht ku shërbeu ai si ushtarak, gjatë kohës së Monarkisë dhe më pas në periudhën e pushtimit të vendit?

Pas mbarimit të shkollave dhe kurseve të ndryshme, Lefteri shërbeu si ushtarak i Mbretërisë së Zogut në Pogradec e më pas në qarkun e Dibrës, ku dhe e zuri pushtimi i vendit në prillin e 1939-s. Pas kësaj ai u largua nga Shqipëria, duke qëndruar për disa kohë në arrati në Jugosllavi. Me riorganizimin e Ushtrisë Kombëtare, në mesin e vitit 1939 Lefteri iu përgjigj thirrjes së qeverisë të asaj kohe dhe, pas amnistisë së dhënë për të gjithë ish-ushtarakët që kishin kundërshtuar pushtimin e vendit, ai u kthye në Shqipëri. Pasi qëndroi rreth dy-tre muaj në Tiranë, pranë vëllait të tij, Taqo, Lefteri pranoi të shërbente përsëri si ushtarak në Ushtrinë Kombëtare, duke u dërguar në frontin e luftës italo-greke. Pas dezertimit që i bënë ushtarakët shqiptarë frontit të luftës me Greqinë, për t’i shpëtuar dënimit, Lefteri doli në mal, duke u bashkuar me çetat antifashiste që vepronin në krahinat e Korçës dhe Pogradecit. Me ato çeta partizane Lefteri qëndroi si luftëtar nacionalist deri në qershorin e vitit 1943 dhe në atë kohë ai u largua që andej pas një konflikti të ashpër që pati me krerët komunistë të tyre.

 Ç’ndodhi më pas me Lefterin, pas konfliktit që ai pati me komunistët?
Pas konfliktit që pati me komunistët, Lefteri u kthye në qytetin e Pogradecit, ku kishte lënë bashkëshorten e tij Ollga (Thomaidha) dhe djalin Koço. Me Ollgën ai ishte martuar që në vitin 1931, kur shërbente si ushtarak i Mbretërisë së Zogut dhe nga ajo martesë ata patën vetëm atë djalë.

Pasi u kthye pranë familjes në qytetin e Pogradecit, çafrë qëndrimi mbajti ai, a u përzie më Lefteri me punët e Luftës?

Nisur edhe nga udhëzimet që Lefteri merrte në atë kohë nga i vëllai i tij, Taqo (babai im), që banonte në Tiranë, ai u bashkua me disa nga krerët kryesorë nacionalistë të Ballit dhe Legalitetit, duke bashkëpunuar ngushtë me ta.

Nisur nga konfliktet që kishte pasur me krerët komunistë, kur kishte qenë në mal, a pati më probleme me ta Lefteri,pasi zbriti në qytetet Pogradec dhe Korçë?

Që nga qershori i vitit 1943, kur u largua nga radhët e çetave antifashiste dhe u bashkua me krerët nacionalistë të Ballit dhe Legalitetit që vepronin në qarkun e Korçës, komunistët e dënuan me vdekje Lefterin, pasi ata shikonin tek ai një armik potencial të tyre. Nisur nga ky fakt, njësitet guerile të komunistëve të Korçës e ndiqnin atë për ta vrarë. Gjashtë muaj përpara atentatit, në të cilin ai mbeti i vdekur, ata i bënë një grackë.

Çfarë konkretisht…?

Krerët komunistë i bënë një ftesë, gjoja për bisedime, dhe Lefteri pranoi të takohej e të bisedonte me ta për problemet e mosmarrëveshjet që kishin. Por kur Lefteri shkoi në vendin e takimit, diku në një fshat në periferi të qytetit të Korçës, guerilet komuniste tentuan ta pushkatonin, dhe ai mezi mundi të shpëtonte i gjallë prej tyre.

Si shpëtoi Lefteri nga gracka e komunistëve…?!

Me sa di unë, ai shpëtoi prej shoqëruesve të tij fshatarë, që kishte marrë me vete, të cilët ndërhynë në çastin e fundit kur ai do të ekzekutohej prej guerileve komuniste të Korçës, që e kishin marrë peng.

Pas kësaj, si ndodhi vrasja e tij?

Edhe pas asaj ngjarjeje, ku mezi shpëtoi nga ekzekutimi, Lefteri nuk u mbyll në shtëpi, por vazhdoi bashkëpunimin e tij me krerët nacionalistë, me të cilët takohej rregullisht në kafen e Qirinxhijve në qytetin e Korçës. Në një ditë të bukur nëntori të vitit 1943, teksa ai ndodhej në atë kafe duke biseduar me miqtë e tij nacionalistë, dikush hyri brenda për ta lajmëruar se e kërkonin disa njerëz të ardhur nga Tirana. Lefteri e njihte njeriun që e lajmëroi dhe, ndërsa doli me ta nga kafeneja, guerilet komuniste që i kishin zënë pritë e qëlluan pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend. Vrasja e Lefterit bëri bujë të madhe në të gjithë qytetin e Korçës dhe në varrimin e tij morën pjesë me qindra vetë.

Në filmin shqiptar “I teti në bronz” xhaxhai juaj, Lefteri, paraqitet si ushtarak i gjermanëve dhe spiun i tyre?

Nuk është aspak e vërtetë dhe gjithçka jepet në atë film për Lefterin është një trillim i propagandës dhe historiografisë së regjimit komunist të asaj kohe. Pas dezertimit nga fronti i luftës italo-greke në vitin 1940-të, Lefteri nuk ka qenë kurrë ushtarak as i italianëve dhe as i gjermanëve dhe as spiuni i tyre. Përkundrazi, ai ishte një patriot nacionalist dhe këtë e di mirë e gjithë Korça e asaj kohe, që e varrosi me nderime të mëdha.

Po pse e ekzekutuan komunistët Lefetrin…?

Komunistët e ekzekutuan Lefterin vetëm për faktin se ai ishte një antikomunist dhe armik potencial i tyre. Nuk kishin asnjë arsye tjetër për ta vrarë me atentat. Si mund të ishte Lefteri spiun i gjermanëve, kur në vitin 1944 gjermanët na dogjën shtëpinë dykatëshe në fshatin Shalës të Kolonjës dhe dy xhaxhallarët e tjerë, Jorgji me Teodorin, të cilët kishin qenë me misionet anglo-amerikane, ishin internuar prej tyre në Kretë të Greqisë?!

Pas ardhjes së komunistëve në pushtet, në fundin e vitit 1944, ç’ndodhi me familjen e Lefterit dhe vëllezërit e tij?

Që nga fundi i vitit 1944 e deri në fillimin e vitit 1990-të, që komunistët qëndruan në pushtet, familja dhe të afërmit e Lefter Ruços, kanë ndjerë peshën e rëndë të persekucionit.

Konkretisht, çfarë…?

Bashkëshortja e Lefterit, Ollga, (vdiq më 1960) me djalin, Koço, gjithë jetën e kaluan në burgje dhe internime. Po kështu babai im, Taqo Ruço, vuajti rreth 23 vite në burg, ku dhe vdiq në vitin 1979 në burgun e Tiranës. Xhaxhai tjetër, Koço, (më i vogli i vëllezërve), u zhduk në rrethana të panjohura në vitin 1956 në Drashovicë të Vlorës, kur ai punonte si gjeometër në ndërtimin e urave.

Po ju të tjerët, keni qenë në Tiranë…?!

Po në Tiranë kemi qenë, por hija e persekucionit na ndoqi edhe ne nipat e Lefter Ruços, duke na përjashtuar disa herë nga vëndet e punës dhe sportet.

Po xhaxhallarët e tjerë dhe familjet e tyre…?

Tre xhaxhallërt e tjerë: Jorgji, Teodori dhe Llazari, patën fatin të shpëtonin nga persekucioni i egër komunist siç ndodhi me familjet tona, pasi që nga viti 1944 ata u arratisën nga Shqipëria dhe jetuan në Itali e SHBA, ku shërbyen si ushtarakë deri sa dolën në pension.

A keni pasur ju si familje lidhje me ta, pra korrespodencë me letra?

Fillimisht në vitet e para të luftës na lejonin korrespodencën por më pas kjo nuk na u lejua më dhe ne nuk kishim asnjë dijeni se ku nodheshin ata. Edhe ata nuk kishin dijeni për fatin tonë, por herë pas here merrnin lajme nga shqiptarë që arratiseshin nga Shqipëria komuniste. Vetëm pas viteve ’90-të u bë e qartë gjithçka, për ne dhe për ata.

Po pas viteve ’90-të, si konsiderohet xhaxhai juaj. Lefter Ruço, a është rehabilituar ai?

Pas viteve ’90-të, komunistët vazhdojnë ta quajnë përsëri tradhëtar, ashtu siç bëjnë me të gjithë figurat dhe personazhet e tjera të Luftës që regjimi komunist i ka pas anatemuar si “armiq, spiunë dhe tradhëtarë”.

Po shumë prej tyre dhe janë rehabilituar…?

Me xhaxhanë tonë kjo ende nuk ka ndodhur, por unë kam kontaktuar me disa nga ata veteranët e Luftës ku e kanë hedhur poshtë versionin e regjimit komunist, pra që ai të ketë qenë tradhëtar. Njëri prej tyre, është dhe Servet Mahmut Lari, (i datlindjes 5 janar 1918), i lindur në katundin Pojan të Korçës, dhe banues në Korçë, i cili më ka dhënë dhe një deklaratë për Lefter Ruçon, të cilën po ua vë në dispozicion dhe mund ta botoni.

 Lefter Ruço nuk ishte tradhtar

 Deklarata e nënkryetarit të Veteranëve të Luftës Antifashiste-Nacional-Çlirimtare të Korçës

Unë i qojturi Servet Mahmut Lari, i datlindjes 5 janar 1918, lindur në katundin Pojan të Korçës, dhe banues në Korçë, lagja 14-të, rruga “Viktor Eftimiu”, rajoni nr.3, banesa 37, hyrja nr.2, apartamenti 10, veteran i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe n/kryetar i saj, deklaroj nën përgjegjësinë time personmale dhe penale si më poshtë vijon:

Zotin Lefter Ruço nga katundi Shalës i Kolonjës e njihja shumë mirë qysh nga viti 1939, kur ka qenë oficer në batalionin “Tarabosh”, kurse unë kam qenë ushtar (rekrut) në batalionin “Korata”, d.m.th. në ushtrinë italiane, kur e okupoj Italia fashiste Shqipërinë më ‘39-tën. Që e njoha mirë, ishte viti 1940-të, kur do fillonte lufta italo-greke.

Këtë kohë në ushtrinë italiane bënin pjesë 6 batalione shqiptare, batalioni “Korata” ku bënja pjesë unë, me komandant batalioni Fuat Dibrën, batalioni “Tarabosh” ku bënte pjesë i ndjeri Lefter Ruço, me komandant Rexhep Gilani (kosovar), batalioni “Tomor” që komandohej nga i ndjeri Major Spiro Moisiu, batalioni “Gramoz”, batalioni “Dajti” dhe batalioni “Kaptina”, emrat e komandantëve nuk i mbaj mend, dhe disa bateri artileri shqiptare.

Që u njohëm shumë mirë, ishte fillimi i luftës italo-greke, më 20 tetor të vitit 1940, ku muarën pjesë 3 batalione shqiptare, batalioni “Tomor” me qendër në katundin Bitinckë, batalioni “Tarabosh” me qendër nën Ivan (Gollobordë) dhe batalioni ku bënja pjesë unë (“Korata”) me qendër në katundin Zemblak. Lefteri për të tre batalionet drejtonte zbulimin e forcave armike, unë në atë kohë kam qenë “Kapural maxhore” i një skuadre të Zbulimit dhe kisha lidhje direkte me oficerin Lefter dhe komandohesha nga ai, mbasi lumi Devoll na i ndante të dy batalionet.

Nga puna dhe bisedat, unë kuptova se ai nuk pajtohesh me fashistët, por ishte një patriot dhe nacionalist i ndershëm. Kjo u vërtetua kur batalioni “Tomor” i komanduar nga patrioti trim dhe i vendosur Spiro Moisiu, u ktheu pushkën dhe nuk desh të luftonte kundra grekëve, fashistët e arrestuan, dhe batalionin e internuan. Të njëjtën gjë bëri edhe oficer Lefter Ruço, si në batalionin e tij dhe tonin, të gjithë ikëm nga fronti, për këtë Lefteri arrestohet dhe dënohet me disa vjet burg.

Dhe më vonë Lefteri lufton si oficer nacionalist dhe patriot për të mirën e Atdheut. Nuk u pajtua asnjëherë me programin e Partisë Komuniste, dhe për këtë ashtu siç e kish zakon Partia, nuk lanë epitet pa i vënë, fashist, ballist, nazist, tradhëtar etj. Për këtë i kurdisën në pabesi një atentat, dhe vritet nga atentatori Selman Vishocica, bashkë me rojen e tij në dyqanin e Qirinxhinjve Korçë. Nuk ishte tradhëtar, as fashist, as nazist, por ashtu siç vrau Enveri gjithë patriotët, nacionalistët e ndershëm, vrau dhe Lefterin si të tjerët.

Deklaruesi

Servet Lari (firma)

  Korçë, 20. X. 1995

24 komente në “Dëshmia e rrallë e nipit: E vërteta e atentatit ndaj xhaxhait tim, ‘Lefter Lefteri’ te filmi ‘I teti në bronx” dhe kush e qëlloi”

  1. Beograd-Athine-Moske-Pekin-Stamboll says:

    Fotografi pa komente poshte. Nuk morem vesh se kush eshte ne resme, Taqua? Amandua? Lefterua?

    1. B99 says:

      A i lumte dora Selmanit qe hoqi nje felliqesire,spiune te gjermaneve!!!!Turp tu vije ju te Temes qe publikoni intervista te tilla.Cdo dite do te ishte mire qe te publikonit emrin e nje deshmori apo heroi qe dha jeten per kombin tone,ne menyre te tille qe brezat te mos harrojn gjakun e 28 mije deshmoreve!!!!

    2. VFLP says:

      Vdekje Fashizmit
      Liri Popullit

  2. Korçar nga Radaneci says:

    Nacionalistet duhet te distancohen ne menyre te prere nga emri i ketij zuzari. Ka akoma ne Korçe te vjeter ne moshe qe e mbajne mend Lefter Ruçon si spiun legal te Gjermaneve gje qe ai vete e kishte per mburje deri sa delte dhe me uniforme ushtarake. Personalisht ai ka mare ne qafe shume qytetare te ndershem ne Korçe dhe per ti xhvatur ekonomikisht. Korça e ka per turp edhe sot qe ka pasur qytetar nje spiun te tille te felliqur dhe turpi eshte dhe i atyre qe ringjallin ne shtyp figura te tilla te peshtira. Korçaret e kane uruar me shpirt Selman Vishocicen qe e hoqi qafe kete moster. Bile mbas vrasjes se tij Gjermanet kane bere reprezalje ne qytet. Dhe sa thuhet per te si nacionalist nuk eshte e vertete. Ai edhe nacionalistet e ndershem i ka spiunuar tek Gjermanet.

    1. Veterineri says:

      Ky ka qen kokrra e spiunit. Kur kan vrar ket ne korc gjermanet ben raprezale duke vrar 40 djem te rinj te fshatit Ciflig dhe rethinave. Dhe ju nipat paskeni qen kokrrat e spiunave te sigurimit, se nuk ka munci qe te jeni nipat e spiunit dhe te qendrroni ne tiran. Kushedi dhe e keni mohuar si njeriun tuaj.

  3. Futja kot says:

    Per pak do te dale qe e vrane per pune pidhi. Do kete ngacmuar ndonje nga dashnoret e Enverit ne Korce.

  4. Pedro i ri says:

    Nuk lahen gjynahet vetem me nje deklarate kafenesh.

  5. Rehabilitimi i padrejtesive apo rehabilitimi i paudhesive says:

    E zeza biologjike nuk zbardhet sa do ta lash e ta shpelash , me detergjen, klor e sapun.

  6. Tarasi says:

    Historia e Shqipërisë është bërë lëmsh për interesa të disave… Nuk them për sistemin e diktaturës qe u vendos mbas luftës por për luftën që kanë bërë shqiptarët.. Nuk mund të quhet ndryshe përveçse spiun tradhtar një person që bashkëpunon me pushtuesit… Edhe ky kështu ka qenë… Po na i nxjerrin sot të gjithë ballistet edhe spiunët po na i bëjnë patriote nacionalistë…

  7. V.F.L.P says:

    Po si ore komunistet vrisnin kot thoni ju,per gallat.D.m.th vinin veten e tyre ne rrezik kot,per te kaluar koher.Behuni njehere burra ju ish-tradhetar dhe pranoni fajet tuaja.

    1. Grigor says:

      Kush nga ju lexues mendoi qe nipi do thoshte dicka negative per xhaxhane? Pastaj te afermit Nuk mund te jene objektiv. Dhe Nqs ndonje figure historike eshte nxire pa te drejte jane historianet dhe hulumtimi i arkivave qe nxjerrin ne drite te verteten historike. Ne kete rast ka njerez te gjalle qe e kane njohur personalisht dhe verifikohet shume lehte kush eshte Lefter Ruco. Keshtu qe Tema mos beni artikuj pa vlere qe nuk vlejne 2 lek.

  8. Pirdh pirdh se lirohesh says:

    Ne kohet e shkerdhatokracise nuk lane spiun dhe bashkepuntor te nazizmit pa kerkuar rehabilitim.
    Ne Europe niperit e tyre nuk u permendin as emeat gjysherve te tyre kolaboracioniste , ndersa ketu te je tufa e pasardhesve te bashkpuntoreve te fashizmit perpiqet pa u lodhur dhe me ndihmen e Meros te ngateroje grurin me krunde.
    Lefter Lefteri ka qene nje spiun i gjermaneve dhe kete e di gjithe Korca.
    Kjo deklarata e ketij gjoja veteranit qe ne permbajtje tregon qe ky ushkuri qe e ka shkruar ka pas ndonje hall a inat personal me komunistet.
    Ne anen e drejte te hostorise kane qene mbeshtetesit e Nolit dhe jo zabidet e Zogut dhe ata te levizjes nacional clirimtare dhe jo pseudo nacionalistet kolaboracioniste.
    Ne te gjitha keto etapa te luftes se popullit per ti shpetuar tiranise ky Lefter Lefteri ka qene nje bashibozuk.
    Merni dhe gizimin te kerkoni ta rehabilitoni kete spiun… Turp!

  9. Likja says:

    Nuk punoj me gjermanet por me ballin dhe legalitetin, thote nipi. Mender jo shurre por mut njeri. Dhe duan ta nxerrin edhe te persekutuar. Ka mundesi qe partozanet te jene shtrese e deklasuar sipas ketij varianti.

  10. Vlonjati says:

    O Armando!
    Ai i filmit ishte Lefrer Lefteri. Ai yti Lefter Ruço.
    Po sikur neser te dale Lefter Maliqi e te thote se e kane me mua?

  11. Sali protopapa says:

    Pasi iku Zogu, Lefter Lefteri nderroi padron pas padroni dhe u sherbeu pushtuesve. Cfare ka ketu per tu habitur. Edhe fjala kuisling vjen nga norvegjezi Kuisling qe u sherbeu gjermaneve. Tani presim edhe reagimin e niperve te Kuislingut per te thene qe xhaxhai yne nuk i sherbeu gjermaneve vetem ishte nje rrogetar i tyre.

  12. Timi says:

    Duket qe Z. Kaloçi i mungon kultura e nje publikuesi te kultivuar, prandaj gazeta e ka per detyre qe te mos i botoje asnje foto
    qe shoqeron shkrimet e tij pa diçituren perkatse (kush jane ne foto, te renditur siç jane te vendosur). Nuk po kerkoj autorin e
    fotografise dhe daten (vitin) e shkrepjes, sepse tingellon si shume!
    Timi

  13. Floriri says:

    Unë personalisht i kam njohur shumë mirë të gjithë vëllezërit dhe nënën e tyre dhe motrën e gratë. Ishin njerëz të thjeshtë të edukuar dhe të përkryer. Gjithë jetës I përndoqi sistemi dhe biografia e keqe e Lefterit megjithëse mbanin një qëndrim mjaft korrekt. E çfarë bene ata cfaj kishin se çfarë beri lefteri. Me llafe tani nuk tregohet por në atë kohë ishte e tmerrshme të kishe një tradhtar siç I quanin ata në kohën e socializmit. Ajo kohë mos ARDHTE kurrë.

    1. Plugu says:

      Floriri! Shko ha ndonje bark mena pastaj hajde na mbush mendjen me ato mbroçkullat e tua.E pask njohur ti.Nje mut ke njohur.Lefteri ishte i poshter sa e gjithe Korça e urrente se pati bere shume te keqija.

  14. Mandravellua says:

    Hahaha. Ushtarak ne ushtrine e Zogut te Tirones.
    Po mir mer djal, pse s”na thua …ky ushtaraku qe mbronte Shqypnin, a e shkrepi pushken ne 7 prill 1939 apo jo?

  15. LEXUESI-BERLIN says:

    i “Nderuar” Nipce i “Heroit” Lefter Lefteri:Komunistet ishin Shqipetare, dhe Vete e Pranoni se Lefteri i Tradhetoj dhe u Bashkua me Forcat Balliste..
    Behet Fjale per vitet e1943-44-s….
    Eshte ne TrADITEN E Cdo Civilizimi, qe kur dikush Tradheton nje Grupe dhe Bashkohet me nje Tjeter Grupe Politike per Qellime Politike..athere Veprimi quhet TrADHETI:::dhe ATA QE E EKZEKUTUAN ::JU LUMTE DORA…..
    @@@ edhe ISA TOSKA, qe dogji dhe Vrau ne Fier dhe Mallakaster ishte SPIUNE I ITALJANEVE, edhe ai kishte Vlera…te Tjera para Pushtimit Fashiste….SPIUNET, dhe Bashkepuntetoret e Okupatorit..kane gjithmone Vleren e Tradhetarit dhe DENOHEN SI TE TILLE…lol

  16. ben says:

    Pra Taqo ka qene 16 dhe Spiro 15 vjec dhe paskan qene “Rrezik per Greqine”. Pallavra.
    Kushedi se cfare kane vjedhur dhe i kane perjashtuar nga shkolla. Cfare nuk po na degjojne veshet. Para ca vitesh edhe e bija e Koci Xoxes na e pershkroi babain e saj si nje outodidakt me kulture te madhe, kur dihet se Koci Xoxe, nje ish kovac qe u be minister, mezi shkruante emrin e tij dhe eshte pergjegjes per shume barbarizma e krime ndaj popullit dhe inteligjences shqiptare. Po keshtu edhe ky Lefteri qe spiunonte shqiptaret tek okupatori huaj. Pasardhesit e ketyre bastardeve do benin mire te harronin ate pjese te familjes qe u ka sherbyer te huajve dhe te mos na cajne trapin me perpjekje idjote per te na i paraqitur si heronj.

  17. Plugu says:

    Floriri! Shko ha ndonje bark mena pastaj hajde na mbush mendjen me ato mbroçkullat e tua.E pask njohur ti.Nje mut ke njohur.Lefteri ishte i poshter sa e gjithe Korça e urrente se pati bere shume te keqija.

  18. lexuesi i irrituar says:

    Mero : Po fiton nje kredibilitet te madh tek gjithe pasardhesit e kolaboracionisteve duke u lene kaq hapsire ne gazeten tende .Apo po te financojne ??? Mase te japin edhe medalje per merita te shquara ne promovimin e skeleteve “patriotike”…

  19. tarasi says:

    Per ke Lefter Rucon na flisni ju mor njerez ?? Cna tregoni histori per Lefterin ?? Sali Berisha dekoroi me medalje trimerie dhe monument ne veri Ali Aline , nje kriminel qe lyejti duart me gjak shqiptari ne Luften Nacional Clirimtare ne qytetin e Vlores , dhe ju na tregoni Lefterin , qe thoni se ka qene spiun , me te thena dmth . Te ju mare pak kohe mor zoterinj , te me falni
    Nga fundi i marsit i vitit 1944 , nje toge gjermane arestoi Qeriba Derrin , kunatin e saj dhe dy te tjere , ne Vlore , i nxoren tek pazari ne qender te Vlores dhe do ti pushkatonin , Alil Alia , qe Sali qeni na e ben nacionalist te ndershem , ne ate kohe kish veprimtarine e tij si komandant xhandamerie ne Vlore , i reshtuan 4 te arestuarit me qellim ti pushkatonin , toga gjermane gati , ne ate kohe del Aliu ,( nacionalisti i Saliut ), u remben mitrolozin gjermaneve dhe i pushkaton te katert , kjo histori ndodhi perballe syve te tim ati qe ne ate kohe ishte vetem 13 vjec , duke e pare me syte e tij gjithe skenen , dhe jo vetem kaq por nxori dhe nagantin nga brezi dhe qelloi ne koke te katert , ushtaret gjermane mbeten te habitur ….kot nuk e tregova , tani kam nje pyetje ler kedo qe lexoi komentin tim , perse veprimi i vrasjes se Lefter Rucos qe nje gabim ?? Sepse ai qe patriot dhe nacionalist ??Dhe pushkatimi i 4 qyfetareve vlonjate nga Alil Alia qe i drejte dhe sot ai sot dekorohet dhe quhet nacionalist dhe patriot ??? Perse ??? Ku qendron ndyshimi ??? Faleminderit ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje