Ish-ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati caktohet si i dërguar i posaçëm në OSBE. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftim i në faqen e OSBE.
Stafi i OSBE do të jetë një ndërthurje mes shqiptarëve dhe të partnerëve të huaj, ndërsa Bushati është angazhuar për të përcjellë qëndrimet e drejtuesit të organizatës, ku nuk mund të jetë i pranishëm kryetari i OSBE, Edi Rama. Ditmir Bushati do të merret me çështje të ndryshme që do të dalin gjatë kryesimit të Shqipërisë në OSBE duke reflektuar pozicionin e kryetarit të kësaj organizate.
“Ditmir Bushati- I Dërguari Special i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së” thuhet në faqen zyrtare të OSBE.
Kryetari i Zyrës merr një kryesim në parandalimin e konflikteve, zgjidhjen dhe rehabilitimin në rajonin e OSBE-së, duke marrë kontakte të drejtpërdrejta me palët në fjalë dhe rregullimin ose zhvillimin e negociatave për zgjidhje. Për të trajtuar krizat ose për të siguruar një bashkërendim më të mirë të përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse në fusha të veçanta, Kryetari mund të emërojë përfaqësues personal ose të veçantë. Përfaqësuesit personalë kanë një mandat të qartë dhe të saktë, i cili përshkruan detyrat që pritet të ndërmarrin. Kryeministri Rama, i cili është edhe kryetar i OSBE për 2020, ka emëruar Ditmir Bushatin si të dërguarin special të kryetarit të zyrës së OSBE.
Marrja e kryesimit të OSBE nga Shqipëria për vitin 2020, u cilësua një moment historik për vendin nga kryeministri Rama gjatë prezantimit të prioriteteve në Vjenë më 9 janar.
Në faqen e OSBE është publikuar stafi i plotë i kësaj organizate gjatë kryesimit të Shqipërisë për 2020 në drejtimin e kryetarit Edi Rama.
Ambasadori Heidi Grau: Përfaqësues Special i Kryetarit të OSBE-së, Zyra në Ukrainë dhe në Grupin e Kontaktit Trilateral
Ambasadori Rudolf Michalka: Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së për Kaukazin e Jugut
Ambasadori Thomas Mayr-Harting: Përfaqësuesi Special i Kryetarit të OSBE-së për procesin e zgjidhjes së transdniestrisë
Ambasadori Andrzej Kasprzyk: Përfaqësuesi Personal i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për konfliktin e trajtuar nga Konferenca e Minsk OSBE-së
Kolonel Sulo Mustafaraj: Shef i Grupit të Planifikimit të Nivelit të Lartë
Volker Frobarth: Përfaqësues në Komisionin e Përbashkët Letonez – Rus për Pensionistët Ushtarak;
Rabbi Andreë Baker: Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të OSBE-së për Luftimin e Anti-Semitizmit
Profesor Regina Polak: Përfaqësues Personal i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për Luftimin e Racizmit, Ksenofobisë dhe Diskriminimit, duke u përqendruar edhe në Intolerancën dhe Diskriminimin ndaj të Krishterëve dhe Anëtarëve të Feve tjera
Ambasadori Mehmet Paçacı: Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të OSBE-së për Luftimin e Intolerancës dhe Diskriminimit ndaj Myslimanëve
Ambasadori Melanne Verveer: Përfaqësuesi Special i Kryesuesit të OSBE-së për Gjininë;
Paola Severino: Përfaqësues Special i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së për Luftimin e Korrupsionit
Valiant Richey: Përfaqësues Special dhe Koordinator i OSBE-së për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore
Alba Brojka: Përfaqësues Special i Kryesuesit të OSBE-së për Rininë dhe Sigurinë.
Tani duhet te jet i mire edi rama.
Te gjithe lapanjozet qurraviten per te lepir kocka.
Kur ja heq kicken fillojne e lehin
Pasi hongri sufllaqen, e boni sekretar Ismael Kemal Ramiu…. shperblim per detin e shitur, pra me fjale te tjera per anal fabetet e PS , tradheti
=
do thone pushtat, Sala e shiti po une i them qe Ramuti me Gulinistin jevg e vulosi, hej?
=
A kemi te bejme me ‘delimitim’ mendor te Ramiut?
O pika…..Shqiperia nuk po zgjidh hallet e veta…do zgjidhi…..nuk jemi fare te besueshem….po te pakten do mari nje rroge tjeter Diti….
domth OSBE ja paska qe thjesht asgje, nje grup njerezish qe marrin rroge kot, se ndryshe sdo vinin ne pune keta hajdutet tane.
Pasi korrigjoi PS-ne dhe Edi Ramen, duke i sjelle ato perseri ne standardet e shkelqyera qe kishin deri ne fundin e 2018-es, tani ky birbua do ti hyje me llapa llapa edhe OSBE-se dhe do ta beje ate organizate te papare ndonjehere deri me sot ne glob.
Pyetjet e Gazetareve te huaj,zbuluan se Edvin Escobar D’Rama nuk eshte njohes i problemeve nderkombetare,d.m.th eshte nje budalla
ne politiken e jashtme,zyrtarisht i semure psiqik.Largimi i Dimir Bushatit ishte,sepse ai nuk ishte i korruptuar ashtu si Kryeministri dhe
banditet e Qeverise se tij,nuk ishte perdorues droge,mjaftohej me rrogen e Shtetit,nuk mashtronte,si edhe nuk pajtohej me marrveshjet
e antishqiptarit D’Rama me mikun e tij serb,Vuçiç,ne dëm te Kosoves.Jasht Shqiperise i ngeci sharra ne gozhde demagogut skizofren,ashtu
si edhe Arben Ahmetajt,qe jasht e shihnin si nje idjot sepse nuk njihte as edhe nje term ne terminologjine financiare.
Te mencurit vleresojne te mencurit. Te tjerat jane “gallate” e atyre qe nuk dijne se c’behet ne kete bote, pa respektin me te vogel per qeverine, padyshim, por dhe per emrin e Shqiperise ne bote.
O ZIGUR QORRI: Po Ditmirin Rama ,i ”droguari dhe hajduti;; e vuri dhe ka plot qe mund te vinte se nuk e detyron kush.Ti duket qe je gjithmonei ”dehur” nga ”opiumi” i Sales.
Re Ditmirit,pyetni ata qe e kane njohur ne pune…. Eshte thjesht nje mendjemadh, arrogant dhe i pa edukuar ne sjelljet me bashkepunetoret dhe vartesit,i siperfaqshem por edhe abuzues….. Nje “fytyre” tjeter pas “pasqyres”, dhe asaj cka njeh publiku !! Lymi Tutit