Përveç deklaratave publike, ish-deputeti Ervin Salianji ka kundërshtuar në rrugë ligjore dënimin me një vit burg dhënë për të nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë.
Ankimimi i firmosur nga avokati i Salianjit, Ledio Braho është depozituar në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit.
I kontaktuar nga A2, avokati Braho konfirmoi se bëhet fjalë për një ankim formal, me qëllim kapjen e afateve kohore të ankimimit.
“Në ditët në vijim do të depozitojmë ankimin e plotë dhe të argumentuar përmes të cilit do t’i kërkojmë Apelit të ndryshojë vendimin e Shkallës së Parë dhe të deklarojë të pafajshëm ish-deputetin Ervin Salianji”, tha avokati Braho.
Përveç pretendimeve për mungesë provash, vend të konsiderueshëm në ankim pritet të zënë edhe argumentet e ish-deputetit për falsifikim faktesh nga ana e gjyqtarit Artan Gjermeni, në vendimin e arsyetuar të gjykatës.
Ankim kundër vendimit të shpallur në 18 dhjetor 2019 ka bërë edhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua 100 orë punë në interes publik, si edhe i fajësuari si aktruesi i zërit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në audio-përgjim, Fredi Alizoti, i dënuar me dy vite burg.
Burime pranë gjykatës nuk konfirmuan depozitimin e një ankimi nga Albert Veliu, i njohur si “Babalja”, kundër dënimit me 3 vjet e 5 muaj burg, dhënë në mungesë të tij.
Burk SALIHANIN
KA LEHUR SHUM
VETEM PER LEHJET MUNT TE DENOET 10 VJET PO PER CPIFJET
Ky Salianji, megjithe ate gazetarin, si me te shkolluar, duhet te denohen me shume se Babalja e Alizoti. Nqs gjykata e Apelit bie ne kthetrat e presionit per ta nxjerre te bardhe Salianjin, drejtesia shqiptare do te marre emrin shtrembtesia shqiptare.
Ne qofte se ka vend per amnisti ,i vetmi person qe duhet te perfitoje eshte Babalja!… Aq dinte dhe aq beri…
Gjithe te tjereve t’u qihet nena ne burg…
1 vit byrg eshte shume pak per demin qe i shkaktoj njeriut ne fjale G.Xhafes por dhe vllait te tij ministero te shkarkuar Xhafaj. Ku plere ndezi zjarrin per tu djegur institucionet ku mashtroi qi fra njerez bashk me shpurren e tij te dilnin ne rrige dhe te kompromentonin Integrimin e Hqiperis ne Europe dhe Duke shkatrruar sezonin turistik Duke e futuro vendin ne pasiguri, vetem Duke prodhuar ne analet e PD politika mashtrimi alla sali Berisha.